REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

26.9.2016

Raport me rekomandime i Avokatit të Popullit lidhur me detyrimet pozitive të shtetit përkitazi me trajtimin e detyrueshëm psikiatrik

Me qëllim të evidentimit të disa prej mangësive të veprimeve institucionale përkitazi me masat që duhet ndërmarrë për zbatimin e të drejtës për trajtim të detyrueshëm psikiatrik, për personat me çrregullime mendore, Avokati i Popullit u ka përcjellë sot autoriteteve përgjegjëse Raportin me rekomandime përkitazi me detyrimet pozitive që burojnë nga neni 29 dhe neni 31, paragrafi 2, i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe nga neni 5 i Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut.


Raporti është bazuar në një ankesë individuale të pranuar në Institucionin e Avokatit të Popullit (IAP), kundër Institutit të Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë, lidhur me pretendimet për moszbatim të aktvendimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë (P.nr.709/14), për trajtimin e detyrueshëm psikiatrik në ndalim.


Duke u bazuar në të gjitha dëshmitë e ofruara dhe faktet e mbledhura, si dhe ligjet relevante, të cilat përcaktojnë të drejtën për jetën private dhe familjare, si dhe të drejtën shëndetësore, Avokati i Popullit thekson se ankesa e palës është e arsyeshme dhe e ligjshme dhe se në rastin konkret ka pasur shkelje të të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut.


Në Raportin e tij, Avokati i Popullit, konstaton se autoritetet përgjegjëse, të cilat sipas legjislacionit në fuqi janë të veshura me kompetencë dhe kanë për obligim ndërmarrjen e detyrimeve pozitive, lidhur me rastin e trajtuar, kanë dështuar që të ndërmarrin veprime konkrete dhe nuk i kanë zbatuar detyrimet pozitive për të ndërmarrë veprimet e duhura në drejtim të trajtimit të detyrueshëm psikiatrik deri në marrjen e zotësisë së veprimit të personit me çrregullime mendore, duke parandaluar ushtrimin e dhunës fizike ndaj personave të tretë.


Për më tepër në Raport konstatohet se autoritetet përgjegjëse nuk kanë bërë hulumtimet e nevojshme në terren dhe nuk posedojnë numrin e saktë dhe statistikat e nevojshme për personat që u duhet trajtim i detyrueshëm psikiatrik, ashtu siç nuk janë ndërmarrë masa që këta persona të vendosen në vende të caktuara, në të cilat, varësisht nga nevojat shëndetësore të tyre, do të merrnin trajtimin e nevojshëm shëndetësor. Prandaj, Avokati i Popullit rekomandon që Ministria e Shëndetësisë, në pajtim me kompetencat dhe autorizimet ligjore dhe në bashkëpunim me të gjitha autoritetet tjera përgjegjëse, të ndërmarrë masa për krijimin e një baze të të dhënave, nëpërmjet së cilës do të mund të përcillet tretmani mjekësor i këtyre personave.


Në anën tjetër, Avokati i Popullit u rekomandon Institucioneve të Shëndetit Mendor që, në pajtim me kompetencat dhe autorizimet ligjore dhe në bashkëpunim me Institucionet tjera përgjegjëse, të ndërmarrin veprimet e nevojshme në terren, që personat me çrregullime mendore, të cilët kanë predispozita të shkaktojnë dhunë fizike dhe dëmtim prone, të largohen nga publiku dhe të trajtohen me humanizëm dhe me respekt, në pajtim me standardet ndërkombëtare të zbatueshme për personat me çrregullime mendore. në Institucionet e Shëndetit Mendor, derisa të bëhen të parrezikshëm për rrethin dhe shoqërinë.


Hyrja në fuqi e Ligjit për Shëndetin Mendor Nr. 05/L-025, konsiderohet se në masë të madhe do të ndikoj në rregullimin e kësaj gjendje, veçmas pasi të jenë hartuar aktet nënligjore përcjellëse. Sido që të jetë, Avokati i Popullit rekomandon themelimin e Këshillit Profesional për Shëndetin Mendor, si dhe funksionalizimin e ekipeve multidiciplinare sa më parë dhe pa vonesa, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit mendor të këtyre personave, duke provuar maksimalisht që ata të integrohen dhe të risocializohen në familje dhe shoqëri, si persona të parrezikshëm, në të kundërtën (kur tretmani rehabilitues nuk ka sukses apo sëmundja mendore është e pashërueshme), të mos përjashtohet mundësia e kërkesës për heqjen e zotësisë së veprimit, si dhe vendosja e tyre në institucione përkatëse, në pajtim me legjislacionin në fuqi


 


Raporti me rekomandime lidhur me detyrimet pozitive të shtetit përkitazi me trajtimin e detyrueshëm psikiatrik, në formën e tij të plotë, gjendet i hapur për publikun në web faqen zyrtare të IAP-së si dhe u shpërndahet mediave.

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga Rruga " Afrim Zhitia" n/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 and 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.