REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

10.12.2015

DEKLARATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT

Prishtinë, 10 dhjetor 2015 – Këtë vit, 10 dhjetori, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, përkon me 50 vjetorin e miratimit të Konventës Ndërkombëtare të të Drejtave Ekonomike, Sociale dhe Kulturore dhe Konventës Ndërkombëtare të të Drejtave Civile dhe Politike dhe Protokolleve të saj, nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, të cilat bashkë me Deklaratën Universale përbëjnë ndërkombëtarisht bazamentin e të drejtave të njeriut.


Miratimi i këtyre dy Konventave ka vendosur të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në thelb të funksionimit të shumë vendeve të botës. Sot, më shumë se kurrë, vërehet  rëndësia e respektimit të tyre përballë shqetësimeve dhe sfidave globale, vlerësohet pesha që këto dokumente kanë për fuqizimin e sistemit të drejtësisë, për ndërtimin e sistemit të qëndrueshëm ekonomik  dhe për rritjen e mirëqenies së njerëzve, për t’ju mundësuar atyre integritet dhe dinjitet.


Kosova i ka të përfshira në Kushtetutën e vendit të dy Konventat dhe Deklaratën Universale të të drejtave të njeriut, të cilat garantojnë respektim dhe mbrojtje të të drejtave të njeriut, përderisa zbatimi i tyre mbetet proces që kërkon angazhimin e vazhdueshëm institucional dhe shoqëror. Raporti vjetor i Avokatit të Popullit, që i dorëzohet Kuvendit të Republikës së Kosovës në baza vjetore, pasqyron gjendjen e të drejtave dhe lirive të njeriut në vend, bazuar në standardet e vëna në dokumentet e lartpërmendura. Në të njëjtën kohë, bën thirrje për vëmendjen e autoriteteve për të fuqizuar sistemin e drejtësisë, për të siguruar mirëqenien e njerëzve, përmes një sistemi të qëndrueshëm ekonomik, që është i  përkushtuar për respektimin e të drejtave dhe lirive të secilit.


Për të promovuar dhe për të ngritur vetëdijen për këto dy Konventa, në 50 vjetorin e miratimit të tyre, Kombet e Bashkuara, përkatësisht Zyra e Komisionarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut, ka lansuar në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, kampanjën “ Të Drejtat tona. Liritë tona. Përgjithmonë.” Kjo kampanjë vazhdon, përgjatë një viti, të vërë në pah të drejtat e patjetërsueshme, por edhe të sensibilizojë, jo vetëm mbrojtësit e të drejtave të njeriut, shoqërinë civile e aktivistët, por edhe institucionet shtetërore, me theks të veçantë institucionet e pavarura, që mbrojnë dhe promovojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, çfarë është edhe Institucioni i Avokatit të Popullit në Republikën e Kosovës.

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +383 (0) 28 530 138
Adresa Rruga " Afrim Zhitia" p/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.