REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

30.5.2012

KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT LIDHUR ME SIGURINË E JETËS DHE PRONËS NË VEND

30 maj 2012 - Avokati i Popullit, z. Sami Kurteshi shpreh shqetësimin e tij pas rasteve të shtuara të vrasjeve, veçmas në Regjionin e Dukagjinit, si dhe ngjarjeve të njëpasnjëshme të kërcënimeve dhe djegies së shtëpive të pjesëtarëve të komunitetit serb në Komunën e Klinës si dhe djegies së disa lokaleve të një pronari rom dhe dy pronarëve shqiptarë në Komunën e Gjakovës. Këto raste konfirmojnë faktin se siguria e jetës dhe e pronës mbetet segment i brishtë në Kosovë.


Përfaqësuesit e Avokatit të Popullit kanë vizituar tri komunat që kohëve të fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes së opinionit publik Pejë, Gjakovë dhe Klinë. Ata kanë takuar zyrtarët komunal, përfaqësuesit e autoriteteve kompetente të sigurisë edhe qytetarët me të cilët kanë biseduar lidhur me shqetësimet që ata kanë.
Vrasjet, dhuna, dëmtimi i pronës dhe kërcënimet si mënyrë e zgjidhjes së konflikteve konfirmojnë edhe njëherë se sistemi i drejtësisë dhe i sigurisë në vend po tregohet i pafuqishëm në mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarit.
Angazhimi më efikas i organeve për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë në identifikimin e kryerësve të veprave kriminale dhe vënia e tyre para organeve të drejtësisë, është veprim i domosdoshëm, jo vetëm për të zbardhur rastet që kanë ndodhur, por edhe për të parandaluar aktet e tilla dhe për të ndikuar në sigurinë e përgjithshme në vend. Sulmet dhe kërcënimet, në mënyrë të veçantë ato në baza etnike janë të papranueshme.
Avokati i Popullit, fton për angazhim dhe përkushtim shumë më të madh dhe më të vendosur të autoriteteve kompetente për sigurimin e jetës, pronës dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe çdo personi në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Kjo do të garantonte respektim të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, si parakusht për fuqizimin e demokracisë në shoqërinë tonë.
  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga Rruga " Afrim Zhitia" n/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 and 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.