REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

21.12.2016

Avokati i Popullit publikoi Raportin nga vizita në Qendrën Korrektuese për femra dhe të mitur në Lipjan

Avokati i Popullit u ka përcjell autoriteteve përgjegjëse Raportin nga vizita më 7 dhe 19 tetor 2016 në Qendrën Korrektuese për Femra dhe të Mitur në Lipjan, e realizuar nga Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës (MKPT) i Avokatit të Popullit, në pajtim me nenin 17 të Ligjit 05/L-019 për Avokatin e Popullit.

Qendra Korrektuese në Lipjan për Femra dhe të Mitur është institucion i tipit gjysmë të hapur i vetmi në Republikën e Kosovës ku janë të vendosur disa kategori të burgosurve si: të miturit me masë edukative, të miturit e dënuar dhe të paraburgosur si dhe femrat e dënuara, të paraburgosura dhe të mitura.

Raporti rikujton se që nga korriku i vitit 2013, përgjegjësia për kujdesin shëndetësorë në Shërbimin Korrektues u transferua nga Ministria e Drejtësisë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe thekson se Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës në raportin për vizitën në Kosovë në vitin 2015 ka theksuar rëndësinë esenciale që kanë kontrollet mjekësore, sidomos në rastet e të burgosurve apo të paraburgosurve të sapo-pranuar, jo vetëm për identifikimin e sëmundjeve infektive dhe parandalimin e vetëvrasjeve, por edhe nëpërmjet kontributit i cili jepet në aspektin e parandalimit të torturës përmes evidentimit të duhur të lëndimeve . MKPT konstaton se Qendra Korrektuese dhe qendrat tjera ku mbahen të paraburgosurit dhe të dënuarit, ende nuk kanë mundësi të bëjnë kontrolle sistematike për tuberkulozë dhe sëmundje transmetuese të dëmshme, siç janë: TBC, HBS, HCV dhe HIV, prandaj inkurajon autoritet relevante të ndërmarrin hapa për kontrolle gjithëpërfshirëse mjekësore dhe që në regjistra të futen më shumë hollësi lidhur me shkaqet e lëndimeve trupore dhe vetëlëndimeve, përfshirë edhe fotografitë së bashku me datën e ngjarjes. Po ashtu, MKPT inkurajon për mos prezencë të zyrtarëve të sigurisë gjatë dhënies së shërbimeve mjekësore, ashtu që, shërbimet mjekësore të ofrohen jashtë vëzhgimit dhe dëgjimit të zyrtarëve korrektues për të ruajtur konfidencialitetin dhe raportin mjek-pacient, përveç në raste specifike.

Gjatë vizitës, MKPT ka vërejtur se ekziston një atmosferë e tensionuar ndërmjet të miturve dhe zyrtarëve korrektues dhe ndërmjet vetë të miturve dhe e ka njoftuar drejtorin e Qendrës Korrektuese në Lipjan lidhur me këtë dhe ka kërkuar që të njoftohet me rezultatin e hetimeve. Raporti ri sjell në vëmendje se Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës, lidhur me dhunën ndërmjet të burgosurve ka theksuar përgjegjësinë e shtetit për t’i mbrojtur të burgosurit nga të burgosurit tjerë të cilët synojnë t’i dëmtojnë ata, si dhe thekson adresimin e çështjes së dhunës ndërmjet të burgosurve dhe kërkon që personeli i burgut të jenë të trajnuar mirë për të intervenuar dhe menaxhuar situata të tilla. MKPT konstaton se ndërmarrja e veprimeve adekuate dhe zbatimi i më shumë programe profesionale psiko-sociale, do të ndihmonin në uljen e tensioneve dhe dhunës ndërmjet të miturve dhe duhet të jetë prioritet për autoritet relevante.
MKPT nuk ka pranuar asnjë ankesë nga femrat e dënuara, të paraburgosura dhe të mitura të cilat akomodohen në këtë qendër për keqtrajtim apo përdorim të forcës së tepruar.

MKPT inkurajon autoritet përgjegjëse që të investojnë në përmirësimin e kushteve të akomodimit të të miturve. Po ashtu në Raport janë përfshirë edhe të gjeturat tjera sa i përket transferimit të të miturve në qendrën e re korrektuese, ushqimit, shkollimit dhe trajnimeve profesionale për personat që mbahen në këtë Qendër, angazhimit të tyre jashtë qelisë, disponueshmërisë së shtypit, aparateve televizive dhe literaturës.

Gjatë vizitës, MKPT nuk ka pranuar asnjë ankesë nga të miturit lidhur me të drejtën të vizitohen dhe as sa i përket të drejtës së thirrjeve telefonike.

Sa i përket procedurave të pranimit, Qendra Korrektuese në Lipjan mban një regjistër me të dhëna të shumta lidhur me të dënuarin apo të paraburgosurin, që akomodohet në këtë qendër.

MKPT ka vërejtur se drejtoria e Qendrës Korrektuese në Lipjan ofron mundësinë adekuate për parashtrim të ankesave dhe kërkesave, i shqyrton ato dhe u dërgon përgjigje të akomoduarve në këtë qendër.

MKPT pohon se gjatë vizitës personeli i shërbimit korrektues dhe personeli i Departamentit Shëndetësor të Burgjeve kanë treguar bashkëpunim të plotë, duke ofruar informatat e nevojshme dhe duke mundësuar bisedat me personat e dënuar dhe të paraburgosur pa prezencë të zyrtarëve korrektues ose personelit tjetër.

MKPT i Avokatit të Popullit përmes këtij Raporti i ka adresuar rekomandimet përkatëse tek Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Shëndetësisë

Raporti nga vizita në Qendrën Korrektuese për femra dhe të mitur në Lipjan në formën e tij të plotë, gjendet i hapur për publikun në web faqen zyrtare të IAP-së, si dhe u shpërndahet mediave.
  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +383 (0) 28 530 138
Adresa Rruga " Afrim Zhitia" p/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.