REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

18.10.2016

Raport me rekomandime i Avokatit të Popullit lidhur me mungesën e mjeteve efektive juridike

Avokati i Popullit ka publikuar sot Raportin me rekomandime përkitazi me mungesën e mjeteve juridike efektive, i cili bazohet në ankesë individuale lidhur me refuzimin e kërkesës për njohjen e pensionit familjar të viktimës civile të luftës nga data e aplikimit.


Ky Raport evidenton disa nga mangësitë e veprimeve institucionale në trajtimin e rastit në fjalë, si dhe tërheqë vëmendjen e Departamentit për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve të Luftës dhe Viktimave Civile të Luftës (DFDILVC), respektivisht Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë në lidhje me ofrimin e mundësive të garantuara ligjore dhe kushtetuese për mjete juridike efektive.


Në bazë të dëshmive të paraqitura dhe fakteve të mbledhura, si dhe  akteve ligjore relevante, Avokati i Popullit konstaton se ka pasur shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe se, DFDILVC, ka marrë vendime të pabazuara dhe të kundërligjshme, me të cilat ia ka refuzuar të drejtën në pension familjar palës, pavarësisht se gjykatat kishin gjetur se vendimet administrative të DFDILVC ishin të pabazuara.


Avokati i Popullit konsideron se Gjykatat në asnjërën nga procedurat e saja, në këtë rast, nuk  janë lëshuar në zbatim të të drejtës materiale. Ky defekt i ka përcjellë gjykatat në kontestet administrative në mënyrë sistematike, pasi ato vetëm kishin konstatuar shkeljet ligjore në vendimet e DFDILVC-së, por nuk janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për të ndryshuar vendimin e DFDILVC me aktgjykim, në pajtim me Ligjin për Konfliktet Administrative dhe  në këtë mënyrë për të eliminuar shkeljet dhe për të kompensuar palën e dëmtuar. Gjykata, duke e kthyer çështjen te organi administrativ për rivendosje, ka bërë që aktgjykimet të jenë joefikase dhe drejtësia të mos vendoset në vendin e duhur.


Bazuar në analizën dhe rrethanat e rastit si dhe garancitë nga instrumentet relevante ligjore, Avokati i Popullit, nëpërmjet Raportit në fjalë i ka rekomanduar MPMS-së, që në pajtim me kompetencat dhe autorizimet që burojnë nga ligji, t’i trajtojnë kërkesat dhe ankesat e qytetarëve mbi bazën e dëshmive të paraqitura dhe t`ju kushtohet kujdes i posaçëm aktgjykimeve të gjykatave.


Ndërkaq, Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative, Avokati i Populli i ka rekomanduar që në pajtim me kompetencat dhe autorizimet ligjore të ndërmarrë të gjitha veprimet e domosdoshme që në padi për konflikt administrativ përveç shkeljeve procedurale të vendoset edhe në çështje meritore të rasteve.


Raporti me rekomandime, në formën e tij të plotë, gjendet i hapur për publikun në web faqen zyrtare të IAP-së, si dhe u shpërndahet mediave.

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga " Afrim Zhitia" p/n
(ndertesa e Administratës Pensionale te Kosovës),
kati i 3-të, zyret nr. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.