REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

24.6.2016

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Të nderuar përfaqësues të medieve,


Avokati i Popullit dhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) i cili përfaqëson njëzet e dy organizata jo qeveritare, i shprehin ngushëllime familjes Mramori për humbjen e jetës së dy fëmijëve si pasojë e gropës së hapur në afërsi të shtëpive në lagjen Kolovica në Prishtinë, për shkak të mos respektimit të standardeve përkatëse të punës dhe mos sigurimit të hapësirës punuese, gjë që përbën rrezik të përgjithshëm për qytetarët e në veçanti për fëmijët.


Avokati i Popullit dhe KOMF kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që në kuadër të përgjegjësive të tyre,  familjes Mramori t’i ofrojnë ndihmë dhe të gjitha shërbimet e nevojshme.


Rastet e fundit të humbjes së jetës të fëmijëve në Kosovë nga fatkeqësitë e ndodhura kryesisht të shkaktuara nga faktori njeri, dëshmojnë për mungesën e një qasje institucionale për mbrojtje të jetës që përbën të drejtën themelore.


Lidhur me këtë, Avokati i Popullit dhe KOMF përpos që kërkojnë hetime efektive, ndëshkim sipas legjislacionit në fuqi dhe kompenzim adekuat, kanë filluar hulumtimin e humbjes së jetës të fëmijëve në Kosovë, me qëllim që të konstatohen arsyet dhe faktorët që shkaktojnë atë, në mënyrë që të ketë qasje parandaluese për raste të tilla.


Një hulumtim i tillë do të ndihmonte autoritetet publike të kenë një pasqyrë reale të gjendjes si dhe të hartojnë dhe zbatojnë politika për mbrojtje të jetës së fëmijëve.


Kjo ngjarje dhe ato të ditëve të kaluara alarmojnë në nivel vendi, për rrezikimin e jetës së fëmijëve, prandaj ritheksojmë nevojën që të gjitha komunat e Kosovës, institucionet në nivel qendror, kompanitë dhe individët të ndërmarrin të gjitha masat e duhura për të ofruar ambient të sigurt për qytetarët e saj, veçanërisht për fëmijët.

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga " Afrim Zhitia" p/n
(ndertesa e Administratës Pensionale te Kosovës),
kati i 3-të, zyret nr. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.