REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

01.7.2013

U MBAJT TRYEZA “MEKANIZMI KOMBËTAR PËR PARANDALIMIN E TORTURËS - SFIDAT, MUNDËSITË DHE HAPAT E BËRA PËRPARA”

1 korrik 2013 – Në vazhdën e aktiviteteteve që kanë shënuar 26 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare në Përkrahje të Viktimave të Torturës, si dhe në përmbushje të kompetencave ligjore e kushtetuese për të inspektuar dhe pasur qasje të plotë në institucionet ku mbahen personat e ndaluar, Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) ka organizuar, sot, në Prishtinë, Tryezën “Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës - sfidat, mundësitë dhe hapat e bëra përpara”.
Në fokus të kësaj Tryeze ishin Raportet e Grupit Punues të Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës1 nga monitorimi i Qendrës Korrektuese në Dubravë, si dhe Qendrës Korrektuese dhe Qendrës së Paraburgimit në Lipjan, si dhe aktivitetet e përmbushura në periudhën janar-qershor 2013.
Gjithashtu, panelistët në këtë Tryezë prezantuan të gjeturat e identifikuara dhe rekomandimet nga monitorimet e bëra në Qendrat e Paraburgimit, Qendrat Korrektuese dhe në Qendrat e Shëndetit Mendor, si dhe theksuan sfidat kryesore të Shërbimit Korrektues të Kosovës, përmirësimet dhe arritjet e shënuara në këtë drejtim.
Monitorimi i Qendrave në Dubravë dhe Lipjan ka përfshirë çështjet e infrastrukturës, higjienës, shëndetit, trajtimit, raporteve ndërmjet të dënuarve dhe në raport me stafin e Qendrave, ushqimin, informimin dhe aktivitetet e jashtme.
Mbipopullimi i këtyre Qendrave, gjendja fizike e objekteve, higjiena e dhomave dhe e rrobave, përfshirë shtrojën dhe mbulojën për fjetje si dhe shërbimet e ofruara shëndetësore brenda këtyre Qendrave janë segmentet kryesore ku drejtohen rekomandimet nga monitorimet e bëra. Ndërkaq u theksua në mënyrë të veçantë fakti se edhe nga monitorimet e bëra në Dubravë dhe Lipjan, por edhe nga monitorimet e vazhdueshme që bën IAP nëpër Qendrat e ndalimit dhe mbajtjes, nuk ka raste të Torturës dhe apo të trajtimit çnjerëzor dhe jo të dinjitetshëm nga stafi përgjegjës i këtyre Qendrave, gjë që u vlerësua nga të pranishmit në këtë Tryezë.
  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga " Afrim Zhitia" p/n
(ndertesa e Administratës Pensionale te Kosovës),
kati i 3-të, zyret nr. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.