REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

12.6.2007

Institucioni i Ombudspersonit në Kosovë nxjerr rekomandimet e përbashkëta të konferencës së ombudsmanëve të rajonit

Sot, Institucioni i Ombudspersonit në Kosovë nxjerr rekomandimet e përbashkëta (shih të bashkangjitur) të paraqitura nga pjesëmarrësit e “ Konferencës së ombudsmanëve të rajonit mbi përkrahjen dhe pengesat në mbrojtjen e të drejtave të njeriut” , që është mbajtur më 8 dhe 9 qershor 2007 në Prishtinë.
E organizuar për herë të parë nga Institucioni i Ombudspersonit në Kosovë e përkrahur nga zyra Amerikane në Prishtinë dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë, konferenca ka bashkuar institucionet e ombudsmanëve nga Evropa juglindore së bashku me përfaqësuesit e autoriteteve lokale të Kosovës, grupet nga shoqëria civile dhe mediat.
Fjalimet hyrëse janë bërë nga Ushtruesi i detyrës së Ombudspersonit, z. Hilmi Jashari, Kryesuesi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Werner Wnendt, Kryetari i Kosovës, z. Fatmir Sejdiu dhe Ministri i Drejtësisë, z. Jonuz Salihaj.
Veç tjerash, prezantime pati nga një numër i përfaqësuesve të institucioneve të ombudsmanëve si dhe nga kryetari i Fondacionit të Helsinkit për të drejtat e njeriut dhe ish Ombudsperson në Kosovë, z. Marek Antoni Nowicki, Kryesuesi i rrjetit ndërkombëtar të ombudsmanëve ( rajoni i Evropës) z. Peter Kostelka dhe nga znj. Irini Kitsou-Milonas, Këshilltare ligjore në zyrën e Komisarit për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës.
Konferenca kryesohej nga z. Paul Miller, Kryesues i zyrës së Komisarit për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara në Prishtinë.
Përfaqësuesit e institucioneve të ombudsmanit të Shqipërisë, Malit të Zi, Greqisë, Maqedonisë, Kroacisë, Sllovenisë dhe Hungarisë dhanë kontributin e tyre gjatë punës së konferencës.
Duke pasur parasysh se pjesëmarrësit u pajtuan se kjo ngjarje ishe një sukses i madh, pritet që kjo konferencë e ombudsmanëve të rajonit të shënoj një shtesë domethënëse në kalendarët vjetor të institucioneve të ombudsmanëve të rajonit si dhe te autoritetet lokale të Kosovës, grupet nga shoqëria civile dhe mediat.
Citate të nxjerra nga konferenca :
“Ajo që më së shumti më shqetëson është se tashmë një vit pas hyrjes në fuqi të rregullores së re, kuvendi ende nuk e ka përfunduar procesin e emërimit të Ombudspersonit. Ndonëse, unë e di që nuk është bërë me qëllim, kjo situatë ilustron se institucionet e pavarura megjithëse thelbësore për zhvillimin demokratik të Kosovës ende nuk kanë fituar nivelin e respektit që duhet ta zotërojnë”.
- Ambasadori Werner Wnendt, Kryeuse i Misionit të OSBE-së në Kosovë
Duke folur për kohën e tij si Ombudsperson ndërkombëtar i Kosovës: “Një njeri shqiptar erdhi në zyrën time që të paraqesë një ankesë... Para se të tregoj rastin e tij, ai së pari tha: ‘Që kur e kemi institucionin e Ombudspersonit këtu, ne populli nuk ndihemi më të vetëm’. Unë e konsiderova këtë si një puna që e bëja. Po ashtu shpresoj se kjo është dhe do të jetë një moto për pasardhësin tim – që të bëjë që njerëzit të mos ndihen më të vetëm!”
- z. Marek Antoni Nowicki, Kryetar i Fondacionit të Helsinkit të për drejtat e njeriut dhe ish Ombudsperson në Kosovë.
“Ne po presim një vendim për të ardhmen e Kosovës.. dhe pas këtij vendimi institucionet tona vendore do të jenë përgjegjëse për ndërtimin e të ardhmes së Kosovës. Gjatë këtij tranzicioni dhe konsolidimi të demokracisë dhe sundimit të ligjit, roli i Institucionit të Ombudspersonit si një mekanizëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut do të jetë edhe më i qartë...”
- z. Hilmi Jashari, Ushtrues i detyrës së Ombudspersonit në Kosovë.
Kur flasim për partneritetin në mes të ombudsmanit dhe mediave: “Nëse një muzikantë dëshiron që meloditë e tij të dëgjohen në audiencë në një sallë të madhe koncerti, telat e violinës së tij nuk do të mjaftojnë, kështu që ai nuk duhet të luaj vetëm me instrumente klasike muzikore por duhet të përdorë edhe përforcuesin elektrik. E njëjta zbatohet tek ombudsmani në aktivitetet e tija publike- nëse ai dëshiron që të arrij publicitet me argumentet e tij, zëri i tij nuk do të jetë mjaft i lart, dhe prandaj atij i nevojiten mediat..”
- z. Peter Kostelka, Kryesues i Rrjetit Ndërkombëtar të Ombudsmanëve ( Rajoni Evropian)
“Zgjedhja e ombudsmanit mund të konsiderohet si një reflektimi i besimit të kuvendit ndaj kandidatëve, dhe ky është një fillim i një marrëdhënie disa vjeçare që nuk është liruar nga mosmarrëveshjet as kohë pas kohe..”
- z. Barnabas Hajas, Përfaqësues i Institucionit të Ombudsmanit të Hungarisë
  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga " Afrim Zhitia" p/n
(ndertesa e Administratës Pensionale te Kosovës),
kati i 3-të, zyret nr. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.