REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

27.7.2010

Avokati i Popullit z. Sami Kurteshi, prezantoj Raportin e Nëntë Vjetor para deputetve të Kuvendit e Republikës së Kosovës, lidhur me punën dhe aktivitet e institucionit

I nderuar z. Kryetar i Kuvendit,
Të nderuar/a zonja dhe zotërinj deputet/e,
Të nderuar/a anëtarë/e të kabinetit qeveritar,
Duke iu falënderuar për ftesën e bërë nga ana e Kuvendit, kam kënaqësinë që për herë të parë t’iu prezantoj raportin vjetor 2008-2009, i cili paraqet punën, aktivitetet, arritjet e vështirësitë e Institucionit të cilin unë drejtoj. Gjithashtu, ky raport paraqet një analizë gjithëpërfshirëse të gjendjes të respektimit dhe zbatimit të të drejtave të njeriut në Kosovë për periudhën të cilën e mbulon.
Miratimi i Ligjit të Avokatit të Popullit, edhe pse jo i përsosur është një sihariq shumë i mirë dhe një veprim i drejtë, i shumëpritur dhe i domosdoshëm.
Më shumë se një përmbushje e obligimit kushtetues, ky veprim i Kuvendit dëshmon qartë për qasjen e institucionit më të lartë shtetëror ndaj të drejtave të njeriut.
Pas shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, miratimi i Kushtetutës është kumti më inkurajues dhe më shpresëdhënës për të drejtat e njeriut, që kanë dhënë ligjvënësit kosovarë.
Se të drejtat dhe liritë themelore të njeriut në Republikën e Kosovës nuk janë vetëm fjalë kurtoazie, por paraqesin edhe bazën e rendit juridik të saj, këtë e dëshmojnë jo vetëm mishërimi normativ i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut duke i bërë ato norma kushtetuese, por edhe ngritja në kategori kushtetuese si dhe funksionalizimi ligjor dhe teknik i institucionit që garanton dhe atij që mbron të drejtat e njeriut - Gjykatës Kushtetuese gjegjësisht Institucionit të Avokatit të Popullit.
Raporti që keni para jush, është i nënti me radhë dhe përfshin periudhën kohore 1 korrik 2008 – 31 dhjetor 2009. Pra një periudhë kalendarike prej një vit e gjysmë, të ndarë në dy periudha statistikore, që përbëjnë një urë logjike për krahasime statistikore.
Periudha e parë është 1 korrik 2008 – 30 dhjetor 2008 dhe periudha e dytë raportuese 1 janar 2009 – 31 dhjetor 2009.
Aktivitetet, statistikat dhe të dhënat e paraqitura në periudhën raportuese mundësojnë krahasimin dhe vlerësimin e gjendjes me raportet e periudhave të mëparshme.
Ky raport përbëhet nga 8 kapituj, pas pjesës hyrëse dhe prezantimit të misionit të institucionit, kapitulli i 3-të përbën thelbin e raportit ku paraqitet analiza e situatës së të drejtave të njeriut sipas radhitjes së kapitullit të II të KRK. Në vijim kapitulli 4 paraqet rekomandimet e AP, kurse në kapitullin e 5 dhe të 6 janë pasqyruar aktivitetet dhe bashkëpunimi që IAP ka pasur me institucione të ndryshme në nivel lokal, qendror e ndërkombëtar. Një pjesë integrale e këtij raporti është dhe kapitulli i cili prezanton në mënyrë statistikore mënyrën si janë trajtuar rastet e të drejtave të njeriut nga IAP.
Ky raport ka ngjashmëri me raportet e mëparshme dhe paraqet një vazhdimësi të punës së IAP, kur është fjala për përmbajtjen lëndore. Të drejtat e njeriut dhe mirë ose keq-qeverisja janë dy qëllimet kryesore të mandatit të IAP.
Ky raport dallon nga raportet e mëparshme në aspektin konceptual, ngase:
Së pari, temat në raport janë paraqitur sipas radhitjes së tyre në kapitullin e dytë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe thelbi i raportit është në përputhje të plotë me të. Raporti paraqet një analizë kritike të çështjeve të drejtave të njeriut të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Së dyti, raporti është rezultat i punës të të gjithë bashkëpunëtorëve të IAP, prandaj edhe të metat, dobësitë por edhe të mirat dhe anët pozitive janë fryt i punës dhe përpjekjeve të përbashkëta.
Së treti, edhe pse Republika e Kosovës nuk është anëtare e Këshillit të Evropës si dhe nuk ka qasje në GJEDNJ, përmbajtja e Kapitullit të dytë të Kushtetutës dhe e të drejtave dhe lirive themelore individuale dhe kolektive të shpërndara nëpër kapitujt e tjerë të Kushtetutës, përkon plotësisht me KEDLTHNJ. Në këtë kontekst, mënyra e trajtimit dhe e mbrojtjes së të drejtave të njeriut siç paraqiten në raportin në fjalë është në përputhshmëri të plotë me kriteret e vendosura nga Këshilli i Evropës.
Marrja e obligimeve të njëanshme nga Republika e Kosovës për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, ashtu si ka bërë në Kapitullin e 2 të Kushtetutës, dhe sidomos me nenin 53 të KRK, që garanton interpretimin sipas vendimeve gjyqësore të GJEDNJ, janë obligime shtesë dhe të rënda, por janë të dobishme.
Natyrisht, IAP do të dëshironte dhe i inkurajon ligjvënësit kosovarë që sa më shpejtë, listës së instrumenteve ndërkombëtare të numëruara në nenin 22 të KRK, t’ia bashkëngjesin edhe Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore dhe me këtë të plotësojnë rrethin e plotë të instrumenteve ndërkombëtare që garantojnë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.
Raporti vjetor 2008-2009 është një pasqyrim i gjendjes, por edhe i ndryshimeve në fushën e të drejtave të njeriut, në mbrojtjen dhe promovimin e tyre brenda periudhës raportuese. Gjithsesi, duhet pasur parasysh se raporti nuk paraqet gjendjen aktuale, përkatësisht periudhën 7 mujore që lame pas. Prandaj, mund të kuptohet edhe frustrimi i atyre që mund të presin që Avokati të trajtojë temat dhe problemet aktuale, të nxehta. Këtë nuk e bën Avokati i Popullit pasi kjo nuk përkon me misionin e institucionit.
Avokati i Popullit në plan të parë ka, krahas mbrojtjes nga shkeljet aktuale, edhe promovimin e të drejtave të njeriut.
Në plan të dytë, vazhdon të mbetet përgatitja dhe ngritja e vazhdueshme profesionale e të punësuarve në IAP. Sepse vetëm një staf i përgatitur mirë profesionalisht mund të përmbushë misionin e vet në mënyrë të denjë.
Në plan të tretë, është stabilizimi dhe zhvillimi institucional dhe material i IAP. Pas zgjedhjes së Avokatit të parë vendës vitin e kaluar, një hap shumë i rëndësishëm në këtë drejtim është bërë këto ditë me miratimin e ligjit për IAP.
Nga afër 1300 raste të paraqitjes së ankesave në IAP, numri më i madh i tyre ka të bëjë me gjyqësorin. Në bazë të ankesave të paraqitura nga qytetarët, pas gjyqësorit radhiten qeveria, komunat, policia, Agjencia e Privatizimit, etj.
Vihet re numri në rritje i qytetarëve të cilët duke mos pasur apo humbur krejtësisht besimin në sistemin e drejtësisë, gjegjësisht tek gjyqësori, drejtohen tek institucioni i Avokatit të Popullit për zgjidhjen e çështjeve të tyre. Do të dëshiroja të theksoja dhe njëherë se Avokati i Popullit nuk ndan drejtësi, ky është mision vetëm i gjykatës e këto dy institucione kanë rol e funksione qartësisht të ndara nga njëri-tjetri.
AP, sipas mandatit kushtetues, në rastin më të mirë mund të japë rekomandime në rast të keqadministrimit të çështjes, por nuk ndërhyn në asnjë fazë të procesit gjyqësor.
Brishtësia ose problemet në funksionimin e gjyqësorit, si njëri nga tri shtyllat themeltare të shtetit ligjor, mund të ketë pasoja jashtëzakonisht të rënda për çdo shoqëri dhe shtet, veçanërisht për shoqërinë kosovare, që është në fazën e shtet-ndërtimit.
Një shoqëri mund të ndërtojë shtet, vetëm nëse i beson atij. Qytetarët i besojnë shtetit, vetëm kur të binden në drejtësinë e tij.
Bazuar në ankesat e qytetarëve dhe bisedat me ta, shumë brengosës është fakti i humbjes së besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës.
Me të drejtë! Nëse ajo nuk është e drejtë për të gjithë.
Drejtësia nuk është e drejtë për të gjithë, nëse ka vetëm edhe një rast të vetëm që nuk i bindet asaj, ngase është mbi të, është mbi ligjin!
Besimi në drejtësinë do të kthehet vetëm kur askush të mos jetë mbi ligjin dhe secili prej nesh do të trajtohet në mënyrë të barabartë dhe të drejtë.
Në përfundim të fjalës time e bazuar në raportin e paraqitur do të doja të theksoja dhe njëherë faktin se në Republikën e Kosovës konstatohen ende shkelje të drejtave dhe lirive themelore të njeriut nga institucionet publike. E kjo gjendje shqetësuese kërkon një angazhim të përbashkët për të minimizuar e mënjanuar këtë fenomen.
Zoti kryetar,
Zonja dhe zotërinj deputete/ë, duke mbetur me shpresë se ne si qytetarë, institucioni që unë drejtoj dhe ju si përfaqësues të organit më të lartë ligjvënës, do të punojmë së bashku për të fuqizuar bazat e një shoqërie demokratike ku zbatohen e respektohen liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.
Unë Ju falënderoj për vëmendjen.
  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +383 (0) 28 530 138
Adresa Rruga " Afrim Zhitia" p/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.