REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

07.3.2011

TAKIMET E AVOKATIT TË POPULLIT

AVOKATI I POPULLIT, Z. SAMI KURTESHI, U TAKUA ME DREJTORIN E AGJENCISË SË INTELIGJENCËS TË KOSOVËS, Z. BASHKIM SMAKAJ

Më 7 mars 2011, Avokati i Popullit, z. Sami Kurteshi, priti në një takim pune drejtorin Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, z. Bashkim Smakajn, i cili shoqërohej nga inspektori i përgjithshëm i kësaj agjencie, z. Agron Selimaj.

Takimi kishte për qëllim ndërtimin e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet këtyre dy institucioneve, me fokusim të veçantë në pikat e përbashkëta që rrjedhin nga fushëveprimi i këtyre dy institucioneve.

Biseda u përqendrua kryesisht rreth zbatimit të legjislacionit, që ka të bëjë me Agjencisë së Inteligjencës, si dhe hartimit të legjislacionit sekondar, si do të ishte një rregullore mbi mekanizmin e ankesave, që do t’u ofronte mundësi qytetarëve të Kosovës t`i paraqesin shqetësimet e tyre që mund të jenë të ndërlidhura me fushëveprimin e AKI-së.

Gjatë këtij takimi, z Kurteshi dhe z. Smakaj, u shprehen të gatshëm për bashkëpunim të dy institucioneve të cilët i udhëheqin ata, në mënyrë që ky bashkëpunim të jetë në funksion të mbrojtjes dhe avancimit të lirive dhe të drejtave të njeriut në Republikën e Kosovës.

AVOKATI I POPULLIT, Z. SAMI KURTESHI, U TAKUA ME KOMISARIN E SHËRBIMIT KORREKTUES TË KOSOVËS, Z. RESMI HOXHA

Më 7 mars 2011, Avokati i Popullit, z. Sami Kurteshi, priti në një takim pune, komisarin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Resmi Hoxha, me ç’rast biseduan për bashkëpunimin dhe ndihmën e ndërsjellë, që mund t’i ofrojnë njëri-tjetrit institucione, të cilat i udhëheqin ata.

Në këtë takim z. Kurteshi, e njoftoi z. Hoxha për angazhimet e Institucionit të Avokatit të Popullit, lidhur me mbikëqyrjen dhe respektimin e të drejtave të njeriu, dhe zbatimin e ligjit, nevojën e bashkëpunimit, qasjen e papenguar në dokumente zyrtare etj.

Duke e ngritur çështjen e qasjes në dokumente zyrtare, z. Kurteshi, përmendi rastet e fundit, ku përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit, kanë hasur në pengesa të ndryshme, sidomos në burgun e Mitrovicë dhe në qendrën korrektuese në Gjilan.

Z. Kurteshi dhe z. Hoxha u pajtuam që qasjes në dokumente zyrtare duhet kushtuar vëmendje më e madhe, pasi nuk është e definuar saktë se çka nënkupton qasja, në rastet e caktuar, vetëm shikimin e dokumentacionit apo edhe posedimin e kopjes së tij. Ata, po kështu u pajtuan që të organizohet një trajnim, ku do të qartësoheshin veprimet që kanë të bëjnë me rolin e zyrtarëve ligjorë të Institucionit të Avokatit të Popullit, lidhur me qasjen në dokumente zyrtare, kur ajo kërkohet nga institucioni.

Po kështu në takim u shtrua edhe nevoja e bashkëpunimit të ndërsjellë edhe për rastet e shtetasve të Republikës së Kosovës në burgjet e Serbisë dhe vendeve të tjera që janë krijuar me rastin e shpërbërjes së Jugosllavisë.

Ndërkaq, z. Hoxha e përmendi edhe dekretin për falje për të burgosurit, të shpallur nga ish ushtruesi i detyrës së presidentit të Republikës së Kosovës, z. Jakup Krasniqi, me rastin te Ditës së Republikës, më 17 shkurt 2011, duke e theksuar edhe prezencën e përfaqësuesit të Institucionit të Avokatit të Popullit në Komisionin për falje, duke e çmuar lart punë e këtij komisioni. Në fund të takimit bashkëbiseduesit u pajtuan që, meqë deri tash nuk ka munguar bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy institucioneve, një bashkëpunim i tillë, i cili ka për synim kryesor mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të jetë i vazhdueshëm.
  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga Rruga " Afrim Zhitia" n/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 and 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.