REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

11.10.2016

Raport me rekomandime i Avokatit të Popullit përkitazi me shkeljen e të drejtave që dalin nga marrëdhënia e punës

Avokati i Popullit ka publikuar Raportin me rekomandime përkitazi me shkeljen e të drejtave që dalin nga marrëdhënia e punës, i cili, tashmë u është përcjellë palëve përgjegjëse.


Rasti është hapur mbi bazën e ankesës së paraqitur nga ankuesi kundër kryetares së Komunës së Gjakovës dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjakovë, lidhur me mosekzekutimin e vendimeve të plotfuqishme të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK), si dhe të vendimeve të plotfuqishme të Trupës Ekzekutive të Inspektorëve të Punës (TEIP), lidhur me kthimin e palës në vendin e mëparshëm të punës.


Në Raportin e tij, Avokati i Popullit konstaton se është shqetësues fakti i mospërfilljes së  vendimeve administrative të formës së prerë dhe mos ndërmarrja  e asnjë veprimi procedural për zbatimin e tyre, për eliminimin e shkeljeve të shkaktuara apo negocimit të çështjes me ankuesin për të kompensuar palën e dëmtuar. Në këto rrethana, ankuesi ka qenë i detyruar t’i drejtohet gjykatës kompetente për procedura përmbaruese, si pasojë e dështimit të organeve përgjegjëse për të ndërmarrë masa efektive në lidhje me detyrimet pozitive.


Avokati i Popullit vëren, po ashtu, se, Gjykata Themelore (GJTH) në Gjakovë,  nuk e ka trajtuar padinë e ankuesit si lëndë me prioritet dhe nuk ka vepruar sipas Mendimit Juridik të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, lidhur me prapësimet e paraqitura kundër urdhrave përmbarimore, të nxjerra nga organet përmbaruese, në afat prej 15 ditësh, pas marrjes së tij.


Avokati i Popullit tërheq vëmendjen edhe tek detyrimi kushtetues dhe ligjor për institucionet dhe autoritetet tjera në vend, që t’i përgjigjen kërkesave të Avokatit të Popullit dhe t’i ofrojnë dokumentet apo informacionet e kërkuara. Në rastin në fjalë, mos bashkëpunimi i QKMF-së dhe Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS), është tejkaluar pas takimit të përfaqësuesit të AP-së me kryetaren e Komunës në fjalë.


Në bazë të të gjitha dëshmive të paraqitura dhe fakteve të mbledhura, Avokati i Popullit konstaton se, në rastin në fjalë, ka pasur shkelje të të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe është vepruar në kundërshtim me Kushtetutën, Konventën Evropiane, Ligjin e Punës, si dhe aktet të tjera juridike përkatëse. Së këndejmi, Avokati i Popullit përmes Raportit lidhur me rastin, i ka përcjellë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë dhe Kryetares së Komunës së Gjakovës, rekomandimet që, në pajtim me kompetencat dhe autorizimet ligjore, të ndërmarrin gjithë veprimet e domosdoshme që mospërfillja e vendimeve administrative të TEIP dhe KPMSHCK të mos përsëritet më, si dhe pranë QKMF-së të themelohet Komisioni për Ankesa dhe parashtresa.


Ministrit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale i është rekomanduar që, në pajtim me kompetencat dhe autorizimet ligjore, në kuadër të bashkëpunimit me Policinë e Kosovës, të raportohen rastet eventuale nga cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës, të cilat sipas Kodit Penal cilësohen si vepra penale. Po ashtu, i është rekomanduar të nxjerrë udhëzim për zyrat rajonale të Inspektorëve të punës dhe TEIP-së që të përcjellin zbatimin e vendimeve të tyre, si dhe të aplikojnë pjesën ndëshkuese në pajtim me ligjin, kur hasin në shkeljet e të drejtave nga marrëdhënia e punës.


Ndërkaq, Kryetarit të Gjykatës Themelore në Gjakovë, në Raportin në fjalë, Avokati i Popullit i rekomandon që në pajtim me kompetencat dhe autorizimet ligjore te rastet e kontesteve nga marrëdhënia e punës të veprojë me nguti, në pajtim me nenin 475 të Ligjit për Procedurën Përmbarimore, kurse te procedurat e përmbarimit të vendimeve të TEIP dhe KPMSHCK sa i përket prapësimit, gjykata të veprojë brenda afateve ligjore sipas mendimit juridik të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës nr. 223/2015 i datës 14 korrik 2015.


Raporti me rekomandime gjendet i hapur për publikun në web faqen zyrtare të IAP-së, si dhe u shpërndahet mediave.


 


  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga " Afrim Zhitia" p/n
(ndertesa e Administratës Pensionale te Kosovës),
kati i 3-të, zyret nr. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.