REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

03.12.2011

U MBAJT TRYEZA “STOP DISKRIMINIMIT - BARAZI PËR TË GJITHË”


2 dhjetor 2011 - Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara, Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) ka mbajtur tryezë të rrumbullakët me temën “Stop diskriminimit - barazi për të gjithë”.
Tryeza ka ofruar mundësinë e një diskutimi të përbashkët në mes të Avokatit të Popullit, organizatave joqeveritare, që merren me mbrojtjen, përfaqësimin dhe avokimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, si dhe palëve përgjegjëse të mekanizmave shtetëror në nivelin qendror dhe lokal, lidhur me sfidat dhe arritjet në fushën e shkollimit, punësimit, si dhe qasjes së personave me aftësi të kufizuara në të gjitha sferat e jetës në Kosovë. Po ashtu nga OSBE ishin të pranishme znj.Jerina Dampier dhe znj. Valbona Dermaku.
Avokati i Popullit, z. Sami Kurteshi, në fjalën e tij në këtë tryezë tha se Kosova ka një varg ligjesh lidhur me personat me aftësi të kufizuara, mirëpo, theksoi ai, mungon zbatueshmëria e tyre dhe aktet nënligjore që mundësojnë zbatimin e ligjeve në praktikë. Gjithashtu ai përmendi faktin se mospërfshirja e Konventës mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës,ka bërë që personat me aftësi të kufizuar të mos kenë një mbrojtje të drejtpërdrejtë si kategori e veçantë me Kushtetutë. Disa nga format ku diskriminimi është i dukshëm janë: mungesa e infrastrukturës rrugore për personat me mjete ndihmëse,qasja e lirë në mjete të informimit publik nga ana e personave me aftësi të kufizuar në dëgjim dhe të folur (mungesa e interpretuesve) qasja në objektet shëndetësore dhe arsimore, përkrahja materiale familjeve të fëmijëve me aftësi të kufizuara të përhershme, si dhe papunësia e mos angazhimi i tyre në sektor ku personat me aftësi të kufizuar mund të kyçen, si një diskriminim i pashembullt në këtë fushë.
Avokati i Popullit gjithashtu njoftoi të pranishmit se Institucioni që ai drejton, duke dashur të kaloj nga përkrahja thjesht verbale për kategorinë e personave me aftësi të kufizuar ka krijuar njësinë e veçante kundër diskriminimit për persona me aftësi të kufizuar, si dhe i ftoi ata që të jenë pjesë e një pune të përbashkët në pikat ku bashkërisht mund të kontribuojnë në këtë drejtim.
Me diskutimet e tyre në këtë tryezë u paraqitën edhe udhëheqësit dhe përfaqësuesit nga Organizatat joqeveritare të cilat janë të angazhuara në mbrojtjen dhe evokimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara: HANDIKOS (Afrim Maliqi), Shoqata e të shurdhërve (Enver Kutalani), Mexhid Foniqi (Shoqata e të verbërve), Driton Bajrakttari (Down Syndrom Kosova), Nysret Shillova e Driton Krasniqi (Klubi Dëshira), Behxhet Binaku ( HANDIKOS), Zamira Hyseni Dermaku( Organizata për persona me aftësi të kufizuara mendore), Ramadan Salihu (FIVKOS), Ramiz Bajrami (OPFAKOS-Deçan) dhe Raze Aliqkaj ( SHPMPF).
Të gjithë këta përfaqësues, varësisht nga segmenti në të cilin janë të angazhuar, shfaqën pengesat dhe sfidat me të cilat personat me aftësi të kufizuara përballen çdo ditë. Gjithashtu ata dhanë edhe rekomandimet e tyre lidhur me çështje të caktuara, qoftë ligjore, qoftë praktike në mënyrë që personat me aftësi të kufizuara të mos jenë të diskriminuar dhe të ndjehen pjesë e barabartë e shoqërisë.
Ndërkaq nga palët përgjegjëse të institucioneve shtetërore të pushtetit qendror dhe lokal kontribuuan në këtë tryezë: z. Habit Hajredinaj( Zyra për Qeverisje të Mirë e Zyrës së Kryeministrit), z. Xhavit Dakaj (sekretar i përgjithshëm në MASHT) dhe Akif Sheholli ( Drejtor për Urbanizëm në Komunën e Prishtinës.
Edhe pse të ftuar në këtë Tryezë, nuk ishin të pranishëm asnjë nga anëtarët e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe as përfaqësuesit e MPMS-së, MSH, MAP dhe Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë.
Rekomandimet dhe sugjerimet të përmbledhura nga kjo Tryezë do të përcillen nga Avokati i Popullit tek institucionet publike përgjegjëse.

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga " Afrim Zhitia" p/n
(ndertesa e Administratës Pensionale te Kosovës),
kati i 3-të, zyret nr. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.