REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

18.6.2013

KOMUNIKATË LIDHUR ME GJENDJEN SHËNDETËSORE TË GREVISTËVE NË GREVËN E URISË NË PRISHTINË

18 qershor 2013 - Avokati i Popullit ka përcjellur në vazhdimësi rrjedhën e grevës, e cila po mbahet në ambient të hapur në Prishtinë, që nga data 31 maj 2013. Bazuar në kohëzgjatjen e grevës së urisë, e cila ka hyrë tashmë në ditën e tetëmbëdhjetë, i shqetësuar për shëndetin e grevistëve, ai ka vizituar ata në vendin ku po mbahet greva.
Ai është interesuar për gjendjen shëndetësore të grevistëve dhe i ka lutur ata që të shqyrtojnë mundësinë e ndërprerjes së grevës. Edhe pse deklarimi i tyre ishte se ndjehen mirë me shëndet, nga pamja e jashtme e tyre mund të konstatohet se ka shenja të lodhjes dhe dehidratimit. Kjo gjendje rëndohet edhe më shumë me rritjen e temperaturave.
Avokati i Popullit është i shqetësuar se deri më tani institucionet e shëndetit publik nuk kanë ofruar përkujdesin e domosdoshëm dhe të obligueshëm shëndetësor në të tilla raste, përfshirë edhe informacionin e domosdoshëm për pasojat në shëndetin e pjesëmarrësve të grevës së urisë dhe mënyrës se si po zhvillohet ajo.
Avokati i Popullit rekomandon që Ministria e Shëndetësisë (MSH), respektivisht Qendra Klinike Universitare, ose stacioni më i afërt shëndetësor publik, të ofrojnë kujdesin dhe mbikëqyrjen e obligueshme shëndetësore të paraparë në të tilla raste, në mënyrë që të ruhet jeta dhe shëndeti i grevistëve.
  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga Rruga " Afrim Zhitia" n/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 and 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.