REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

17.3.2015

REAGIM I AVOKATIT TË POPULLIT

ndaj deklaratave të Presidentes së Republikës së Kosovës dhe Zyrës së Bashkimit Evropian, të bëra publike për media më datë 11 mars


Prishtinë, 17 mars 2015 – Në deklaratën e datës 9 mars 2015, Avokati i Popullit ka njoftuar opinionin publik lidhur me hetimet që po zhvillon për pjesëmarrjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani, në Rastin KO155/14, për vazhdimin e mandatit të tre gjyqtarëve ndërkombëtarë. Sipas një memorandumi të brendshëm të Misionit EULEX, të botuar në Prishtina Insight, si dhe sipas pohimit të vetë kryetarit Hasani në emisionin Betimi për Drejtësi, del se z. Hasani ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe Misionit EULEX, për të siguruar pikërisht atë vazhdim mandati që Avokati i Popullit po kontestonte. Ky fakt ka paraqitur një konflikt të qartë interesi. Megjithëkëtë, në vend që të përjashtonte veten nga pjesëmarrja në procedurën e rastit, ai e ka caktuar veten si anëtar të kolegjit shtyrtues.



Me qëllim të zbulimit të natyrës, nivelit, përmbajtjes dhe kohëzgjatjes së kontakteve që kryetari Hasani ka pasur me zyrtarët e BE-së dhe EULEX-it, Avokati i Popullit u ka drejtuar një sërë pyetjesh katër zyrtarëve vendorë dhe ndërkombëtarë të involvuar në këtë çështje: Presidentes Atifete Jahjaga; Përfaqësuesit Special të Zyrës së Bashkimit Evropian, z. Zhbogar; shef i Misionit EULEX, z. Meucci, si dhe vetë kryetarit të Gjykatës Kushtetuese ,z. Enver Hasani. Lidhur me këto pyetje, Avokati i Popullit, ka deklaruar më 9 mars, si në vijim:
“Avokati i Popullit u ka dhënë katër zyrtarëve përgjegjës të gjitha mundësitë, bazuar në ligj, për t’iu përgjigjur pyetjeve të tij në komunikimin e rregullt ndërinstitucional. Madje, Presidentes Jahjaga dhe z. Zhbogar, Avokati i Popullit u është drejtuar tri herë me të njëjtat pyetje. Por të gjithë zyrtarët përgjegjës, ose kanë shpërfillur plotësisht letrat e dërguara nga Avokati i Popullit, ose kanë refuzuar, në mënyrë kategorike, t’u përgjigjen pyetjeve të tij. Ky dështim i plotë i bashkëpunimit, sipas Ligjit për Avokatin e Popullit, “konsiderohet pengim i punës së Avokatit të Popullit”.



Avokati i Popullit rikonfirmon se të gjitha këto pohime kanë qenë, dhe vazhdojnë të jenë plotësisht të vërteta. Kjo dëshmohet me publikimin e plotë të korrespondencës së Avokatit të Popullit me katër zyrtarët, duke përfshirë refuzimet kategorike të Presidentes Jahjaga dhe Përfaqësuesit Special Zhbogar për t’iu përgjigjur pyetjeve të Avokatit të Popullit.



Pretendimi i Zyrës së Presidentes se “përgjigjet në pyetjet e parashtruara të Ombudspersonit janë kthyer me kohë”, është i pavërtetë. Avokati i Popullit i ka parashtruar Presidentes Jahjaga gjashtë pyetje specifike lidhur me këtë çështje dhe Presidentja Jahjaga ka refuzuar t’i përgjigjet edhe një pyejteje të vetme, duke deklaruar se “Presidentja e Republikës së Kosovës/Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës nuk komenton për punën e institucioneve tjera të pavarura dhe profesionale dhe posaçërisht për punën e Gjykatës Kushtetuese.” Ky refuzim kategorik për t’iu përgjigjur pyetjeve të parashtruara nga Avokati i Popullit, përbën shkelje të qartë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila përcakton se “Çdo organ, institucion ose autoritet tjetër, që ushtron pushtet legjitim në Republikën e Kosovës, është i detyruar t’u përgjigjet kërkesave të Avokatit të Popullit dhe t’i paraqesë atij/asaj të gjitha dokumentet dhe informacionet e kërkuara në pajtim me ligj.” Gjithashtu, sipas Ligjit për Avokatin e Popullit, refuzimi ose dështimi për të bashkëpunuar me Avokatin e Popullit “konsiderohet pengim i punës” së tij. Kjo është gjuha e ligjit.



Sa i përket Përfaqësuesit Special Zhbogar, është një fakt i pamohueshëm dhe i dokumentuar që ai, sikurse edhe Presidentja e vendit, në emrin e vet dhe në emrin e Shefit të Misionit EULEX Meucci, ka refuzuar në mënyrë kategorike të përgjigjet në pyetjet e parashtruara, duke deklarauar se “do të ishte e papërshtatshme që unë të komentoj në vetiniciativën tuaj ex-officio lidhur me aktivitetet e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese”. Prandaj, kur Zyra e Bashkimit Evropian pretendon se “jemi përgjigjur në mënyrën e duhur dhe me kohë” dhe “jemi përgjigjur në kuadër të sferës së mandatit tonë përkatës”, ata qëllimisht po fshehin prej publikut faktin se Përfaqësuesi Special, z. Zhbogar, ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e parashtruara.



Fatkeqësisht, me këto refuzime të Presidentes dhe Përfaqësuesit Special, bashkë dhe me deklaratat e fundit të Zyrës së Presidentes dhe Zyrës së Bashkimit Evropian, kemi arritur në pikën më të ulët të përgjegjësisë publike në Republikën e Kosovës, ku zyrtarët më të lartë, vendorë edhe ndërkombëtarë, janë bërë kaq jotransparentë, saqë po përpiqen të fshehin edhe vetë faktin e jotransparencës së tyre.
Në thelbin e këtij rasti, mbetet një pyetje shumë e thjeshtë: Çfarë ka këtu për të fshehur? Pse po refuzojnë Presidentja Jahjaga dhe Përfaqësuesi Special Zhbogar t’u përgjigjen pyetjeve tejet të thjeshta e të qarta për kontaktet e tyre me kryetarin Hasani lidhur me këtë çështje? Cilat informacione, komunikime dhe dokumente po fshehin ata? Pse me deklaratat e tyre të fundit po përpiqen të fshehin edhe refuzimin e tyre të plotë për të bashkëpunuar lidhur me këto hetime?



Qytetarët e Republikës së Kosovës kanë të drejtë të informohen për këtë çështje dhe Avokati i Popullit nuk ka ndërmend të heshtë derisa të nxirren të gjitha faktet përpara publikut.
Prandaj, Avokati i Popullit u bën thirrje edhe një herë të katër zyrtarëve për t’u përgjigjur plotësisht në pyetjet e parashtruara. Në mënyrë të veçantë, Avokati i Popullit i bën thirrje Presidentes Jahjaga që të respektojë Kushtetutën dhe të paraqesë të gjitha informacionet dhe dokumentet e kërkuara në lidhje me këtë çështje.

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga Rruga " Afrim Zhitia" n/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 and 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.