REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

03.12.2014

DEKLARATË E AVOKATIT TË POPULLIT LIDHUR ME REGJISTRIMIN E FËMIJËVE TË KATEGORIVE TË DALA NGA LUFTA E UÇK- së NË UNIVERSITETIN E PRISHTINËS

PRISHTINË, 3 dhjetor 2014 – Avokati i Popullit ka hapur hetime në lidhje me ndikimet në të drejtat e njeriut të parapara me Kushtetutë dhe ligje në fushën e arsimit universitar të Vendimit nr. 178/01B të ministrit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, të datës 13 nëntor 2014, Për regjistrimin e fëmijëve të kategorive të dala nga Lufta e UçK-së në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në vitin akademik 2014/2015.


Në këtë vendim, ministri Buja kërkon nga rektori i Universitetit të Prishtinës që: “Të regjistrohen fëmijët e kategorive të dala nga Lufta e UçK-së [. . .] të cilët i janë nënshtruar provimeve pranuese sipas afateve zyrtare të shpallura nëpërmjet konkurseve për vitin akademik 2014/2015”.


Avokati i Popullit shpreh shqetësimin për rritjen e tensioneve kohëve të fundit rreth Universitetit të Prishtinës. Me qëllim që të qetësohet situata, Avokati i Popullit, bazuar në Ligjin për Avokatin e Popullit, sot i ka kërkuar zyrtarisht ministrit Buja [shih kërkesën] dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi [shih kërkesën], që të pezullojnë zbatimin e vendimit, deri në përfundimin e hetimeve të Avokatit të Popullit. Ky rekomandim nuk paragjykon, në asnjë mënyrë, meritat e çështjes ose rezultatet e hetimeve. Të dyja kërkesat janë të bashkëngjitura me këtë deklaratë.


Njëkohësisht, Avokati i Popullit thekson se çdo ndërhyrje e jashtligjshme në zhvillimin e rregullt të procesit mësimor, konsiderohet totalisht e papranueshme. Lidhur me këtë çështje, më 27 nëntor 2014 Kryeministri Thaçi ka deklaruar se :


““Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” duhet të jetë epiqendër e dijës dhe mësimit. Studimet në të duhen vijuar nga të gjithë ata që meritojnë me punë dhe dedikim punës akademike. Kosova kurrë nuk do të harron sakrificën e veteranëve të UÇK-së . . . . Megjithatë, përkrahim UP “Hasan Prishtina” dhe udhëheqësinë e universitetit në zbatim të përpiktë të marrëveshjeve dhe standardeve të pranimit të studentëve. Afatet kohore për regjistrim dhe mësim, kushtet e marrëveshjes paraprake dhe e drejta ligjore e vlefshme vetëm për ata që me të vërtetë kanë nevojë dhe meritë duhen rrespektuar. Zgjidhjet duhen gjetur konform marrëveshjeve dhe afateve ligjore e jo në rrugë.”[1]


Avokati i Popullit e përshëndet deklaratën e Kryeministrit Thaçi për Universitetin e Prishtinës, si dhe mirënjohjen që ka shprehur për sakrificat jo vetëm të veteranëve, por edhe të dëshmorëve, të invalidëve dhe të të zhdukurve nga lufta e UÇK-së.


Avokati i Popullit konsideron se, mënyra më efikase që Kryeministri Thaçi dhe Ministri Buja kanë në dispozicion për të konkretizuar përkrahjen e tyre për Universitetin e Prishtinës, si “epiqendër e dijës dhe mësimit”, është që të ushtrojnë kompetencën ligjore për pezullimin e ekzekutimit të vendimit në fjalë, deri në përfundimin e hetimeve të plota që po zhvillohen nga Avokati i Popullit.







[1]Uebfaqja “Hashim Thaçi”, https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial, postim i datës 27 nëntor 2014.



  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga " Afrim Zhitia" p/n
(ndertesa e Administratës Pensionale te Kosovës),
kati i 3-të, zyret nr. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.