REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

30.4.2012

Zëvendësi i Avokatit të Popullit u takua me kryetarin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme

30 prill 2012 - Më 24 prill 2012, zëvendësi i Avokatit të Popullit z. Isa Hasani u takua me kryetarin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme z. Sahit Sylejmani. Në këtë takim u diskutua në përgjithësi për çështjet që lidhen me dy institucionet, ndërsa me fokus të veçantë u diskutua për ankesat e qytetarëve kundër Dhomës së Posaçme. Z. Hasani ngrit si shqetësim detyrimin për përkthimin e dokumenteve- parashtresave që i drejtohen Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, edhe në gjuhën angleze sipas Ligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës.
Z. Hasani theksoi se Kushtetuta është akti më i lartë juridik i Republikës së Kosovës edhe ligjet dhe aktet tjera duhet të jenë në përputhje me atë dhe se për Avokatin e Popullit nuk është i pranueshëm fakti i detyrimit të qytetarëve që t`i drejtohen Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme edhe me shkresa në gjuhën e cila nuk është gjuhë zyrtare në Kosovë.
Edhe z. Sylejmani theksoi se problemin më të madh Gjykata e ka me përkthimet e dokumentacioneve dhe se vonesat në shqyrtimin e lëndëve ndodhin edhe për shkaqe të përkthimit të materialeve. Më tej ai shtoi se personat të cilët e dëshmojnë se janë në asistencë sociale lirohen nga pagesa e përkthimeve. Po ashtu si pengesë në funksionimin normal të Gjykatës z. Sylemani theksoi edhe mungesën e gjykatësve vendor, nga 12 sa parashihet që të ushtrojnë këtë detyrë deri më tani janë emëruar vetëm 7 gjykatës.
Avokati i Popullit e sheh të nevojshme krijimin e shërbimeve të përkthimeve brenda vet Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, nëse veç është e domosdoshme që ato materiale të sigurohen edhe në gjuhen angleze duke pasur parasysh përbërjen e Dhomës, por përkthimi i materialeve nuk është e drejtë t`iu vihet në barrë qytetarëve që i drejtohen asaj. Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme duhet t`i ofrohet asistencë financiare për fuqizimin e shërbimeve të përkthimit brenda vet Dhomës së Gjykatës Supreme.
  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +383 (0) 28 530 138
Adresa Rruga " Afrim Zhitia" p/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.