REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

15.11.2016

Opinion i Avokatit të Popullit lidhur me pasojat e dhunës psikologjike ndaj fëmijëve

Përdorimi i dhunës ndaj fëmijëve, si dhe shtimi i shpërfaqjes së rasteve, kur kjo dhunë ushtrohet dhe nga edukatorë e mësuesë, që janë të thirrur të zbatojnë norma pedagogjike dhe sjellje të kujdesshme me fëmijët, e ka shtyrë Avokatin e Popullit të trajtojë ndikimin e dhunës në shëndetin dhe jetën sociale të fëmijëve dhe në formën e një Opinioni t’ua drejtojë institucioneve përgjegjëse, me qëllim të tërheqjes së vëmendjes përkitazi me ndikimin negativ të dhunës ndaj fëmijëve, si dhe rëndësinë e parandalimit të saj, duke e identifikuar, referuar dhe trajtuar me kohë.

Gjatë takimeve të drejtpërdrejta që përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit (IAP) kanë realizuar me fëmijë të shkollave të mesme të ulëta dhe të mesme të larta, nëpërmjet bashkëbisedimit lidhur me shqetësimet e tyre, jo vetëm brenda ambienteve shkollore, por edhe në familje apo gjetiu, shumica e kanë vënë theksin tek dhuna psikologjike, fizike, por edhe ngacmimet seksuale, të cilat IAP i ka hetuar, trajtuar dhe adresuar te institucionet përkatëse.

Gjithashtu, sipas detyrës zyrtare, IAP ka filluar hetimet lidhur me veprimet e institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijëve në situatë rruge (fëmijët që kërkojnë lëmoshë, pastrojnë xhamat e veturave, shesin gjësende të ndryshme etj.), e të cilët përballen drejtpërdrejtë me rrezikun për abuzim.

Dhuna ndaj fëmijëve është jashtëzakonisht komplekse dhe me pasoja të rënda psiko-sociale, të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve dhe me pasoja edhe në moshën e rritur. Dhuna mund të shfaqet si abuzim fizik, emocional/psikologjik, trajtim neglizhent, shfrytëzim seksual, apo tjetër dhe ka si rezultat dëmtimin e shëndetit të fëmijës. Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna mbetet sfidë e shtetit dhe shoqërisë, e cila kërkon koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë të profesionistëve dhe institucioneve gjegjëse, tek të cilat janë drejtuar, përmes këtij opinioni, edhe rekomandimet përkatëse:

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të bëjë fushata të informimit publik për të rritur ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e shoqërisë për pasojat e abuzimit ndaj fëmijëve, si dhe të promovoj në vazhdimësi metoda jo të dhunshme të edukimit dhe disiplinës; të angazhoj psikologë dhe pedagogë në të gjitha shkollat, për mbështetje dhe ndihmë të fëmijëve; të krijohen sisteme të përshtatshme për fëmijët, që të mund të raportojnë dhunën dhe të informohen për mekanizmat ku mund t`i drejtojnë ankesat; të bëhet ngritja e kapaciteteve të punonjësve arsimor, lidhur me pasojat e dhunës ndaj fëmijëve, si dhe rëndësinë e identifikimit dhe referimit me kohë të këtyre rasteve, tek autoritetet përgjegjëse.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, respektivisht Qendrat për Punë Sociale, si dhe Ministria e Punëve të Brendshme: në pajtim me kompetencat dhe autorizimet ligjore dhe në bashkëpunim me të gjitha autoritetet tjera përgjegjëse, të ndërmarrin veprimet përkatëse për mbrojtjen dhe ndihmën e fëmijëve në nevojë, në veçanti, fëmijëve të cilët punojnë punë që rrezikojnë shëndetin e tyre, fëmijëve që mbledhin gjësende nëpër kontejnerë, fëmijëve që shesin gjësende në rrugë dhe kafene, fëmijëve që kërkojnë lëmoshë dhe të cilët mund jenë viktima potenciale të formave të ndryshme të abuzimit.

Ministria e Shëndetësisë: të zhvillojë programe trajnimi për personelin në institucionet e kujdesit parësor shëndetësor, lidhur me rëndësinë e identifikimit dhe raportimit me kohë të rasteve të abuzimit ndaj fëmijëve, si dhe pasojave ligjore që mund t’i bartin personeli shëndetësor në raste të mos raportimit; të shtojë numrin e shërbimeve të shëndetit mendor për fëmijë dhe adoleshentë në Kosovë dhe t’i fuqizojë me programe intervenuese për përmbushjen e nevojave zhvillimore, si dhe për identifikimin dhe trajtimin e hershëm të rasteve në rrezik për çrregullime psikiatrike.

Opinioni në formën e tij të plotë, u është përcjell sot, po ashtu, mediave dhe i njëjti mund të gjendet në web faqen zyrtare të IAP-së në http://www.ombudspersonkosovo.org/repository/docs/Opinion_i_AP_-ndikimi_i_dhunes_ne_shendetin_dhe_jeten_sociale_te_femijes_950889.pdf

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga " Afrim Zhitia" p/n
(ndertesa e Administratës Pensionale te Kosovës),
kati i 3-të, zyret nr. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.