REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

06.12.2011

KOMUNIKATË PËR MEDIA - AVOKATI I POPULLIT SHPREH SHQETËSIMIN PËR NDOTJEN E UJËRAVE

6 dhjetor 2011 - Bazuar nga raportet, të cilat Institucioni i Avokatit të Popullit i merr nga bashkëpunëtorët që ka nëpër zyrat e veta rajonale, si dhe nga kronikat e sjella përmes mediave, z. Sami Kurteshi, Avokat i Popullit shpreh shqetësimin e tij lidhur me ndotjen e ujërave në Kosovë, që për pasojë, mes tjerash, ka edhe ngordhjen e peshqve.

Në korrik të këtij viti, përfaqësuesi i zyrës së IAP-së në Gjilan, pas marrjes së informatës për peshqit e ngordhur në lumin Morava, ka vizituar fshatrat përgjatë të cilave kalon ky lumë (Uglar, Pogragjë dhe Dobërçan) me ç’rast është vërejtur një sasi e konsiderueshëm e peshqve të ngordhur. Ndërkaq ditë më parë një gjë e tillë është vërejtur edhe në basenin e lumit Drini i Bardhë, në Malësi të Vogël, në afërsi të Klinës dhe në lumin Morava, në afërsi të Gjilanit.
Pamjet nga lumenjtë e sipërpërmendur pasqyrojnë ndikimin e drejtpërdrejtë të veprimeve të pakontrolluara, të cilat ndikojnë në kualitetin e ekosistemeve ujore.
Duke vlerësuar situatën mjaft alarmante, në këtë aspekt, Avokati i Popullit, fton të gjithë mekanizmat përgjegjës, veçmas inspektoratin e ujërave, që funksionon në kuadër të MMPH-së, si dhe strukturat udhëheqëse nëpër komuna, që të ndërmarrin të gjitha masat për pengimin e një ndotjeje të tillë, si dhe për parandalimin e hedhjes së substancave dhe mbeturinave, të cilat për shkak të vetive fizike, kimike e biologjike mund të rrezikojnë shëndetin publik dhe organizmat ujorë.
Gjithashtu, Avokati i Popullit kërkon bashkëpunimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe gjykatave, në mënyrë që të ndërmerren të gjitha masat që të gjenden shkaktarët e ndotjes dhe ata të përgjigjen financiarisht dhe penalisht për të gjitha shpenzimet që dalin, përfshirë edhe shpenzimet për parandalimin e ndotjes, masat kontrolluese të nevojshme, shpenzimet administrative, shpenzimet riparuese apo kompensuese, në pajtim me ligjin në fuqi.
  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga " Afrim Zhitia" p/n
(ndertesa e Administratës Pensionale te Kosovës),
kati i 3-të, zyret nr. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.