REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

21.11.2016

U bë prezantimi i gjetjeve të Raportit “Zëri ynë” – hulumtim i realizuar nga Save the Children në Kosovë, në partneritet me Institucionin e Avokatit të Popullit

Sot, Save the Children në Kosovë, në partneritet me Avokatin e Popullit, prezantuan gjetjet e Raportit “Zëri Ynë”, një hulumtim i realizuar në mbarë vendin, i cili paraqet atë se çfarë mendojnë dhe ndjejnë 1588 të rinjë prej 20 komunave, të moshës 12-16 vjeç.
Raporti “Zëri ynë” sjell të gjeturat lidhur me pikëpamjet e fëmijëve përkitazi me çështje të ndryshme, që ndikojnë te ata, si dhuna, ngacmimi, njohuria për të drejtat, shpenzimet në shkollë, e ardhmja e çështje të tjera, të cilat, i përfshin Konventa për të Drejtat e Fëmijës.

Qëllimi i këtij raporti është që këto gjetje të shpërndahen dhe të arrijnë tek të rriturit që kanë ndikim në vendimmarrje lidhur çështje të fëmijëve, t’i trajtojnë ato dhe të veprojnë për adresimin e tyre.

Prezantimi i këtij Raporti, përkatësisht i gjetjeve dhe rekomandimeve, u bë nga përfaqësues të Save the Children, z. Ahmet Kryeziu, drejtor në Save the Children në Kosovë, theksoi rëndësinë e përfshirjes së mendimit të fëmijëve në vendimmarrje. “Të gjithë fëmijët e kanë të drejtën të shprehin pikëpamjen e tyre lirshëm, për problemet që i shqetësojnë ata. Fëmijët nuk e kanë mundësinë t’i bëjnë të tjerët të dëgjohet zëri i tyre, prandaj është obligim i të rriturve të dëgjojnë, respektojnë dhe të marrin në konsideratë mendimin e fëmijëve për vendimet që kanë ndikim tek vetë ata.

Ndërkaq, Avokati i Popullit, z. Hilmi Jashari në fjalën e tij tha se përkundër përpjekjeve dhe përparimeve të bëra, mbrojtja dhe respektimi adekuat i të drejtave të fëmijëve mbetet sfidë e cila kërkon në vazhdimësi vëmendjen dhe angazhimin e institucioneve të Kosovës. Ai veçoi rëndësinë e inkurajimit të fëmijëve për të këmbëngulur që zëri i tyre të dëgjohet, ashtu siç shprehu përkushtimin e institucionit që ai udhëheq për t’i dëgjuar mendimet, pikëpamjet apo shqetësimet e tyre, lidhur me çfarëdo që ata ballafaqohen çdo ditë, jo vetëm në shkollë, por edhe në rrugë e gjetiu, në mënyrë që IAP pastaj të ndërmerr veprimet përkatëse në adresimin e tyre.
Në prezantimin e gjetjeve të raportit “Zëri Ynë” pjesëmarrës ishin edhe përfaqësuesit e grupit “Respect our Rights (ROR)”, grup ky i krijuar dhe i mbështetur nga Save the Children në Kosovë, me qëllim të identifikimit të prioriteteve për fëmijë dhe ngritjes së çështjeve që i shqetësojnë fëmijët. Përfaqësues nga ky grup theksuan se të gjithë fëmijët kanë të drejtë të shprehin pikëpamjen e tyre dhe të merren seriozisht nga të rriturit, në shkollë, në shtëpi ose në cilëndo instancë të autoriteteve publike ku ata mund të drejtohen.

Raporti vë në pah se 86.4% e fëmijëve të anketuar theksojnë se dëshirojnë të kenë më shumë ndikim në problemet që i shqetësojnë ata. Për më tepër në fokus grupet e organizuara nga Save the Children, një nga fëmijët e grupit RoR kishte theksuar: “Na pyesin, na konsultojnë, por kurrë nuk veprojnë ashtu si themi ne se duhet të veprohet”. Një tjetër gjetje e raportit është se 63.4% e fëmijëve raportohet të jenë ndjerë të dëshpëruar për një kohë të gjatë. Në mbështetje të kësaj gjetje, një nga anëtarët e grupit RoR kishte theksuar: “Në shkollë, arsimtarët kanë autoritet me të ngritë dhe me të ulë poshtë. Një herë e pyeta një arsimtar për diçka, dhe arsimtari e përsëriti pyetjen time para klasës duke ma përmend emrin. Kjo më bëri të ndihem keq për një kohë shumë të gjatë”. Këto dhe gjetje të tjera janë të prezantuara detajisht në raportin “Zëri Ynë”

Pas prezantimit të të gjeturave dhe fjalëve të rastit, pati një diskutim të hapur nga përfaqësues të organizatës Save the Children, përfaqësues nga Avokati i Popullit, grupi i të rinjëve ROR, përfaqësues nga zyrat ndërkombëtare dhe ambasadat në Kosovë, institucionet qendrore dhe lokale, si dhe organizata tjera për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, prezent me këtë rast.

Në përmbyllje u konkludua se Parlamenti, qeveria, komunat dhe shkollat duhet te krijojnë struktura më të favorshme për të marrë parasysh mendimet e fëmijëve dhe të sigurohen që këto mendime të merren parasysh në të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me fëmijët.
  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga Rruga " Afrim Zhitia" n/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 and 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.