REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

03.3.2015

REAGIM I AVOKATIT TË POPULLIT

Prishtinë, 3 mars 2015 – Sot, Gjykata Kushtetuese ka publikuar një deklaratë për publikun   lidhur me deklaratën e Avokatit të Popullit sa i përket dyshimit të arsyeshëm që kryetari Enver Hasani dhe gjyqtarja raportuese Arta Rama-Hajrizi, kanë mashtruar publikun, duke fshehur faktin që gjyqtari Carolan kishte përjashtuar veten nga shqyrtimi dhe vendimi i këtij rasti.



Gjykata Kushtetuese  pretendon se “nuk e ka ndërmend të zmbrapset nga kryerja e detyrave të saj kushteuese, përkundër presioneve dhe shantazheve që po i bëhen.”



Avokati i Popullit dëshiron të njoftojë opinionin dhe të theksojë se, pas kërkesave të ripërsëritura zyrtare për sqarimin e plotë të kësaj situate, kryetari Hasani dhe gjyqtarja Rama-Hajrizi kanë refuzuar të bashkëpunojnë me Avokatin e Popullit dhe të dalin me të gjitha faktet dhe dëshmitë lidhur me këtë çështje. Refuzimi i tyre për të bashkëpunuar me Avokatin e Popullit përbën shkelje të nenit 132, paragrafi 3, të Kushtetutës, i cili përcakton se: “Çdo organ, institucion ose autoritet tjetër, që ushtron pushtet legjitim në Republikën e Kosovës, është i detyruar t’u përgjigjet kërkesave të Avokatit të Popullit dhe t’i paraqesë atij/asaj të gjitha dokumentet dhe informacionet e kërkuara në pajtim me ligj.”



Para se të njoftonte opinionin publik me dëshmitë që kishte, Avokati i Popullit u ka dhënë gjyqtarëve të gjitha mundësitë për të sqaruar këtë çështje në komunikimin e rregullt ndërinstitucional. Mirëpo, Gjykata Kushtetuese e vlerëson më të rëndësishme të shfajsojë veten me gjysëm-sqarime dhe akuza për shantazh, sesa të përmbushë detyrimin e vet kushtetues për t’iu përgjigjur kërkesave të Avokatit të Popullit. Avokati i Popullit thekson se ende nuk ka marrë asnjë përgjigje prej kryetarit Hasani dhe gjyqtares Rama-Hajrizi, sikurse edhe dy gjyqtarëve tjerë ndërkombëtarë, Almiro Rodrigues dhe Snezhana Botusharova – Doicheva, përkundër letrave të njëpasnjëshme drejtuar atyre.



Gjykata Kushtetuese pretendon në deklaratën publike se: “Një kërkesë për përjashtim nga diskutimi është paraqitur nga gjyqtari Robert Carolan një ditë para mbarimit të afatit dhjetëditor, por që ka ardhur në zyrën e Kryetarit të Gjykatës pas publikimit të vendimit. Pra, gjyqtari nuk ka ndjekur rrugën e kërkuar ligjore.”



Ky pretendim i Gjykatës Kushtetuese realisht nuk sqaron asnjë gjë sepse bazohet në një të pavërtetë dhe lë shumë pyetje të tjera të papërgjigjura. Duke marrë si të mirëqena dëshmitë që kemi, nuk është e vërtetë që kërkesa e gjyqtarit Carolan ka ardhur vetëm një ditë para mbarimit të afatit dhjetëditor. Në një komunikim të brendshëm të Gjykatës Kushtetuese të datës 12 nëntor 2014, të publikuar nga Avokati i Popullit në ueb faqen e IAP-së, gjyqtari Carolan u ka shkruar dy zyrtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke iu referuar një letre me anë të së cilës e kishte përjashtuar veten nga shqyrtimi dhe vendimi i Rastit KO155/14. Meqenëse rekomandimi i kolegjit shqyrtues për papranueshmërinë e rastit i është dërguar përbërjes së plotë të Gjykatës më 4 nëntor 2014, kjo do të thotë që gjyqtari Carolan kishte kërkuar përjashtimin e tij, të paktën dy ditë para afatit dhjetëditor, i cili do të përfundonte më 14 nëntor. Por, në vend që të shqyrtonte kërkesën e gjyqtarit Carolan për përjashtim, Gjykata Kushtetuese vendosi të publikojë Aktvendimin e saj më 13 nëntor 2014, një ditë para mbarimit të afatit dhjetëditor.



Prandaj, Avokati i Popullit vlerëson se, edhe pas deklaratës publike nga Gjykata Kushtetuese, mbeten një sërë pyetjesh të pasqaruara:



(1)    Përveç dy zyrtarëve të cilëve gjyqtari Carolan u ka dërguar e-mail më 12 nëntor 2014, kush tjetër brenda Gjykatës Kushtetuese ka qenë në dijeni, para publikimit të Aktvendimit, për kërkesën e gjyqtarit Carolan, për përjashtim nga procedura e rastit?



(2)    Kujt tjetër i kanë komunikuar këta dy zyrtarë faktin që gjyqtari Carolan e kishte kërkuar përjashtimin e vet?



(3)    Pse, një ditë pas dërgimit të e-mailit të gjyqtarit Carolan më 12 nëntor, Gjykata Kushtetuese ka vendosur të përshpejtojë publikimin e Aktvendimit, duke mos pritur përfundimin e afatit dhjetëditor?



(4)    Pse gjyqtari Carolan kishte nevojë që më 13 shkurt 2015, të sjellë personalisht tek Institucioni i Avokatit të Popullit letrën e tij që mban datën 2 shkurt 2015?

Informimi i opinionit publik për këto dëshmi nga Avokati i Popullit, pas kërkesave zyrtare për sqarimin e dëshmive që Gjykata ka mashtruar opinionin publik për të fshehur mungesën e kuorumit, nuk quhet shantazh. Kjo quhet llogaridhënie, në një shoqëri të shëndoshë demokratike.

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga " Afrim Zhitia" p/n
(ndertesa e Administratës Pensionale te Kosovës),
kati i 3-të, zyret nr. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.