REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

25.3.2003

KERKESA E OMBUDSPERSONIT PER PSSP-NE LIDHUR ME PERMIRESIMIN E BASHKEPUNIMIT ME INSTITUCIONIN

Sot, Ombudspersoni i dërgoi një letër PSSP-së duke kërkuar nga ai që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar që autoritetet e policisë të përmirësojnë bashkëpunimin e tyre me Ombudspersonin. Në veçanti, Ombudspersoni kërkoi nga PSSP-ja që të udhëzojë policinë të përgjegjet në kërkesat e vazhdueshme të Ombudspersonit për informata nga autoritetet e policisë, të cilat mund të jenë të rëndësishme për hetimet mbi ankesat që individë të ndryshëm i kanë parashtruar Ombudspersonit. Në disa nga këto ankesa është pohuar që individët janë keqtrajtuar nga policia e cila i ka ndaluar apo paraburgosur. Në të tjerat, është pohuar që policia ka dështuar të zhvillojë hetimet mbi krime tjera apo ka dështuar që viktimave të këtyre krimeve të u sigurojë informata rreth hetimeve mbi to. Në disa nga këto raste, policia nuk ka përfillur kërkesat e përsëritura të Ombudspersonit për periudha kohore deri më 2 vite.
Sipas ligjit të aplikueshëm në Kosovë, si policia e UNMIK-ut ashtu edhe SHPK-ja janë të obliguara që të bashkëpunojnë me Ombudspersonin duke i ofruar atij informatat, dokumentet dhe dosjet përkatëse rreth hetimeve mbi shkeljet e pohuara të të drejtave të njeriut dhe keqpërdorimit të autoritetit. Edhe pse PSSP-ja mund të kundërshtojë dhënjen e ndonjë dosje apo dokumenti, ai është i obliguar që ta informojë me shkrim Ombudspersonin për arsyet e tij për ta bërë atë.
Letra e sotme drejtuar PSSP-së, në të cilën kërkohet nga ai të ndërmarrë veprime për të siguruar që policia të përmbushë obligimet e saj ligjore, është letra e tretë e ngjajshme që Ombudspersoni i dërgon atij brenda gjashtë muajve të fundit, pa pranuar kurrfarë përgjegjje.
Ombudspersoni e mirëpret një përgjegjje të shpejtë nga PSSP-ja, si dhe një përgjegjje gjithëpërfshirëse ndaj kërkesave për informata mbi këto raste, të drejtuara shumë kohë më parë autoriteteve të policisë në Kosovë.
  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga Rruga " Afrim Zhitia" n/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 and 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.