REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

06.9.2016

Opinioni i Avokatit të Popullit lidhur me çështjen e njohjes dhe verifikimit të statusit të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Me qëllim të ofrimit të një zgjidhje të përshtatshme juridike, pas një debati të gjatë dhe pakënaqësive të shprehura lidhur me punën e Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avokati i Popullit ka publikuar sot një opinion në lidhje me procedurat e ankimimit të vendimeve administrative lidhur me këtë çështje.


Më 1 qershor 2016, Qeveria e Republikës së Kosovës pati miratuar Vendimin nr. 05/90, me të cilin ka aprovuar raportin e Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të Kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit apo të internuarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke miratuar evidencën e prezantuar nga Komisioni dhe duke  e lënë të hapur shqyrtimin dhe miratimin e Listës përfundimtare, në të ardhmen.


Në Opinionin e tij, Avokati i Popullit konstaton se Vendimi në fjalë, nuk është në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe së këndejmi shkel të drejtat e procedurës së rregullimit të statusit të veteranit të luftës.


Avokati i Popullit e konsideron të nevojshme që Qeveria e Republikës së Kosovës të rishikoi punën e Komisionit Qeveritar sa i përket dispozitave ligjore përkitazi me respektimin e afateve kohore, mungesa e të cilave e pamundëson të drejtën e ankimimit kundër vendimit të nxjerrë nga Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin të Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit apo të Internuarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përcaktimi i afateve mundëson të drejtën e ankimimit në Gjykatën kompetente, ashtu siç e parasheh Ligji për Konfliktet Administrative, qëllimi i të cilit është mbrojtja gjyqësore e të drejtave të personave fizik dhe juridik, interesa këto që mund të jenë cenuar me vendime individuale ose me veprimet e organeve të administratës publike.


Së këndejmi, Avokati i Popullit e konsideron të nevojshëm ndryshimin e Rregullores mbi Komisionin Qeveritar, sa i përket dispozitave që përcaktojnë afatet kohore për nxjerrjen e vendimeve të Komisionit Qeveritar, pas ankesës dhe përcaktimit shprehimor të natyrës së vendimeve  të Komisionit të Posaçëm për rishqyrtim të ankesave (vendosja përmes aktit përfundimtar administrativ).


Po ashtu, Avokati i Popullit e sheh të nevojshëm ndryshimin e Rregullores mbi Komisionin Qeveritar edhe në aspekt të përbërjes së Komisionit të Posaçëm për rishqyrtim të ankesave. Aktualisht, anëtarët përzgjidhen nga radhët e anëtarëve të Komisionit Qeveritar, të cilët po ashtu kanë marrë vendimin në shkallë të parë, gjë që nuk paraqet alternativën e duhur.


Opinioni në formën e tij të plotë, u është përcjell sot mediave dhe i njëjti mund të gjendet në web faqen zyrtare të IAP-së (KETU).

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga Rruga " Afrim Zhitia" n/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 and 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.