REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

22.2.2006

RREGULLORJA E UNMIK-UT MBI INSTITUCIONIN E OMBUDSPERSONIT

Konferenca e IOK-se lidhur me rregulloren e UNMIK-ut 2006/6

Prishtinë, Kosovë – Nesër, më 23 shkurt 2006, në ora 10:00, z. Hilmi Jashari, Ushtruesi i detyrës së Ombudspersonit, do të mbajë një konferencë për shtyp në lokalet e Institucionit të Ombudspersonit në Kosovës për t’ia shprehur shqetësimin mediave lidhur me shpalljen e Rregullores së re (2006/6) të UNMIK-ut mbi Institucionin e Ombudspersonit në Kosovë (IOK).

Ndonëse UNMIK-u nuk është i obliguar të informojë askë për shpalljen e ligjit para se të dërgojë njoftime për mediat, Rregullorja e re ka hyrë në fuqi më 16 shkurt 2006, para se ta njoftojë Institucionin e Ombudspersonit dhe punonjësit e lartë të tij. Në vend të kësaj, Institucioni me mbi 50 punonjës vendor dhe 7 zyrra/nënzyra në terren ka kuptuar për kalimin e Rregullores nga burime të “jashtme” të interesuara. Ushtruesi i detyrës së Ombudspersonit, z. Hilmi Jashari do të diskutojë për implikimet nga kjo praktikë për sa i përket Institucionit dhe punonjësve të tij.

Në mesin e shqetësimeve të shprehura nga Ushtruesi i detyrës së Ombudspersonit është fakti që me këtë Rregullore anulohet juridiksioni i Institucionit të Ombudspersonit ndaj organeve të UNMIK-ut, dhe z. Jashari do të diskutojë se si me këtë Rregullore mund të dobësohet mbrojtja e të të drejtave të njeriut që u ofrohet banorëve të Kosovës duke e pasur parasysh numrin e madh të rasteve kundër UNMIK-ut që janë në pritje për t’u zgjidhur.

Gjithashtu, Ushtruesi i detyrës së Ombudspersonit do të diskutojë faktin se Rregullorja e re lë shumë çështje pa sqaruar lidhur me mbarëvajtjen financiare të Institucionit, të vetmit mekanizën të pavarur për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë.

Çështje tjera që do të diskutohen përfshijnë thirrjen ndaj UNMIK-ut që të qartësojë terminologjinë që është përdorur në këtë Rregullore si dhe faktin që punonjësit ligjor të Institucionit të Ombudspersonit nuk kishin mundësi të lexojnë versionin në gjuhën shqipe dhe serbe të Rregullores para se t’i shpërndahet publikut.

Ushtruesi i detyrës së Ombudspersonit, z. Hilmi Jashari, do t’i dërgojë gjatë ditës së sotme një letër PSSP-së z. Søren Jessen-Petersen ku do të ngritë shqetësimet e tij.

Edhe njëherë, konferenca për shtyp do të mbahet nesër në ora 10:00, e enjte 23 shkurt 2006 në zyrën kryesore të Institucionit të Ombudspereonit në Kosovë.
  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga " Afrim Zhitia" p/n
(ndertesa e Administratës Pensionale te Kosovës),
kati i 3-të, zyret nr. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.