REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

25.11.2016

DEKLARATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE PËR ELIMINIMIN E DHUNËS NDAJ GRUAS

Si pasojë e diskriminimit dhe pabarazisë shoqërore, gruaja vazhdon lehtësisht t’i ekspozohet dhunës. Dhuna ndaj gruas paraqet shkelje të të drejtave të njeriut dhe mbetet problem shqetësues, përballë të cilit, autoritetet përgjegjëse, por edhe shoqëria si tërësi, nuk guxojnë të heshtin.

Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, shënon fillimin e 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës ndaj gruas, jo si fushatë e shkëputur dhe e kufizuar në kohë, por si intensifikim i përpjekjeve globale për ta parandaluar dhunën ndaj gruas.

Në kontekstin vendor, po ashtu dhuna ndaj gruas mbetet brengosëse! Në shumë raste, gruaja nuk është vetëm viktimë e dhunës së ushtruar ndaj saj, por edhe të vet mos veprimeve dhe jo prioritetit e neglizhencë e institucioneve përkatëse. Kosova ka një bazë solide ligjore për mbrojtjen nga dhuna në familje, përfshirë këtu edhe Ligjin për kompensim të viktimave të krimit Nr. 05/L -036, i cili, përkundër faktit se u njeh viktimave të dhunës në familje të drejtën e kompensimit financiar, si viktima të veprave të dhunshme penale, vazhdon të jetë i pazbatueshëm.

Avokati i Popullit rikujton autoritetet kompetente që ofrojnë shërbime për viktimat e dhunës në familje për domosdoshmërinë e zbatimit të rekomandimeve nga raportet që trajtojnë këtë çështje:

• Fuqizimin e koordinimit të institucioneve që merren me dhunën në familje dhe bashkëpunimin më të ngushtë ndërmjet institucioneve shtetërore, shoqërisë civile dhe shoqërisë në tërësi, për parandalimin e dhunës ndaj gruas;
• Monitorimin e kostos buxhetore sa i përket mjeteve të dedikuara për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje;
• Profilizimin e gjyqtarëve nëpër Gjykatat Themelore në çështjen e dhunës në familje;
• Harmonizimin e Ligjit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje me ligjet tjera (prsh. me Ligjin e Procedurës Kontestimore) për shkak të mospërputhjeve në disa dispozita);
• Paraqitjen e të dhënave statistikore për rastet e raportuara të dhunës në familje nëpër institucionet të cilët merren me këtë çështje (Polici, Prokurori, Gjykata etj)
• Të dhëna të sakta zyrtare statistikore sa i përket rasteve të dhunës në familje në Kosovë
• Ngritje të kapaciteteve – licencim të zyrtarëve për dhunë në familje
• Trajnim të arsimtarëve sa i përket çështjes së dhunës në familje
• Formim të Fondit Nacional për kompensim të viktimave të dhunës në familje
• Përfshirjen në Kushtetutën e vendit edhe të Konventës së Këshillit të Evropës për luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje (Konventa e Stambollit)

Avokati i Popullit thekson se dhuna ndaj gruas mund dhe duhet të shmanget, duke vendosur energjinë dhe veprimin e përbashkët institucional e shoqëror në masa parandaluese dhe përpjekje për ta adresuar si problem dhe për të gjetur zgjidhje. Edukimi i përgjithshëm e ngritja e vetëdijes përkitazi me rëndësinë e trajtimit të barabartë gjinor, si dhe gjithëpërfshirja e gruas në secilin segment të jetës sociale, ekonomike dhe kulturore janë thelbësore për arritjen e progresit të përgjithshëm.


* 25 Nëntori është caktuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara si Dita Ndërkombëtare e Eliminimit të Dhunës ndaj Gruas, në shenjë përkujtimi dhe nderimi për motrat Mirabel, të cilat u vranë në mënyrë brutale në Republikën Dominikane në vitin 1960.
  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga " Afrim Zhitia" p/n
(ndertesa e Administratës Pensionale te Kosovës),
kati i 3-të, zyret nr. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.