REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

13.10.2016

Raport me rekomandime i Avokatit të Popullit për lirimin e pronës publike komunale të uzurpuar

Avokati i Popullit i ka përcjell Komunës së Vushtrrisë, si palë përgjegjëse, Raportin me rekomandime për lirimin e pronës publike komunale të uzurpuar dhe krijimin e kushteve për qasje të papenguar, në rrugën kryesore të fshatit Strofc.


Raporti bazohet në ankesën e palës drejtuar IAP-së lidhur me vështirësitë e lëvizjes dhe qasjes në rrugën publike të fshatit Strofc, e cila rrugë është në pronësi  të Komunës së Vushtrrisë, por që është bllokuar nga një prej banorëve të fshatit në fjalë, duke e pamundësuar shfrytëzimin e saj.


Në Raportin e publikuar sot, Avokati i Popullit konstaton se komuna, respektivisht Drejtoria për Gjeodezi Kadastër dhe Pronë, Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit dhe Drejtoria e Inspeksionit në komunën e Vushtrrisë, ka dështuar të parandalojë pengimin e efekteve negative të ndikimit në mjedis, nga mbyllja e rrugës. Zvarritja e ndërmarrjes së veprimeve efikase lidhur me pronën publike komunale, me vite të tëra, dëshmon për mosgatishmërinë dhe papërgjegjshmërinë e organeve kompetente komunale, për ndërmarrjen e veprimeve përkatëse, në përputhje me obligimet e tyre ligjore, në raport me qytetarët. Po ashtu, Avokati i Popullit, thekson obligimin e autoriteteve për t’u përgjigjur në ankesa-kërkesa të qytetarëve, në pajtim me normat e përcaktuara ligjore.


Analiza ligjore thekson obligimin kushtetues të organeve komunale për të reaguar në funksion të respektimit të të drejtave dhe lirive të garantuara të njeriut si dhe sundimit të ligjit e mirëqeverisjes. Gjithashtu, theksohet se, mos përdorimi i kompetencave të Komunës së Vushtrrisë për të siguruar lëvizjen e lirë dhe të papenguar të qytetarëve të saj, bie ndesh edhe me nenin 2 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, ashtu siç edhe me konstatimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut se autoritetet duhet të ndërmarrin hapa konkret në mbrojtjen e të drejtave të garantuara.


Bazuar në faktet lidhur me rastin dhe analizën ligjore e konstatimet e dala, Avokati i Populit i rekomandon Komunës së Vushtrrisë, që, në pajtim me kompetencat dhe autorizimet ligjore, të ndërmarrë veprimet përkatëse, në afat sa më të shkurtër kohor, për të liruar rrugën dhe për të garantuar qasjen e papenguar, në rrugën kryesore të fshatit. Ndërkaq, rekomandimi që i drejtohet Drejtorisë për Gjeodezi Kadastër dhe Pronë dhe Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, ka të bëjë me shqyrtimin e kërkesave të palëve dhe obligimit për t’iu përgjigjur atyre brenda afateve të përcaktuara ligjore.


 


Raporti me rekomandime, në formën e tij të plotë, gjendet i hapur për publikun në web faqen zyrtare të IAP-së, si dhe u shpërndahet mediave.

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +383 (0) 28 530 138
Adresa Rruga " Afrim Zhitia" p/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.