REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

16.12.2015

INFORMATË PËR REKOMANDIMET E DËRGUARA ZYRËS SË KRYEMINISTRIT NGA ANA E AVOKATIT TË POPULLIT

Prishtinë, 15 dhjetor 2015 – Bazuar në kompetencat kushtetuese dhe përgjegjësitë ligjore, Avokati i Popullit mbi bazën e detyrës zyrtare, i ka nisur sot Zyrës së Kryeministrit rekomandime lidhur Strategjitë për mbrojtjen e drejtave dhe lirive të njeriut, të hartuara nga Zyra për Qeverisje të Mirë (ZQM ) / Zyra e Kryeministrit (ZKM).


Avokati i Popullit ka vërejtur se ZQM me ”Planin Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2015” ka paraparë nxjerrjen e strategjive dhe planeve të veprimit për strategjitë aktuale për të krijuar politika më efikase, të qëndrueshme dhe të bashkërenduara në fushën e të drejtave dhe të lirive të njeriut, ku ZQM është përgjegjëse e aktiviteteve. Bazuar në këtë Plan vjetor, deri në fund të vitit 2015, pritet hartimi i disa dokumenteve strategjike për periudhën 2016 – 2020, përderisa, aktualisht janë në zbatim e sipër gjashtë (6) strategji, tre prej të cilave përfundojnë sivjet, si dhe tre dokumente tjera janë në zbatim e sipër.


Avokati i Popullit vëren se ZQM ka hartuar trembëdhjetë dokumente strategjike për fusha të ndryshme të të drejtave të njeriut, ku për secilën strategji ka nga një grup të posaçëm punues, të ngarkuar për dokumentin përkatës, gjë që është jashtëzakonisht problematike në koordinimin dhe monitorimin e zbatimit të strategjive. Së këndejmi, duke u nisur nga fakti se të drejtat e njeriut janë unike dhe të patjetërsueshme, Avokati i Popullit rekomandon fuqishëm që në nivel qendror të ketë një strategji të vetme për të drejtat dhe liritë e njeriut, e cila do të përfshinte të gjitha strategjitë e fushave të të drejtave të njeriut dhe një grup të vetëm punues, që do të mbahej përgjegjës për monitorimin e zbatimit të Strategjisë për të Drejtat e Njeriut në Kosovë. Një dokument strategjik unik për të drejtat e njeriut, do t`i shërbente Qeverisë së Republikës së Kosovës si orientuese për të krijuar politika efikase, të qëndrueshme dhe të bashkërenduara në fushën e të drejtave dhe lirive te njeriut dhe se një dokument i tillë do të ishte shumë më praktik e më i lehtë për monitorim nga organizatat vendore e ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, ndërkaq procesi i zbatimit do të mund të monitorohej nga një mekanizëm i vetëm qeveritar.


Nga praktika e deritanishme, Avokati i Popullit, vëren po ashtu se mekanizmat e nivelit politik të emëruar nga Qeveria janë organe përgjegjëse për të monitoruar progresin dhe vështirësitë e implementimit të strategjisë dhe planit të veprimit për të drejtat e njeriut, por  edhe për t`i raportuar Qeverisë së Republikës së Kosovës, në baza vjetore, për zbatimin e përgjithshëm të strategjisë për të drejtat e njeriut në Kosovë. Së këndejmi, Avokati i Popullit i rekomandon Kryeministrit, që në kuadër të raportimeve para Kuvendit të Republikës së Kosovës, të përfshijë edhe raportimin për të drejtat e njeriut në baza vjetore, për zbatimin e strategjive dhe planeve të veprimit.


Në pajtim me nenin 28 të Ligjit për Avokatin e Popullit, nr. 05/L-019 dhe nenin 132,  paragrafi 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Avokati i Popullit pret që në afat prej 30 ditësh të informohet për veprimet që do të ndërmerren si përgjigje ndaj rekomandimeve të lartpërmendura.


Të plotë, dokumentin e gjeni këtu.

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +383 (0) 28 530 138
Adresa Rruga " Afrim Zhitia" p/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.