REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

13.9.2017

Gjykata Themelore në Prishtinë aprovon kërkesën e Avokatit të Popullit për shtyrjen e ekzekutimit të Vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji

Avokati i Popullit i ka parashtruar Gjykatës Themelore në Prishtinë, gjegjësisht Departamentit për Çështje Administrative, kërkesën për shtyrjen e ekzekutimit të Vendimit, lidhur me faturimin e energjisë elektrike të shpenzuar në veri të vendit

Mbi bazën e padisë së Avokatit të Popullit lidhur me Vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për faturimin e energjisë elektrike të shpenzuar në veri të vendit dhe si rezultat i dështimit të ZRRE-së për të zbatuar rekomandimet e Avokatit të Popullit brenda afatit të dhënë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë Aktvendim, me të cilin ka aprovuar kërkesën e Avokatit të Popullit për shtyrjen e ekzekutimit të Vendimit në fjalë.

Në Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë thuhet se shtyhet ekzekutimi i Vendimit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji V_399_2012, i datës 06.02.2012, deri në marrjen e aktgjykimit lidhur me kërkespadinë e Avokatit të Popullit, gjegjësisht paditësit, në këtë rast.

Në arsyetimin e Gjykatës Themelore lidhur me Aktvendimin e marrë, theksohet se kërkesa e paditësit, respektivisht Avokatit të Popullit për shtyrjen e ekzekutimit të Vendimit në fjalë, i referohet nenit 22, paragrafi 2, të Ligjit për Konfliktet Administrative, ku përcaktohet se “me kërkesën e paditësit, organi, akti i të cilit ekzekutohet, gjegjësisht organi që është kompetent për ekzekutim, mund ta shtyejë ekzekutimin deri në vendimin definitiv gjyqësor, nëse ekzekutimi do t’i sillte dëm paditësit, i cili vështirë të riparohej, kurse shtyerja nuk është në kundërshtim me interesin publik, e as që shtyerja do t’i sillte ndonjë dëm të madh palës kundërshtare, përkatësisht personit të interesuar”.

Gjykata vlerëson se, nga provat të cilat gjenden në shkresat e lëndës, Avokati i Popullit, në cilësinë e paditësit, e ka bërë besueshme kërkesën e tij, se ekzekutimi i Vendimit të kontestuar do t’i sjellë dëm qytetarëve të Republikës së Kosovës, i cili dëm është vështirë i riparueshëm dhe se shtyerja e ekzekutimit të Vendimit, nuk është në kundërshtim me interesin publik. Së këndejmi kërkesa e Avokatit të Popullit është aprovuar.

Aktvendimi u është përcjellë palëve përgjegjëse me këshillën juridike për mundësi ankese në Gjykatën e Apelit, brenda një afati 15 ditësh.
Avokati i Popullit mban qëndrim se faturimi i energjisë elektrike të shpenzuar në veri të vendit nuk ka mbështetje në ligj, për çfarë janë dhënë arsyetimet në Raportin me rekomandime të datës 13 qershor 2017 (për më tepër shih linkun: http://www.ombudspersonkosovo.org/repository/docs/915-2017,_Raport_me_rekomandime-i_skanuar_100136.pdf
  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga " Afrim Zhitia" p/n
(ndertesa e Administratës Pensionale te Kosovës),
kati i 3-të, zyret nr. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.