REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

23.2.2015

DEKLARATË E AVOKATIT TË POPULLIT LIDHUR ME SHKELJEN E TË DREJTAVE TË FAMILJEVE TË VIKTIMAVE CIVILE TË LUFTËS, ME VENDIM KUNDËRLIGJOR NGA ANA E QEVERISË

23 shkurt 2015 - Në vitin 2014, Avokati i Popullit ka hapur hetime lidhur me një numër ankesash të paraqitura në Institucionin e Avokatit të Popullit (IAP), që kanë të bëjnë me njohjen dhe realizimin e të drejtave ligjore të viktimave civile të luftës. Ankuesit kishin shprehur shqetësimin e tyre lidhur me mospranimin e kërkesave për njohje të statusit të viktimave civile nga Departamenti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve të Luftës dhe Viktimave Civile ( DFDIL) i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale ( MPMS).


Gjatë hetimeve, Avokati i Popullit ka hasur në  një dokument të MPMS-së, me numër 171, të datës  9 qershor 2011, të nënshkruar nga ministri i atëhershëm z. Nenad Rashiq dhe sekretari i atëhershëm i ministrisë në fjalë. Ky dokument nuk ishte bërë publik asnjëherë, përkundër faktit se ka shërbyer si bazë për mospranimin e kërkesave për njohjen e statusit dhe realizimin e të drejtave të kategorive të përcaktuara me Ligjin për Vlerat e Luftës.


Me anë të këtij dokumenti, ish-ministri z.Nenad Rashiq, kishte rekomanduar, pa asnjë bazë ligjore, që DFDIL të përmbyllte numrin e aplikuesve për pensione dhe beneficione deri me datë 31 maj 2011, si dhe të mos pranonte asnjë kërkesë për njohje të asnjë të drejte.


Dokumenti i lëshuar nga ministri i atëhershëm i MPMS-së, edhe pse nuk quhet vendim, është trajtuar dhe zbatuar si vendim dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite të ketë fuqinë e vendimit. Fillimisht ky dokument është zbatuar për të gjitha kategoritë, ndërkaq më vonë, më 21 janar 2013, ky vendim është shfuqizuar , duke lënë në fuqi vetëm ndalesën për viktimat civile të luftës.


Kërkesat nga ana e Avokatit të Popullit për shfuqizimin dhe anulimin e vendimit numër 171, janë shpërfillur nga ana e ish-ministrit Rashiq. Të njëjtat kërkesa i janë drejtuar dhe ministrit të ri të MPMS-së, z. Arban Abrashit, i cili po ashtu i ka shpërfillur plotësisht kërkesat nga ana e Avokatit të Popullit. Refuzimi i tillë nga ana e ministrave Rashiq dhe Abrashi, për të bashkëpunuar me Avokatin e Popullit, përbën shkelje ligjore dhe kushtetuese.


Duke pasur parasysh gjetjet  që dëshmojnë shkeljet e të drejtave të njeriut, si dhe refuzimin e Qeverisë për të bashkëpunuar, Avokati i Popullit ka vendosur të publikojë raportin e tij të plotë (klikoni këtu për raportin), i cili i është dërguar ish-ministrit Rashiq në korrik 2014 dhe i është ridërguar ministrit të ri të MPMS, z. Abrashi, më 16 janar të vitit 2015.

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga " Afrim Zhitia" p/n
(ndertesa e Administratës Pensionale te Kosovës),
kati i 3-të, zyret nr. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.