REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

06.7.2015

U BË PRANIMI I DETYRËS NGA AVOKATI I RI I POPULLIT, z. HILMI JASHARI

Në Zyrën Qendrore të IAP-së, sot është bërë dorëzim – pranimi i detyrës nga Avokati i deritashëm i Popullit, z. Sami Kurteshi, tek z. Hilmi Jashari, i cili sapo është zgjedhur Avokat i ri i Popullit.  Pas ceremonisë formale të organizuar në Zyrën Qendrore të IAP-së, z. Jashari dhe z. Kurteshi, ju drejtuan gazetarëve me deklaratat e tyre.
Në fjalën e tij, z. Sami Kurteshi  deklaroi se është mirë që tashmë Kuvendi ka zgjedhur Avokatin e ri të Popullit dhe u shpreh i kënaqur që ai po lë një institucion me procedurë relativisht të sofistikuar të përpunimit të rasteve, që paraqesin thelbin e misionit të këtij institucioni dhe theksoi se Avokatin e ri e presin sfida të reja, e ndër të parat, që kërkon zgjdhje të shpejtë është çështja e sigurimit të një ndërtese për IAP-në, në përputhje me kërkesat për realizimin e misionit që ka, me qasje të lehtë për palët, në mënyrë të veçantë për personat me aftësi të kufizuara.
Ndërkaq, z. Hilmi Jashari tha se Avokati i Popullit konsiderohet kudo në botë si institucion kyç për zhvillimin e demokracisë së një vendi. Ndër të tjera ai përmendi edhe bazën e fuqishme juridike si përparësi në fuqizimin  e rolit të këtij institucioni në vend dhe theksoi se në punën e tij do të ketë dy sfida kryesore: ngritjen e besimit të qytetarëve në Institucionin e Avokatit të Popullit dhe fuqizimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit, të cilat janë të kuptueshme në një vend si i yni me demokraci e re. Ai veçoi se do të përqendrohet në avancimin hetimeve zyrtare që parashihen me Ligjin e ri të sapo miratuar të Avokatit të Popullit, si dhe në mundësi të tjera për raportimin e rasteve të veçanta.
Kuvendi i Republikës së Kosovës, në seancën plenare të mbajtur më 2 korrik 2015, ka zgjedhur me shumicë votash, z. Hilmi Jashari, Avokat të ri të Popullit.

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga " Afrim Zhitia" p/n
(ndertesa e Administratës Pensionale te Kosovës),
kati i 3-të, zyret nr. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.