REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

07.6.2016

Deklaratë e Avokatit të Popullit lidhur me respektimin e të drejtave të fëmijëve dhe parandalimin e dhunës në shkolla

Shtimi i akteve të dhunës nëpër shkolla duhet të jetë brengosës për institucionet shtetërore, përgjegjëse për të siguruar respektimin e të drejtave të fëmijëve, me theks të veçantë integritetin fizik dhe dinjitetin njerëzor të tyre.


Për Avokatin e Popullit dhuna mbetet e papranueshme, e patolerueshme e në kundërshtim edhe me legjislacionin në fuqi. Kushtetuta e Kosovës  përcakton që secili fëmijë gëzon të drejtën për të qenë i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi dhe shfrytëzimi.  Edhe Konventa për të Drejtat e Fëmijës, kërkon që fëmijët të mbrohen nga të gjitha format e dhunës dhe përcakton obligime për shtetet që të ndërmarrin veprime adekuate në këtë drejtim.


Ligji për Arsimin Para-universitar në Republikën e Kosovës, ndalon ndëshkimin fizik apo çfarëdo forme tjetër të ndëshkimit në të gjitha institucionet arsimore dhe aftësuese, qofshin ato publike ose private, përderisa me Rregulloren QRK - nr. 21/20013 për Protokollin për Parandalimin dhe Referimin e Dhunës në Institucionet e Arsimit Para-Universitar, janë përcaktuar rolet dhe përgjegjësitë e institucioneve edukativo-arsimore dhe institucioneve të tjera në parandalimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës ndaj fëmijëve si dhe janë përcaktuar procedurat për adresimin e kësaj çështjeje. Për më tepër, Kodi Penal i Kosovës përcakton që në rastet kur fëmijët keqtrajtohen, frikësohen apo u fyhet dinjiteti nga persona zyrtar, duke keqpërdorur detyrën apo autorizimin, mund të dënohen me burg nga 6 muaj e deri më 5 vite.


Për të parandaluar shtimin e këtyre akteve të dhunës dhe keqtrajtimit fizik dhe psikologjik ndërmjet nxënësve, por edhe dhunën e ushtruar nga ana e mësimdhënësve ndaj nxënësve, ashtu siç edhe rastet  e dhunës nga ana e nxënësve a familjarëve të tyre  ndaj mësimdhënësve,  kërkohet angazhim dhe përpjekje më e madhe e të gjitha institucioneve shtetërore dhe qasje gjithëpërfshirëse, në mënyrë që të adresohet drejt dhe me kohë kjo dukuri.


Përdorimi i dhunës, në të gjitha format e saj, shkakton pasoja të dëmshme dhe shpesh të pariparueshme psikologjike dhe fizike. Avokati i Popullit kërkon vëmendje dhe mobilizim më të madh të institucioneve përgjegjëse shtetërore, organizatave të shoqërisë civile, këshillave të prindërve, të mësimdhënësve, të profesionistëve shëndetësor, nxënësve dhe të tjerëve, në respektimin dhe zbatimin adekuat të legjislacionit, si dhe në hartimin e planeve dhe programeve përkatëse shkollore për parandalimin dhe adresimin e dhunës në shkolla. Është më se e domosdoshme që të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme, që fëmijëve,  por edhe të tjerëve, t’u ofrohet siguri, mbrojtje dhe ndihmë adekuate, kudo ata ndodhen, e në mënyrë të veçantë në ambientet shkollore.


Avokati i Popullit pret nga mediat, përkatësisht gazetarët, që, gjatë raportimit për rastet e dhunës në shkolla, por edhe në gjithë rastet kur fëmijët janë pjesë  e trajtimit të raportimeve mediale, të kenë parasysh dhe të respektojnë të drejtat e fëmijëve, privatësinë e tyre, interesin më të mirë të tyre, jo vetëm si individ por edhe si grup individësh, duke ndikuar kështu drejtpërdrejtë në respektimin e dinjitetit dhe integritetit të fëmijëve dhe të drejtave të garantuara që ata kanë.

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga Rruga " Afrim Zhitia" n/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 and 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.