REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

12.8.2015

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Prishtinë, 12 gusht 2015 – Bazuar në kompetencat dhe përgjegjësitë e përcaktuara me ligj,  Avokati i Popullit ushtron kompetencat e tij edhe me anë të ndërmjetësimit dhe pajtimit. Duke e vlerësuar si alternativë, jo thjesht për zgjidhjen e rasteve, por edhe për ngritjen e përgjegjshmërisë institucionale, Avokati i Popullit ka vënë në përdorim këtë mundësi ligjore dhe ka ndërmjetësuar midis z. Fetah Rudi dhe kryetarit të Komunës së Malishevës, z. Ragip Begaj.


z. Fetah Rudi, i është drejtuar me ankesë Avokatit të Popullit lidhur me deklaratën publike të z. Ragip Begaj, i cili, në cilësinë e funksionit që kryen, duke aluduar në aftësitë e kufizuara në lëvizje të z. Rudi, është shprehur se: “Për shkak të problemeve shëndetësore Fetahu nuk mund ta ushtroj funksionin e nënkryetarit”. Kjo deklaratë, me të drejtë, është konsideruar diskriminuese nga z. Rudi.


Avokati i Popullit ka propozuar ndërmjetësimin si mekanizëm juridik për çështjen e ngritur, për të cilën janë pajtuar të dyja palët dhe pas takimit me përfaqësuesit e Avokatit të Popullit është arritur marrëveshja. Duke marrë parasysh gjithë rrethanat në të cilat ka ndodhur deklarimi, ashtu siç edhe respektin e ndërsjellë që z. Begaj dhe z. Rudi kanë shfaqur për njëri tjetrin, në takimet e ndara me ta, është realizuar një takim i përbashkët, me ç’ rast  kryetari i  Komunës së Malishevës ka shprehur keqardhje për situatën e krijuar pas deklaratës së tij, të dhënë pa qëllim diskriminimi, për të cilën gjithashtu ka bërë edhe sqarim publik. Ai ka kërkuar falje për shqetësimin e krijuar me këtë rast, gjë që është vlerësuar  dhe është mirëpritur nga z. Fetah Rudi, si formë e satisfaksionit moral.


Angazhimi i Avokatit të Popullit, në këtë rast, është bërë në pajtim me nenin 16, paragrafi 11, të Ligjit për Avokatin e  Popullit dhe është përmbyllur me një aktpajtim formal juridik. Kjo formë e zgjidhjes së rasteve është alternativë që jep efekte pozitive në edukimin e përgjithshëm shoqëror dhe ndikon në ngritjen e përgjegjësisë institucionale dhe individuale, kundrejt trajtimit të barabartë dhe jo diskriminues, ashtu si edhe gjuhës së përdorur në deklarimet publike.

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +383 (0) 28 530 138
Adresa Rruga " Afrim Zhitia" p/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.