REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

07.11.2014

DEKLARATË E AVOKATIT TË POPULLIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Lidhur me kërkesën për masë të përkohshme në rastin e vazhdimit kundërkushtetues të mandatit të tre gjyqtarëve ndërkombëtarë të Gjykatës Kushtetuese


Më 9 tetor 2014, Avokati i Popullit iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për shfuqizimin e Dekretit Nr. DKGJK–001–2014 të Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, përmes të cilit konfirmoi vazhdimin e mandatit të tre gjyqtarëve ndërkombëtarë të kësaj Gjykate. Pas dërgimit të rastit, Institucioni i Avokatit të Popullit mori konfirmimin e regjistrimit të rastit më 13 tetor, dhe i është përgjigjur çdo kërkese të Gjykatës për informacione shtesë më 14 tetor.


Duke qenë se legjitimiteti i pranisë së tre gjyqtarëve ndërkombëtarë në Gjykatën Kushtetuese është vënë në pikëpyetje nga argumentet e kërkesës drejtuar Gjykatës, Avokati i Popullit i dërgoi Gjykatës, bashkë me kërkesën kryesore, një kërkesë tjetër për vendosjen e masës së përkohshme dhe pezullimin e menjëhershëm të Dekretit të Presidentes. Sipas Rregullores së Punës të Gjykatës Kushtetuese, për një kërkesë të tillë, kolegji shqyrtues i këtij rasti duhet t’i ketë dhënë rekomandim përbërjes së plotë të Gjykatës brenda shtatë ditësh (Rregulli 55, pika 4), pas të cilave gjyqtarët e tjerë duhet të kenë pasur vetëm tri ditë për të dhënë vërejtje lidhur me atë rekomandim (Rregulli 55, pika 6). Kërkesa mund të shqyrtohet më tej nga përbërja e plotë e Gjykatës, por vetëm në rast se një ose më shumë gjyqtarë e kundërshtojnë rekomandimin e kolegjit shqyrtues (Rregulli 55, pika 6). Megjithatë, në të gjitha rastet ku kërkohet masë e përkohshme, Rregullorja e Punës përcakton qartë se “[k]ërkesa për masë të përkohshme do të shqyrtohet me shpejtësi nga Gjykata dhe do t’i jepet përparësi para të gjitha kërkesave të tjera” (Rregulli 55, pika 1).


Mirëpo, edhe gati një muaj pas dërgimit të kërkesës nga Avokati i Popullit, Gjykata Kushtetuese akoma nuk ka nxjerrë vendim për masë të përkohshme. Dhe, në të njëjtën periudhë, përkundër përparësisë eksplicite që i jepet kërkesës për masë të përkohshme “para të gjitha kërkesave të tjera”, Gjykata ka nxjerrë vendime për dhjetë kërkesa të tjera, duke e lënë anash kërkesën për masë të përkohshme në rastin e Dekretit të Presidentes.


Për më tepër, Avokati i Popullit vëren një devijim të dukshëm në procedurën e ndjekur në këtë rast nga ajo e ndjekur në tri raste të muajve të fundit KI99/14 dhe KI100/14 (të konsoliduara nga Gjykata për shqyrtim të përbashkët) dhe KO119/14. Në rastet KI99/14 dhe KI100/14, Gjykata miratoi masë të përkohshme, vetëm dy javë pas dërgimit të informatave shtesë në Gjykatë nga ana e parashtruesve, ndërsa në rastin KO119/14, vendimi erdhi akoma më shpejt. Në këtë rast, Gjykata Kushtetuese miratoi masë të përkohshme vetëm pesë ditë pas dërgimit të kërkesës. Pa paragjykuar meritat e çështjes, Gjykata Kushtetuese e vlerësoi si domosdoshmëri miratimin e masës së përkohshme, me qëllim që të shmangej një situatë e rrezikshme, në të cilën legjitimiteti i të gjitha vendimeve të Kuvendit do të vihej në dyshim, përderisa kushtetutshmëria e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit ishte në pikëpyetje.


Avokati i Popullit vëren se rasti i tre gjyqtarëve ndërkombëtarë është plotësisht i barabartë në këtë aspekt, me rastin KO119/14. Së këndejmi, Avokati i Popullit i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese që, me të njëjtën urgjencë, të pezullojë Dekretin për vazhdimin e mandatit të tre gjyqtarëve ndërkombëtarë, në mënyrë që të mos vihet në dyshim legjitimiteti i çfarëdo vendimi të marrë nga Gjykata Kushtetuese me pjesëmarrjen e atyre gjyqtarëve.


Gjithashtu, duke theksuar urgjencën e këtij rasti, Avokati i Popullit i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese për miratimin sa më të shpejtë të masës së përkohshme dhe pezullimin e menjëhershëm të Dekretit të Presidentes Nr. DKGJK–001–2014.


 

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga Rruga " Afrim Zhitia" n/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 and 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.