REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

11.12.2014

DEKLARATË E AVOKATIT TË POPULLIT LIDHUR ME PUNËT PËRGATITORE TË KOMISIONIT KUSHTETUES TË KOSOVËS

Më datë 28 tetor 2014, Avokati i Popullit, bazuar në Ligjin për Avokatin e Popullit dhe në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike, ka hapur hetime me vetëiniciativë (ex-officio) në lidhje me ekzistencën, ruajtjen, vendndodhjen dhe qasjen në travaux preparatoires (punët përgatitore) të Komisionit Kushtetues të Kosovës. Avokati i Popullit njofton publikun se këto hetime kanë qenë të suksesshme dhe dokumentet e punëve përgatitore tani janë gjetur dhe janë dorëzuar në vend të duhur dhe të sigurt, në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.



Avokati i Popullit ka hapur hetimet lidhur me këtë çështje, pasi që kërkesat e vazhdueshme për sigurimin e punëve përgatitore të Kushtetutës, nga ana e Gjykatës Kushtetuese, rezultuan të pasuksesshme, gjatë një periudhe prej më shumë se katër viteve.



Pas një hulumtimi këmbëngulës dhe pas komunikimeve të suksesshme me zyrat përgjegjëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Presidencën, Qeverinë e Kosovës dhe Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Avokati i Popullit, më 5 dhjetor 2014, ka marrë konfirmimin zyrtar që Zyra e Kryeministrit, e cila posedonte të gjitha dokumentet e punëve përgatitore, i dërgoi ato në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës më 24 nëntor 2014, dhjetë ditë pas kërkesës së parë nga ana e Avokatit të Popullit. ( Koronologjinë e komunikimit ndërinstitucional e gjeni të poshtëshënuar në këtë Deklaratë)



Më 8 dhjetor 2014, Avokati i Popullit vizitoi Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës për të konfirmuar drejtpërsëdrejti ekzistencën dhe ruajtjen e punëve përgatitore. Në Agjenci kanë shprehur përkushtimin e tyre për të dërguar sa më shpejtë tek Institucioni i Avokatit të Popullit, një kopje të të gjitha dokumenteve të kërkuara, pas sistematizimit arkivor, në përputhje me Ligjin për Avokatin e Popullit dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Me këtë rast, Avokati i Popullit u bën thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që të hetojnë arsyet dhe shkaqet e “humbjes” dhe mos zbulimit të punëve përgatitore për këto gjashtë vite të fundit, dhe ato t’i bëjnë të njohura për publikun.


 



KRONOLOGJIA E KOMUNIKIMIT NDËRINSTITUCIONAL TË HETIMEVE NË LIDHJE ME PUNËT PËRGATITORE TË KOMISIONIT KUSHTETUES TË KOSOVËS?


Më datë 28 tetor 2014, Avokati i Popullit, bazuar në Ligjin për Avokatin e Popullit dhe në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike, ka hapur hetime me vetëiniciativë (ex-officio) në lidhje me ekzistencën, ruajtjen, vendndodhjen dhe qasjen në travaux preparatoires (punët përgatitore) të Komisionit Kushtetues të Kosovës.


Me datë 14 nëntor 2014, Avokati i Popullit u është drejtuar me letra të veçanta Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Zyrës së Presidentes dhe Sekretarit të Kuvendit. Letrat drejtuar këtyre institucioneve kanë saktësuar se Kushtetuta e Republikës së Kosovës (neni 132, paragrafi 3) përcakton se


“Çdo organ, institucion ose autoritet tjetër, që ushtron pushtet legjitim në Republikën e Kosovës, është i detyruar t’u përgjigjet kërkesave të Avokatit të Popullit dhe t’i paraqesë atij/ asaj të gjitha dokumentet dhe informacionet e kërkuara në pajtim me ligj.”



Mbi bazën e kësaj dispozite, Avokati i Popullit u ka kërkuar institucioneve të lartëpërmendura që, nëse posedojnë dokumente lidhur me punët përgatitore të Komisionit Kushtetues të Kosovës, t’i dorëzojnë një kopje të tyre Institucionit të Avokatit të Popullit. Në rast se nuk i posedojnë, por kanë informacion se ku ato ndodhen, të njoftojnë Avokatin e Popullit për vendndodhjen e tyre dhe autoritetin përkatës, me jurisdiksionin mbi to.



Me datë 18 nëntor 2014, Institucioni i Avokatit të Popullit mori përgjigjen e parë nga Agjencia Shtetërore e Arkivave, e cila thotë se dokumentet e kërkuara nuk ndodhen aty. Me datë 19 nëntor 2014 kemi pranuar përgjigjen nga Sekretari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, përmes së cilës po ashtu mohohet se dokumentet e kërkuara janë aty. E njëllojtë - mohuese, ka qenë edhe përgjigja e Zyrës së Presidentes, e pranuar me datë 25 nëntor 2014. Ndërkaq, me datë 24 nëntor 2014, Zyra e Kryemnistrit të Republikës së Kosovës ka njoftuar përmes një përgjigjeje me shkrim në kërkesën e parashtruar nga Avokati i Popullit, se


“i gjithë materiali lidhur me punët përgatitore të Komisionit Kushtetues të Kosovës ndodhet në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.”


Duke pasur parasysh faktin se kishim të bënim me dy përgjigje që binin në kundërshtim me njëra-tjetrën, (përgjigja e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës që mohonte posedimin e dokumenteve të kërkuara dhe Zyra e Kryemnistrit që pretendonte se dokumentet e kërkuara ndodhen në Agjencinë Shtetërore të Arkivave), Avokati i Popullit u drejtoi letrat e radhës këtyre dy institucioneve, me datë 4 dhjetor 2014, duke kërkuar sqarime shtesë në lidhje me përgjigjet e ndërsjella kundërthënëse. Me datë 5 dhjetor 2014, Zyra e Kryeministrit iu përgjigj letrës së Avokatit të Popullit, me njoftimin e radhës se


“baza e faktike e përgjigjes […] e datës 24 nëntor 2014, ka qenë dorëzimi i materialit të Komisionit Kushtetues në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe Procesverbali mbi pranim-dorëzimin e lëndës arkivore.”


Bashkë me përgjigjen, Zyra e Kryeministrit bashkëngjitur dërgon edhe dokumentin përcjellës të Dorëzimit të materialit të Komisionit Kushtetues, nr. Ref. 1994/3, datë 24.11.2014 dhe Procesverbalin mbi pranim dorëzimin e lëndës arkivore, nr.ref. 1994/5 datë 24.11.2014, që dëshmon se travaux preparatoires tashmë ndodhen në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe se dorëzimi i materialit nga Zyra e Kryeministrit është bërë me datë 24 nëntor 2014. Të njëjtën e ka konfirmuar Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në një letër po ashtu të datës 5 dhjetor 2014.

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga Rruga " Afrim Zhitia" n/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 and 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.