REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

23.9.2014

DEKLARATË E AVOKATIT TË POPULLIT LIDHUR ME LIRINË E MEDIAVE NË KOSOVË

PRISHTINË, 23 shtator 2014 –Avokati i Popullit shpreh shqetësimin për ngjarjet e kohëve të fundit lidhur me kërcënimet ndaj gazetarëve, të raportuara përmes mediave dhe reagimeve publike.


Kërcënimet ndaj gazetarëve, sulmet verbale dhe fizike , kërcënimet përmes rrjeteve sociale a në çfarëdo forme tjetër, cenojnë të drejtat kushtetuese për lirinë e mediave  dhe lirinë e shprehjes,  dhe alarmojnë për brishtësinë e funskionimit të demokracisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë.


Pa marrë parasysh se kush qëndron prapa kërcënimeve, veprimet e tyre paraqesin jotolerancë dhe janë të papranueshme e të dënueshme. Së këndejmi autoritetet përkatëse kanë obligim kushtetues të garantojnë mbrojtjen dhe sigurinë e nevojshme në mënyrë që gazetarët të  kryejnë rolin e tyre të domosdoshëm në demokracinë tonë, pa asnjë lloj pengese.


Për Avokatin e Popullit është brengosëse edhe gjendja e krijuar në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), midis menaxhmentit dhe Sindikatës së Pavarur  të këtij mediumi publik. Gjetja e gjuhës së arsyes dhe rrugëve ligjore për zgjidhjen e kundërthënieve brenda RTK-së është e domosdoshme. Avokati i Popullit kërkon transparencë dhe llogaridhënie kundrejt publikut lidhur me atë se çfarë po ndodh brenda mediumit i cili financohet nga qytetarët  e Republikës së Kosovës.


Për Avokatin e Popullit mbetet shqetësues mosrespektimi i Ligjit të Punës në RTK dhe në shumë media të tjera, veçanërisht në lidhje me kontrata të punës së gazetarëve të të gjitha profileve. Kjo çështje kërkon vëmendjen e institucioneve kompetente, për të krijuar një ambient më të favorshëm për gazetari cilësore dhe në funksion të informimit të drejtë e të saktë të publikut.


Në anën tjetër, Avokati i Popullit gjithashtu u bën thirrje mediave, por edhe prokurorisë e policisë, që në rastet e veprimit sipas kompetencave ligjore mos të shndërrohen në instrumente që cenojnë privatësinë dhe dinjitetin e individëve. Jashtëzakonisht janë shqetësuese rastet e arrestimeve mediale, të cilat automatikisht paragjykojnë fajësinë e individëve. Jo më pak shqetësuese  janë edhe rastet kur çështje personale të individëve bëhen objekt debatesh publike përmes mediave, pa pasur një interes të përgjithshëm që do ta arsyetonte një cenim të tillë të së drejtës së tyre të privatësisë.


Liria e mediave dhe liria e shprehjes janë të drejta të garantuara në vendin tonë, me Kushtetutë dhe me marrëveshjeve e instrumente ndërkombëtare,  të zbatueshme drejtpërdrejtë në Kosovë. Po të njëjtat instrumente e obligojnë shtetin, jo vetëm të mbrojë mediat nga sulmet dhe të mbrojë lirinë e shprehjes, por edhe të mbrojë të drejtat e individëve nga shpërdorimi i fuqisë mediale.

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga " Afrim Zhitia" p/n
(ndertesa e Administratës Pensionale te Kosovës),
kati i 3-të, zyret nr. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.