REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

28.9.2017

NËN ORGANIZIMIN E AVOKATIT TË POPULLIT U SHËNUA DITA NDËRKOMBËTARE E TË DREJTËS PËR TË DITUR

Me qëllim shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtës për të Ditur, Avokati i Popullit organizoi një Forum Diskutimi me temën “E drejta për të ditur - legjislacioni dhe praktika në Kosovë”

Synimi i organizimit të kësaj ngjarje ishte reflektimi mbi të drejtën për të ditur, si koncept fundamental për tranparencë dhe llogaridhënie institucionale, duke ofruar përspektivat e folësve mbi legjislacionin që siguron respektimin e kësaj të drejte dhe zbatimin praktik të saj, përfshirë funksionalitetin e mekanizmave që garantojnë qasjen në dokumente zyrtare dhe qasjen në informacion, në vendin tonë.

Të pranishëm në këtë Forum ishin zyrtarë të autoriteteve publike, përfaqësues të shoqërisë civile dhe gazetarë. Diskutimet u fokusuan në identifikimin e mangësive ligjore dhe sidave sa i përket legjislacionit për qasje në dokumente publike dhe veçanarisht u fol për zbatimin praktik dhe gatshmërinë e institucioneve për transparencë.

Në këtë kontekst, Avokati i Populit theksoi se e drejta pë të ditur shtron para autoriteteve publike dy obligime: qasjen proaktive në publikimin e informatave kyçe sa i përket punës së tyre, si dhe gatishmërinë t’i përgjigjen interesimit dhe kërkesave për qasje në informacion apo dokumente publike.

Nga tërësia e diskutimeve të bëra nga të pranishmit, u konkludua se :

• Si koncept bazik për arritjen e transparencës dhe llogaridhënies, e drejta për të ditur qëndron në thelb të funksionimit të një shoqërie demokratike. Dhënia dhe marrja e informacioneve siguron pjesëmarrjen dhe aktivizmin qytetar në proceset vendim-marrëse;

• Qasja në informacion siguron qeverisje transparente dhe llogaridhënëse;

• Garancitë që ofron Kushtetuta nëpërmjet tre neneve eksplicite: Nenit 40 - Liria e shprehjes; Nenit 41 - E drejta e qasjes në Dokumente Publike; Nenit 42 – Liria e mediave, e po ashtu nëpërmjet zbatimit të drejtëpëdrejtë në vendin tonë të Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare, si dhe kërkesës decidive kushtetuese për t’ju referuar praktikës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, janë bazë e mirë juridike për transparencë dhe llogaridhënie publike, që e bëjnë parim të pakontestueshëm qasjen në informacion dhe dokumente publike si rregull, e refuzimin si përjashtim;

• Gazetarët dhe pjesëtarët e shoqërisë civile luajnë rol të rëndësishëm si mbikqyrës publik të punës së autoriteteve publike dhe aktivizmi i tyre është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm;

• Autoritetet publike duhet të fuqizojnë kapacitetet dhe në pajtim me legjislacionin vendor të eliminojnë barrierat në sigurimin e informacioneve dhe dokumenteve publike dhe të funskionalizojnë mekanizmat që e mundësojnë këtë gjë;

• Vullneti i munguar politik, heshtja e institucioneve, mungesa e sanksioneve ligjore për autoritetet/ bartësit e përgjegjësive, që bëhen pengesë për hapjen e informacioneve dhe dokumenteve të rëndësishme për publikun, harmonizimi i legjislacionit dhe eliminimi i kolizionit ligjor mbeten sfida që kërkojnë vëmendje dhe alternativa në funksion të transparencës dhe llogaridhënies publike.

Në përmbyllje të këtij Forumi, Avokati i Popullit falënderoi të pranishmit që iu përgjigjen ftesës së IAP-së dhe kontribuan me diksutimet e tyre, si dhe riktheksoi interesin e qytetarit për fuqizimin e vazhdueshëm të transparencës.


  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga " Afrim Zhitia" p/n
(ndertesa e Administratës Pensionale te Kosovës),
kati i 3-të, zyret nr. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.