REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

07.10.2016

Raport me rekomandime i Avokatit të Popullit drejtuar Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Avokati i Popullit ka publikuar sot Raportin me rekomandime drejtuar Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), përkitazi me dështimin e këtij institucioni për të shqyrtuar brenda afateve të parapara ligjore, ankesën e  parashtruar nga pala, lidhur me shkarkimin nga pozita e Prorektores për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” në Prizren.


Qëllimi i Raportit është tërheqja e vëmendjes së MASHT-it, lidhur me të drejtën e palës për t’u informuar për ankesën e parashtruar në maj 2015, kundër vendimit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prizrenit (UPZ), me të cilin është shkarkuar nga pozita e lartpërmendur.


Avokati i Popullit në Raportin e tij, vëren se, zvarritja e procedurës ka ndodhur si pasojë e dështimit të MASHT-it, për të trajtuar ankesën e ankueses ashtu siç e parasheh Ligji për Procedurën Administrative (LPA). Për më tepër, në Raport konstatohet se, Komisioni për Parashtresa dhe Ankesa i MASHT-it, përsëri në kundërshtim me LPA, trajton ankesën e palës si ankesë të ushtruar në emër të saj nga ana e Avokatit të Popullit.


Në analizën ligjore në këtë Raport qartësohet se Avokati i Popullit nuk është palë dhe as përfaqësues i palës që ankohet dhe nuk përpilon parashtresa në emër të palëve e as nuk i përfaqëson ata në procedurat gjyqësore apo administrative. Së këndejmi, Avokati i Popullit saktëson se mos përgjigja e ministrisë, si dhe akti administrativ me të cilin Komisioni për Parashtresa dhe Ankesa e shpall veten jo kompetent për trajtimin e lëndës, i është drejtuar gabimisht Avokatit të Popullit, në vend se t’i drejtohet palës në këtë raport juridiko – administrativ, duke rënë në kundërshtim të plotë me nenin 18, paragrafi 1 të LPA nr.02/L-28, i cili shprehimisht precizon ; “ a) organi i administratës publike, të cilit gabimisht i drejtohet kërkesa, brenda 2 ditësh pune nga dorëzimi i kërkesës, merr vendim me anë të të cilit konstaton jo kompetencën nga ana e tij për çështjen”.


Ligji për Arsimin e Lartë, e po ashtu edhe Statuti i UPZ, parashohin që ankesa fillimisht duhet t’i drejtohet ministrisë, e pastaj një gjykate kompetente, prandaj pala me të drejtë i është drejtuar MASHT-it për shqyrtimin e rastit, përderisa MASHT-i nuk e ka trajtuar ankesën, duke e hedhur përgjegjësinë tek Komisioni për Parashtresa dhe Ankesa dhe për pasojë, palës i është mohuar realizimi i të drejtës, me zvarritje të paarsyeshme të procedurës për shqyrtimin dhe vendosjen e lëndës. Avokati i Popullit thekson se e drejta e palës për një proces administrativ, pa zvarritje është e garantuar edhe me LPA, ku saktësohet afati kohor prej 30 ditësh i shpalljes së akteve administrative. Fakti se pala në fjalë, edhe pasi kanë kaluar afër 18 muaj, ende nuk ka marr përgjigje, dëshmon për shkelje të së drejtës, të garantuar me kushtetutë dhe ligj. Kjo përbën po ashtu shkelje të standardeve të vëna ndërkombëtare, specifikisht Nenit 6, në lidhje me nenin 13, të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ).


Duke  e theksuar se zvarritja dhe jo-efikasiteti i procedurave sjellin në situata që janë në kundërshtim me parimin e sundimit të ligjit, parim ky i sanksionuar me aktet më të larta ligjore si dhe instrumentet ligjore ndërkombëtare, që autoritetet e Kosovës kanë për obligim t’i respektojnë pa përjashtim, Avokati i Popullit i rekomandon MASHT-it që të garantojë shqyrtimin e ankesave për të gjitha palët, brenda një afati të arsyeshëm kohor; Të shpallë të pavlefshëm aktin administrativ të nxjerrë nga Komisioni për Parashtresa dhe Ankesa, si dhe, në pajtim me ligjet në fuqi, për rastin konkret, të nxjerr akt administrativ në bazë të Ligjit për Procedurën Administrative.


Raporti me rekomandime gjendet i hapur për publikun në web faqen zyrtare të IAP-së, si dhe u shpërndahet mediave.

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga Rruga " Afrim Zhitia" n/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 and 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.