REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

17.1.2012

Komunikatë për media e Avokatit të Popullit lidhur me ngjarjet e 14 janarit 2012

Prishtinë, 17 janar 2012 - Avokati i Popullit, z. Sami Kurteshi, shprehë shqetësimin e tij të thellë lidhur me zhvillimin dhe ecurinë e ngjarjeve me rastin e mbajtjes së protestës së Lëvizjes Vetëvendosje, në Merdare dhe te Dheu i Bardhë, më 14 janar 2012.
Intervenimi i policisë, përzgjedhja e mjeteve dhe e metodave si dhe përdorimi i dhunës gjatë protestës në Podujevë dhe te Dheu i Bardhë, nga Avokati i Popullit konsiderohet si i panevojshëm, i pajustifikueshëm dhe joproporcional.
Përveç në vendin e protestës, dhuna e pjesëtarëve të njësisë speciale është përdorur edhe gjatë transportimit të të arrestuarve, madje edhe në stacionin policor në Podujevë, në praninë e përfaqësuesve të Avokatit të Popullit, të cilët në një moment janë kërcënuar dhe penguar në kryerjen e punëve të tyre nga ana e pjesëtarëve të njësisë speciale.
Përgjithësisht, në fillim arrestimet janë bërë në mënyrë përzgjedhëse, me fokus të veçantë tek organizatorët, sidomos deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës të pranishëm në protestë, ndaj të cilëve është përdorur dhunë, e përcjellë me veprime degraduese dhe poshtëruese. Po ashtu gjatë ndërhyrjes së policisë dhunë është përdorur edhe ndaj një përfaqësuesi të mediave në krye të detyrës.
Në Podujevë janë bërë edhe arrestime arbitrare në lokale të ndryshme afariste si dhe në oborret e shtëpive, duke arrestuar edhe persona në vendet e tyre të punës, si dhe kalimtarë të rastit, që nuk ishin pjesë e protestës. Arrestimet janë përcjellë me dhunë të pakontrolluar dhe me fyerje e poshtërime, në baza personale edhe në baza gjinore.
Shumica e të arrestuarve, në stacionet policore në Podujevë dhe në Gjilan, janë vizituar nga përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit. Është vërejtur se ishte mjaft vështirë të bëhet identifikimi i zyrtarëve policorë, nga ana e të arrestuarve, por edhe e vëzhguesve. Po ashtu vërehej se pjesëtarët e njësisë speciale nuk i posedonin numrat e tyre identifikues.
Avokati i Popullit shpreh keqardhje për të gjithë të lënduarit me rastin e protestës së 14 janarit dhe kërkon një hetim të detajuar gjyqësor të sjelljeve të pjesëtarëve të policisë, si dhe kërkon identifikimin e të gjithë personave që kanë përdorur dhunë gjatë protestës.
Avokati i Popullit kërkon nga të gjitha palët respektimin e zbatimin e ligjeve në fuqi, kurse nga autoritetet publike garantimin e të drejtës së lëvizjes së lirë, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të njerëzve si dhe mbrojtjen e pronës, pa tejkaluar kompetencat e përcaktuara me ligj dhe kushtetutë.

___________________________
1. Avokati i Popullit, në bazë të kompetencave dhe misionit të tij ligjor, më 14 janar 2012, kishte të angazhuara 4 ekipe për të vëzhguar situatën në terren, në të dy pikat kufitare të Kosovës me Serbinë, ku janë zhvilluar protestat, duke filluar nga ora 10.00 deri në orën 21.00 të mbrëmjes.

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +383 (0) 28 530 138
Adresa Rruga " Afrim Zhitia" p/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.