REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

12.1.2015

Reagim i Avokatit të Popullit ndaj deklaratës së kryeministrit të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 12 janar 2015 - Kryeministri Isa Mustafa ka bërë një deklarim publik në rrjetin social facebook, përmes të cilit ai ka thënë se deklarata e Avokatit të Popullit lidhur me deklarimet e ministrit Aleksandar Jabllanoviq është ‘cilësim politik’.


Ia përkujtojmë kryeministrit se Ligji për Avokatin e Popullit, neni 16, pika 1.3, parasheh që një ndër përgjegjësitë e Avokatit të Popullit është "të bëjë të njohura të drejtat e njeriut dhe përpjekjet për të luftuar të gjitha format e diskriminimit përmes ngritjes së vetëdijësimit, posaçërisht përmes informimit dhe edukimit edhe me anë të mediave".


Fjala “egërsirë” ka qenë pjesë e fushatave shoveniste dhe urrejtëse të aparatit të Millosheviqit ndaj një grupi të caktuar etnik. Kur Avokati i Popullit dënon publikisht përdorimin e kësaj fjale, tani të thënë nga një anëtar i Qeverisë së Republikës së Kosovës, nuk po merret me "cilësime të deklaratave politike", por pikërisht po kryen detyrën e tij “për të luftuar të gjitha format e diskriminimit […] me anë të mediave” dhe po përmbush premtimet dhe betimin e tij para qytetarëve dhe para ligjit.


Është tepër ironik fakti që kryeministri Mustafa pretendon të udhëzojë Avokatin e Popullit në përmbushjen e detyrave të tij, kur vetë z. Mustafa ose nuk do, ose nuk di, ose nuk guxon të përmbushë detyrimet dhe përgjegjësitë e tij, si kreu i Qeverisë. Mosmarrja e masave ndaj ministrit Jabllanoviq është një shembull i këtij dështimi. Përndryshe, Avokati i Popullit, në punën e tij profesionale, nuk pranon asnjë ndërhyrje nga askush, qoftë ai edhe kryeministri Mustafa.


Përpjekja e Kryeministrit Mustafa që reagimet ndaj deklaratave të ministrit Jabllanoviq t’i orientojë në një debat mbi "pjesëmarrjen në qeveri të serbëve që janë lindur apo atyre që jetojnë në Kosovë", është devijim i qëllimshëm, tendencioz, po aq sa është edhe cinik.


Avokati i Popullit, asnjëherë nuk e ka mohuar të drejtën e serbëve të Kosovës t'i shërbejnë popullit. Përkundrazi, Avokati i Popullit jo vetëm e mirëpret pjesëmarrjen e çdo komuniteti, përfshirë komunitetin serb, në Qeveri dhe secilin segment të jetës në Kosovë, por edhe tërheq vërejtjen kur kjo nuk bëhet sipas Kushtetutës dhe ligjit. Por, për Avokatin e Popullit është e patolerueshme që një anëtar i Qeverisë, i cilitdo komunitet qoftë, shumicë apo pakicë, të mos e pranojë Republikën e Kosovës, si shtet sovran dhe të pavarur. Asnjë popull demokratik në botë nuk do të pranonte të përfaqësohej nga dikush që mohon ekzistencën e shtetit të cilit pretendohet se duhet t’i shërbejë. Populli i Republikës së Kosovës nuk është dhe nuk duhet të jetë i ndryshëm në këtë drejtim.


Në sqarimin e tij lidhur me atë që kishte thënë, ministri Jabllanoviq jo vetëm që s’ka kërkuar falje për gjuhën urrejtëse që ka përdorur, por ka shkuar edhe më larg. Ai ka përsëritur edhe një herë shprehjen diskriminuese dhe fyese “egërsirë”. Për më tepër, ka vënë barrën e fajit tek NATO për të gjithë viktimat dhe personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë, duke u përpjekur që qëllimshëm të mohojë faktet objektive, të pranuara ligjërisht dhe botërisht rreth krimeve të luftës të kryera në Kosovë nga shteti serb.


Avokati i Popullit kërkon nga kryeministri i Republikës së Kosovës të ndërmarrë veprime të parapara me Kushtetutë dhe ligj, të shkarkojë menjëherë z. Jabllanoviq nga çdo pozitë në institucionet e Republikës së Kosovës, për shkak të përdorimit të gjuhës urrejtëse ndaj një grupi të caktuar njerëzish, si dhe për shkak të mohimit të shtetësisë së Republikës së Kosovës.

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga Rruga " Afrim Zhitia" n/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 and 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.