REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

22.1.2008

Sqarime lidhur me mandatin e Ushtruesit të detyrës së Ombudspersonit

Ushtruesi i detyrës së Ombudspersonit në Kosovë, zotëri Hilmi Jashari, sot, iu është përgjigjigjur një komunikate për media të UNMIK-ut të lëshuar së fundmi lidhur me ,ndër të tjera, kompetencat momentale të Ushtruesit të detyrës së Ombudspersonit.
Ushtruesi i detyrës së Ombudspersonit shfrytëzoi këtë rast për të falënderuar PSSP-në Joachim Rücker për përkrahjen e tij ndaj Institucionit të Ombudspersonit duke potencuar se në kohën e fundit, bashkëpunimi në mes të Institucionit dhe UNMIK-ut është përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme.
Megjithatë, ai poashtu pa nevojën që t’i shpjegojë publikut dhe personave që kërkojnë ndihmë nga Institucioni i Ombudspersonit se që nga nxjerrja e Rregullores së UNMIK-ut nr. 2006/06 mbi Institucionin e Ombudspersonit, është krijuar një huti lidhur me kompetencat e Institucionit për të hetuar ankesat kundër UNMIK-ut. “Një numër njerëzish na kanë kontaktuar si përgjigje ndaj komunikatës për media të UNMIK-ut prandaj ne e pamë të nevojshme për të sqaruar pozicionin tonë,” theksoi z. Jashari.
Sipas Rregullores së mëhershme të UNMIK-ut nr. 2000/38 mbi themelimin e Institucionit të Ombudspersonit, Ombudspersoni ndërkombëtar i emëruar nga PSSP ka qenë kompetent për të hetuar ankesat e të drejtave të njeriut kundër UNMIK-ut dhe autoritetit vendor. Pas nxjerrjes së Rregullores së UNMIK-ut nr. 2006/06, e cila parasheh Ombudspersonin vendor të emëruar nga Kuvendi i Kosovës, duket se kompetencat e Institucionit të Ombudspersonit ishin kufizuar duke i trajtuar ankesat vetëm kundër IPVQ-ve. Kjo u konfirmua në letrën që iu dërgua Ushtruesit të detyrës së Ombudspersonit nga ish ZPPSSP-së Stephen Schook në gusht të vitit 2006, në të cilën thuhej se Institucioni i Ombudspersonit do të duhej të përqendrohej në ankesat kundër strukturave të IPVQ-ve dhe se Paneli Këshillëdhënës për të Drejtat e Njeriut i UNMIK-ut, i themeluar përmes Rregullores së UNMIK-ut nr. 2006/12, do të kishte mandatin për t’i trajtuar shkeljet eventuale të të drejtave të njeriut të kryera nga UNMIK-u. Në anën tjetër, kërkesat e shumta të Ushtruesit të Detyrës së Ombudspersonit në drejtim të UNMIK-ut duke kërkuar udhëzim për trajtimin e ankesave në pritje kundër UNMIK-ut, kishin hasur në vesh të shurdhur.
Sidoqoftë, në muajt e fundit, UNMIK-u u ka dhënë shenja palëve të treta se Ushtruesi i detyrës së Ombudspersonit ende i gëzon kompetencat e Ombudspersonit ndërkombëtar sipas Rregullores së UNMIK-ut nr. 2000/38, përderisa Ombudspersoni i ri të emërohet nga Kuvendi i Kosovës. Në këtë kontekst, UNMIK-u i është referuar nenit 19.2 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2006/06, në të cilen thuhet se “Zëvendës Ombudspersonat në post, në kohën kur Rregullorja e tanishme hyn në fuqi, do të mbetet në post dhe do të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë në përputhje me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2000/38 {..} deri në strukturimin e Institucionit të Ombudspersonit,” që nënkupton deri në emërimin e Ombudspersonit nga Kuvendi i Kosovës.
Deri më tash, asgjë dhe askush nuk ka dhënë shenja se “detyrat dhe përgjegjësit” e përmendura në nenin 19.2 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2006/06 përfshijnë mandatin për të vazhduar hetimin e ankesave kundër UNMIK-ut. Për këtë arsye, Institucioni i Ombudspersonit nuk ka pranuar ndonjë ankesë për të drejtat e njeriut kundër UNMIK-ut që nga mesi i shkurtit të vitit 2006. “rrjedhimisht, këto ankesa janë në një gjendje të pavolitshme, meqë ne na është thënë se nuk mund t’i trajtojmë ankesat e tyre dhe se Paneli këshillëdhënës i posa formuar për të drejtat e njeriut ende nuk ishte operativ”, theksoi Ushtruesi i detyrës së Ombudspersonit. Në fakt, Paneli Këshillëdhënës filloi punën kah fundi i vitit 2007.
  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga Rruga " Afrim Zhitia" n/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 and 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.