REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

05.7.2007

Ombudspersoni kërkon masë të përkohshme prej Kryeministrit Çeku lidhur me Memorandumin e Mirëkuptimit

Ushtrues i Detyrës së Ombudspersonit Z.Hilmi Jashari, dërgoi z. Agim Çekut, Kryeministrit e Kosovës, KËRKESË URGJENTE PËR MASË TË PËRKOHSHME -Ex-officio nr.011/2007 lidhur me Memorandumin e mirëkuptimit mes Ministrisë së Energjisë dhe Minierave, Ministrisë së Punëve të Brenshme dhe Korporatës Energjetike të Kosovës(KEK) mbi kushtëzimin e regjistrimit të automjeteve me pagesën e faturave të energjisë elektrike.
Kopja e kërkesës urgjente është dërguar edhe z. Joachim Rücker, Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm, z. Ethem Çeku, Ministër i Ministrisë së Energjisë dhe Minierave, z. Jonuz Salihaj, Ministër i Drejtësisë dhe z. Blerim Kuqi, Ministër i Punëve të Brenshme.
Teksti kërkesës është në vazhdim.
-------------------------------------------------------
Z. Agim Çeku
Kryeministër i Kosovës
KËRKESË URGJENTE PËR MASË TË PËRKOHSHME
Ex-officio nr. 011/2007
Lidhur me Memorandumin e mirëkuptimit mes Ministrisë së Energjisë dhe Minierave, Ministrisë së Punëve të Brenshme dhe Korporatës Energjetike të Kosovës(KEK) mbi kushtëzimin e regjistrimit të automjeteve me pagesën e faturave të energjisë elektrike
I nderuari z. Çeku,
Unë kam vendosur që të hap hetimet zyrtare pas informacioneve të publikuara në mjetet e informimit publik lidhur me nënshkrimin e Memorandumit të mirëkuptimit mes Ministrisë së Energjisë dhe Minierave, Ministrisë së Punëve të Brenshme dhe Korporatës Energjetike të Kosovës(KEK), në bazë të të cilit parashihet të bëhet kushtëzimi i regjistrimit të automjeteve të qytetarëve me pagesën e faturave të energjisë elektrike.
Memorandumi i lartpërmendur ngritë çështje serioze lidhur me mungesën e bazës ligjore për një vendim të tillë si dhe krijon mundësinë e shkaktimit të pasojave të pariparueshme si dhe përfshin numër të madh të njerëzve që do të mund t’i nënshtroheshin pasojave të një vendimi të tillë.
Në bazë të ligjit të aplikueshëm në Kosovë, nuk ekziston ndonjë dispozitë ligjore që lejon marrjen e ndonjë vendimi në bazë të të cilit qytetarëve u kushtëzohet regjistrimi i automjeteve me sjelljen e dëshmive për pagesën e borxheve të tyre ndaj KEK-ut apo kujtdo qoftë tjetër. Nga kjo mund të përfundojmë se memorandumi në fjalë është i paligjshëm.
Marrja e vendimeve të pa bazuara në ligj është në kundërshtim me nevojën për një qeverisje të drejtë dhe me respektimin e të drejtave të njeriut e që do të duhej të jetë detyrë e çdo administrate civile. Për më tepër, shqetësimet janë edhe më të mëdha nëse vendimet e tilla nxirren nga vet administrata civile.
Duke konsideruar atë që u tha më lartë, kërkoj që çështjes në fjalë t’i kushtoni vëmendje të merituar dhe të ndihmoni në eliminimin e parregullësive dhe rivendosjen e rendit dhe ligjit si parakusht për funksionimin e shtetit ligjor dhe sistemit demokratik, për çka jam i bindur se është qëllimi ynë i përbashkët.
Në këtë drejtim, në pajtim me kompetencat e mia sipas neneve 4.7 dhe 4.10 të Rregullores së UNMIK-ut 2006/6 mbi Institucionin e Ombudspersonit në Kosovë si dhe Regullës 10.2 dhe 10.3 të Regullave procedurale, kërkoj nga ju që të ndërmerrni hapa urgjentë për të siguruar që të suspendohet zbatimi i memorandumit të tillë deri në përfundimin e hetimeve të mia lidhur me këtë çështje dhe të më siguroni një kopje të vendimit tuaj.
Me nderime,
Hilmi Jashari
Ushtrues i Detyrës së Ombudspersonit
  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga Rruga " Afrim Zhitia" n/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 and 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.