REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

20.10.2016

Raport me rekomandime i Avokatit të popullit lidhur me të drejtat e të pandehurit në procedurë penale

Raporti me rekomandime i radhës i Avokatit të Popullit, i cili është përcjellë sot tek Këshilli Prokurorial i Kosovës, Kryeprokurori i Shtetit, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Instituti Gjyqësor i Kosovës si autoritete përgjegjëse, ka të bëj me të drejtat e të pandehurit në procedurë penale – fazën e hetimit dhe ngritjes së aktakuzës.


Rasti është hapur pas ankesave të palëve nëpërmjet të cilave është ngritur shqetësimi për shkelje të të drejtave të tyre në një rast të ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, të cilët nuk janë njoftuar për këtë veprim nga ana e prokurorisë, por këtë fakt e kanë mësuar përmes mediave, gjë që përbën mos përmbushje të detyrimit të informimit të palëve nga ana e Prokurorisë.


Në rastin konkret, Avokati i Popullit ka konstatuar se ka shkelje të drejtës themelore të personave të pandehur në procedurë penale, për t’u informuar mbi akuzat menjëherë pas ngritjes së aktakuzës, dhe para se ky fakt të bëhet publik në media. Rrjedhimisht, veprimi i Prokurorisë Speciale ka cenuar parimin e barazisë së palëve në procedurë dhe, po ashtu, dhënia e njoftimit për media për ngritje të aktakuzës pa njoftimin paraprak të personave të akuzuar, është në kundërshtim me detyrimin e prokurorisë për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor dhe paraqet edhe cenim të parimit të njohur për prezumim të pafajësisë.


Qëllimi i këtij Raporti është të tërheq vërejtjen mbi domosdoshmërinë e mbrojtjes së dinjitetit të njeriut, jetësimit të parimit të prezumimit të pafajësisë dhe të drejtave tjera të personave që mund të jenë objekt i hetimit dhe akuzimit për vepra penale, si dhe të argumentoj shkeljen e të drejtave të palëve në procedurë penale, duke identifikuar  po ashtu shkeljet e dispozitave ligjore në rastin për të cilin janë ankuar personat e akuzuar, përmes interpretimit të saktë dispozitave ligjore që garantojnë këto të drejta dhe të cilat janë të detyrueshme  për organet e drejtësisë.


Bazuar në deklarimet e palëve që kanë parashtruar ankesat dhe në analizën ligjore, Avokati i Popullit ka konstatuar se nuk ka zbrastësi ligjore nga këndvështrimi i rregullimit të të drejtave të personit të pandehur në procedurë penale ( në fazën e hetimit dhe ngritjes së aktakuzës), por problemi qëndron në moszbatimin e detyrimeve ligjore nga organet e drejtësisë, si në rastin e ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale dhe publikimi në media pa njoftim paraprak të personave të përfshirë në aktakuzë.


Së këndejmi, Avokati i Popullit i ka rekomanduar Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Kryeprokurorit të Shtetit që të respektojnë të drejtën e personave të pandehur për t’u informuar në kohë për aktakuzën kundër tyre dhe t’u mundësohet në mënyrë efikase shfrytëzimi i të drejtës ligjore për kundërshtimin e akuzave, si dhe të respektohet parimi i prezumimit të pafajësisë dhe mbrojtja e dinjitetit të personave pandehur në pajtim me KPP, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe standardet ndërkombëtare (në veçanti KEDNJ). Në respektim të këtyre parimeve të bëhet edhe njoftimi i publikut për fazën e hetimeve, por personat e akuzuar të njoftohen gjithmonë para dhënies së njoftimit në media. Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Avokati i Popullit i drejtohet me rekomandimin që të udhëzoj të gjitha Gjykatat Themelore në Republikën e Kosovës, në mënyrë që gjyqtarët në procedurë paraprake të kenë kujdes të shtuar për respektim rigoroz të të drejtave të personit të pandehur në fazën e hetimit dhe ngritjes së aktakuzës. Ndërkaq, Institutit Gjyqësor të Kosovës i rekomandohet që të ofrojnë trajnime shtesë të fokusuara mbi të drejtat e personit të pandehur në fazën e hetimit dhe ngritjes së aktakuzës, në pajtim me standardet me të larta për të drejtat e njeriut.


Raporti me rekomandime, në formën e tij të plotë, gjendet i hapur për publikun në web faqen zyrtare të IAP-së, si dhe u shpërndahet mediave

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga " Afrim Zhitia" p/n
(ndertesa e Administratës Pensionale te Kosovës),
kati i 3-të, zyret nr. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.