REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

16.6.2016

NJOFTIM I AVOKATIT TË POPULLIT PËR HAPJEN E RASTEVE EX OFFICIO, BAZUAR NË INFORMATAT E PLASUARA NË MEDIA

Bazuar në mandatin dhe kompetencat që ka, Avokati i Popullit mund të bëj hetime, jo vetëm për t’iu përgjigjur ankesës së parashtruar, por edhe me iniciativën e vet (Ex Officio), nëse nga konstatimet, dëshmitë apo faktet e paraqitura, ose nga njohuritë e fituara në mënyra të tjera, ka bazë të rezultojë se nga ana e autoriteteve janë shkelur të drejtat dhe liritë e njeriut të përcaktuara me Kushtetutë, ligje apo me instrumente ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.


Pohimet e gazetarëve përmes mediave të shkruara, mass-mediave apo portaleve elektronike, për shkelje të të drejtave të njeriut, në kundërshtim me garancitë kushetuese dhe ligjore, apo me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare, të cilat zbatohen drejtpërdrejtë në vendin tonë, trajtohen me shumë vëmendje dhe janë burim jashtëzakonisht i rëndësishëm informacioni për Avokatin e Popullit.


Vetëm nga janari i këtij viti, Avokati i Popullit, mbështetur në informatat e pranuara nga mediat, ka hapur mbi 20 raste Ex Officio, një pjesë prej të cilave tashmë janë mbyllur dhe për to janë nxjerrë raporte që u janë drejtuar autoriteteve përkatëse, përderisa raste të tjera janë zgjidhur, në një mënyrë a tjetrën , në pajtim me kërkesën e palës. Pjesa tjetër e rasteve janë në proces hetimi dhe trajtimi.


Hapja e rasteve që ngritin çështje të të drejtave dhe lirive të njeriut, duke u bazuar në raportet a kronikat mediale, si burim primar informacioni, e rithekson edhe njëherë rëndësinë që kanë mediat për të sensibilizuar institucionet dhe opinionin e gjerë lidhur me çështje të ndjeshme dhe në interes të mirëqenies dhe dinjitetit qytetarë. Po ashtu, e vë në pah partneritetin e natyrshëm ndërmjet institucioneve kombëtare të të drejtave të njeriut, çfarë është Institucioni i Avokatit të Popullit dhe mediave, si zëdhënëse të interesit publik.

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga Rruga " Afrim Zhitia" n/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 and 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.