REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

26.2.2015

Deklaratë nga Konferenca e sotme për media lidhur me punën e Gjykatës Kushtetuese

26 shkurt 2015 - Arsyeja e konferencës së sotme për media nga ana e Avokatit të Popullit ishte bërja publike e faktit se gjyqtari Robert Carolan i Gjykatës Kushtetuese, kishte përjashtuar veten nga pjesëmarrja në procedurën e rastit që IAP pati ngritur lidhur me vazhdimin e mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë të Gjykatës Kushtetuese.  Kjo na është bërë e ditur përmes një letre, të cilën na e ka përcjellë personalisht gjyqtari Carolan,  më 13 shkurt 2015.


Në letër, ai konfirmon, në mënyrë kategorike, që nuk ka marrë pjesë në procedurën e rastit. Këtë fakt (përjashtimin e gjyqtarit Carolan), Gjykata Kushtetuese e ka fshehur në Aktvendimin e saj për rastin në fjalë. Mospjesëmarrja e gjyqtarit Carolan në procedurën e rastit, nuk përbën thjesht çështje procedurale, por konteston në tërësi vlefshmërinë e Aktvendimit të Gjykatës. Pa pjesëmarrjen e gjyqtarit Carolan, Gjykata nuk kishte kuorumin e duhur prej shtatë gjyqtarëve për të marrë vendim në këtë rast, dhe për këtë arsye, Aktvendimi i Gjykatës për papranueshmërinë e rastit është i pavlefshëm nga ana ligjore.


Duke marrë parasysh pavlefshmërinë e Aktvendimit të Gjykatës, Avokati i Popullit ka dërguar sot tek Gjykata Kushtetuese një kërkesë të re për shfuqizimin e Dekretit të Presidentes Jahjaga për vazhdimin e mandatit të tre gjyqtarëve ndërkombëtarë të Gjykatës Kushtetuese.



Bashkë me këtë kërkesë, është dërguar tek Gjykata Kushtetuese edhe një kërkesë tjetër, për përjashtimin e Kryetarit Enver Hasani nga pjesëmarrja në procedurën e rastit.


Një memorandum i brendshëm i Misionit EULEX, i botuar në revistën Prishtina Insight më 10 tetor 2014, konfirmon se Kryetari Hasani është konsultuar nga EULEX-i dhe ka dhënë miratimin e tij për anashkalimin e Kuvendit në vazhdimin e mandatit të tre gjyqtarëve ndërkombëtarë. Gjithashtu, në një intervistë dhënë për emisionin Betimi për Drejtësi më 17 dhjetor 2014, vetë Kryetari z. Hasani pranoi që kishte qenë në komunikim të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, që nga tetori i vitit 2013, për të siguruar vazhdimin e mandatit të tre gjyqtarëve ndërkombëtarë të Gjykatës Kushtetuese.


Duke marrë parasysh këto rrethana, Kryetari Hasani nuk mund të jetë i paanshëm në këtë rast dhe prandaj IAP ka kërkuar zyrtarisht përjashtimin e tij nga pjesëmarrja në procedurën e kërkesës së përsëritur.


Në anën tjetër, zbulimi i përjashtimit të gjyqtarit Carolan, dhe mospërmendja e këtij fakti në Aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, krijojnë të paktën dyshim të arsyeshëm që dy gjyqtarët që kanë nënshkruar këtë Aktvendim – Kryetari Hasani dhe gjyqtarja raportuese Arta Rama-Hajrizi – kanë mashtruar publikun, duke fshehur faktin se Gjykata nuk kishte kuorumin e duhur për të marrë vendim në këtë rast.


Janë një varg pyetjesh, të cilave do të duhej përgjigjur Gjykata Kushtetuese:



  • Pse mospjesëmarrja e gjyqtarit Carolan nuk përmendet askund në Aktvendim?

  • Pse emri i gjyqtarit Carolan paraqitet në faqen e parë si pjesë e trupit gjykues që ka shqyrtuar këtë rast, ndërkaq sipas vetë atij, ai nuk ka marrë pjesë?

  • A kanë përjashtuar veten edhe gjyqtarët e tjerë ndërkombëtarë?



  • A është munduar Gjykata të detyrojë gjyqtarin Carolan për të marrë pjesë në procedurë, përkundër vetë-përjashtimit të tij?


Këto pyetje ua kemi drejtuar Kryetarit Hasani, gjyqtares raportuese Arta Rama-Hajrizi dhe tre gjyqtarëve ndërkombëtarë: Carolan, Rodrigues dhe Botusharova-Doicheva.


Përveç gjyqtarit Carolan, të cilin Avokati i Popullit e falënderon përzemërsisht për bashkëpunimin e deritanishëm, gjyqtarët tjerë kanë refuzuar të japin sqarim të kësaj situate, përkundër detyrimit të tyre kushtetues dhe ligjor për të bashkëpunuar me Avokatin e Popullit.


Fakti që katër gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese nuk kanë asnjë problem të shkelin pikërisht atë Kushtetutë që janë betuar për ta mbrojtur, tregon mjaft për gjendjen dëshpëruese të gjyqësorit të Republikës së Kosovës.


IAP thekson se me zbulimin e faktit se gjyqtari Carolan ka përjashtuar veten nga shqyrtimi i rastit tonë, tashmë nuk kemi të bëjmë vetëm me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Dekretit të Presidentes, por përballemi me mundësinë që të paktën dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, të cilët kanë nënshkuar Aktvendimin në këtë rast, kanë mashtruar opinionin publik, në një vendim zyrtar të Gjykatës Kushtetuese.


Një shoqëri demokratike nuk mund të funksionojë, as minimalisht, nëse populli nuk mund të ketë besim në ndershmërinë dhe integritetin bazik të zyrtarëve më të lartë të shtetit. Prandaj, kur përballemi me dëshmi serioze që gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese mund të kenë falsifikuar një vendim zyrtar, për të fshehur faktin që nuk kanë përmbushur kuorumin për nxjerrjen e vendimeve, atëherë kjo, nëse del e vërtetë, godet themelin e demokracisë sonë.


Çfarëdo që të mendohet për kushtetutshmërinë ose kundërkushtetutshmërinë e Dekretit të Presidentes, një gjë është e qartë: nëse Kryetari Hasani dhe gjyqtarja Rama-Hajrizi, ose edhe ndonjë gjyqtar tjetër, ka mashtuar publikun në vendimin e Gjykatës, atëherë akti i dorëheqjes është veprimi i parë dhe më i paktë që duhet bërë. Pohimi kategorik i gjyqtarit Carolan se “nuk ka qenë pjesë e vendimit” në fjalë, është një dëshmi e pamohuar nga askush prej Gjykatës deri më sot.


IAP thekson se gjyqtarëve Hasani dhe Rama-Hajrizi u është ofruar mundësia për t’u sqaruar plotësisht, por këtë ata e kanë refuzuar deri tani. Marrë parasysh këtë, por edhe fakte të tjera për të cilat mund të mos jemi në dijeni, por që duhen hetuar, IAP e konsideron të domsodoshëm dhe të obligueshëm sqarimin institucional të Gjykatës Kushtetuese, ashtu si edhe llogaridhënien e gjyqtarëve vec e vec për qytetarët e vendit dhe opinionin e gjerë publik

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +383 (0) 28 530 138
Adresa Rruga " Afrim Zhitia" p/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.