REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

21.2.2017

Gjykata Kushtetuese vendos Masë të Përkohshme lidhur me Ligjin për Kundërvajtje sipas kërkesës së Avokatit të Popullit

Gjykata Kushtetuese u ka kumtuar sot palëve përgjegjëse vendosjen e Masës së Përkohshme dhe pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të neneve 55 ( paragrafin 4 dhe 5), 56, 57, 58, 59, 60, 61, 62, 63, 64, 65, 66, 67 dhe 68 të Ligjit Nr. 05/L-087 për Kundërvajtje, si përgjigje në kërkesën e parashtruar nga Avokati i Popullit, më 10 shkurt 2017.

Në vlerësimin që Gjykata Kushtetuese i bën kësaj kërkese, mes të tjerash thuhet: “Gjykata konsideron se pretendimet dhe faktet e prezantuara nga parashtruesi i kërkesës, ngrehin një sërë pyetje të nivelit kushtetues që përmbajnë kompleksitete të rëndësishme dhe pasoja të mundshme në administrimin e sistemit te drejtësisë ne Republikën e Kosovës.[...]”

Më tutje, “[...]Gjykata konkludon që zbatimi i Ligjit Nr. 05/L-087 për Kundërvajtje, i 8 tetorit 2016, që ka hyrë në fuqi në janar 2017, më saktësisht zbatimi i neneve të kontestuara 55 (paragrafët 4 dhe 5), 56, 57, 58, 59, 60, 61, 7 62, 63, 64, 65, 66, 67 dhe 68, potencialisht mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për qytetaret e prekur të Republikës së Kosovës.[...]”

Në përmbyllje të vlerësimit që Gjykata Kushtetuese i bën kërkesës së Avokatit të Popullit për Masë të Përkohshme, thuhet se “Gjykata konsideron se çështjet e ngritura në kërkesë janë të një rëndësie te tillë për mbrojtjen e te drejtave dhe lirive themelore te garantuara me Kushtetutë dhe për administrimin e duhur të sistemit të drejtësisë, sa që adresimi i tyre para zbatimit të dispozitave të kontestuara të ligjit të kontestuar është në interesin publik.[...]”

Vendimi për Masë të Përkohshme i Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së neneve 55 (paragrafet 4 dhe 5), 56, 57, 58,59,60,61,62,63,64,65,66,67 dhe 68 te Ligjit nr. 05/L-087 për Kundërvajtje, në formën e vet të plotë gjendet i publikuar në web faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese këtu
  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 30 138,

Adresa:  Sheshi: Agim Hajrizi, pn,
Ndërtesa Regjionale e Administrates Tatimore

Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319
+381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.
Lagja e boshnjakëve,
Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës

Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.