REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

29.5.2015

NJOFTIM I AVOKATIT TË POPULLIT LIDHUR ME RAPORTIN ME REKOMANDIME EX OFFICIO, Nr. 498/2014

29 maj 2015 – Në muajin qershor 2014, në pjesën e Komunës së Veriut të Mitrovicës janë vendosur një sërë pengesash fizike mbi dhe pranë urës së lumit Ibër si dhe në rrugë të ndryshme të Mitrovicës, pjesërisht me iniciativën, praninë dhe nën vëzhgimin e autoriteteve të ndryshme publike. Që nga ajo kohë, nuk janë ndërmarrë veprime të tjera nga institucionet publike në lidhje me këto veprime.


Avokati i Popullit ka vlerësuar se ka munguar një trajtim dhe analizë ligjore dhe kushtetuese lidhur me këto ndërtime,  të ashtuquajtura “Parku i Paqes”, “Sheshi Car Lazar”, “Sheshi Adem Jashari” dhe “Sheshi UÇK”, në Komunën e Veriut të Mitrovicës. Prandaj, Avokati i Popullit ka vendosur të hapë hetime me vetiniciativë lidhur me këtë çështje, me dy qëllime kryesore: (1) për të vlerësuar nëse ngritja e katër ndërtimeve të lartcekura paraqet shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, posaçërisht të së drejtës për lëvizjen e lirë, sipas standardeve vendore dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, dhe (2) për t’u dhënë rekomandime autoriteteve përgjegjëse në bazë të këtij vlerësimi. Në bazë të analizës juridike lidhur me këtë rast, Avokati i Popullit


konstaton se:


(1)    Sheshi “UÇK” dhe Sheshi “Adem Jashari” nuk paraqesin asnjë kufizim të së drejtës për lëvizjen e lirë. Por, meqenëse nuk janë ngritur në përputhje me ligj, këto ndërtime janë të kundërligjshme.


(2)    Ngritja e “Parkut të Paqes” dhe “Sheshit Car Lazar” përbën jo vetëm një shkelje të ligjit por edhe një shkelje të Kushtetutës dhe instrumenteve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, përkatësisht një shkelje të së drejtës për lëvizjen e lirë.


(3)    z. Marko Gjuriq, duke marrë pjesë në mënyrë aktive dhe me veprime konkrete në ndarjen gjeoetnike të territorit të Republikës së Kosovës, respektivisht qytetit të Mitrovicës, ka shkelur Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, duke cenuar me këtë rast të drejtën për lirinë e lëvizjes së individëve në territorin e Republikës së Kosovës dhe për këtë arsye “përbën kërcënim për sigurinë shtetërore [dhe] rendin publik . . . në Republikën e Kosovës” (Ligji 04/L-219 për të Huajt, neni 31.1).


(4)    Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, z. Goran Rakiq, dhe kryetarja e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, znj. Ksenija Bozhoviq, kanë dështuar plotësisht për të bashkëpunuar me zyrtarët e tjerë të Komunës.


Në bazë të këtyre konstatimeve dhe në përputhje me nenin 135, par. 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 16, par. 1 të Ligjit për Avokatin e Popullit, Avokati i Popullit


rekomandon që:


(1)    Zyra Administrative e Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, në afatin më të shkurtë kohor, të largojnë “Parkun e Paqes” nga ura kryesore e lumit Ibër, si dhe të ndalin punimet në “Sheshin Car Lazar” dhe ta kthejnë rrugën në gjendjen e mëparshme, duke lejuar lëvizjen e lirë në këtë urë, si për këmbësorët ashtu edhe për automjetet.



(2)    Zyra Administrative e Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, në afatin më të shkurtë kohor, të largojnë të gjitha pengesat e ndërtuara fizike në Lagjen e Boshnjakëve dhe në hyrje të fshatit Suhodoll, respektivisht te “Sheshi Adem Jashari” dhe “Sheshi UÇK”.


(3)    Ndaj të gjithë personave përgjegjës për vendosjen e “Parkut të Paqes”, sidomos ndaj udhëheqësve të tyre, kryetarit Rakiq dhe z. Marko Gjuriq, të ndërmerren masa të parashikuara me ligj për shkeljen e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, duke përfshirë edhe ndjekje penale.


(4)    Qeveria e Republikës së Kosovës t’i refuzojë hyrjen në territorin e Republikës së Kosovës, shtetasit të huaj Marko Gjuriq, në bazë të Ligjit për të Huajt, neni 31.1 (“I huaji mund të lejohet të hyjë në Republikën e Kosovës . . . nëse ai [mes të tjerash] nuk përbën kërcënim për sigurinë shtetërore, rendin publik, shëndeti[n] publik në Republikën e Kosovës”) dhe neni 32.1 (“Të huajit i cili nuk i plotëson kushtet për hyrje të përcaktuara me nenin 31 të këtij ligji, i refuzohet hyrja në territorin e Republikës së Kosovës”).


(5)    Kryetari Rakiq dhe kryetarja Bozhoviq, të marrin të gjitha masat e nevojshme për të bashkëpunuar në nivelin e duhur me zyrtarët e tjerë të Komunës.


 


 

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga Rruga " Afrim Zhitia" n/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 and 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.