REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

19.10.2017

Avokati i Popullit publikoi Raportin me rekomandime përkitazi me Heqjen e kompetencave të caktuara të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës

Avokati i Popullit publikoi Raportin me rekomandime përkitazi me Heqjen e kompetencave të caktuara të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, sipas Ligjit Nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës dhe i’u drejtua me kërkesë kryeministrit për pezullimin e vendimit Nr.06/149, të datës 17 korrik 2017

Avokati i Popullit, sot ua ka përcjell autoriteteve përgjegjëse, dhe ka publikuar Raportin me Rekomandime Ex officio nr. 551/2017, lidhur me heqjen e kompetencave të caktuara të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, sipas Ligjit Nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Njëkohësisht, Avokati i Popullit, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, pezullimin e zbatimit të Vendimit Nr. 06/149, të datës 17 korrik 2017, të nxjerrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, me të cilin është miratuar Udhëzimi Administrativ nr. 07/2017 për Procedurat, Kushtet dhe Kriteret rreth Përfundimit të Administrimit të Pronave nën Administrimin dhe Atyre të Përfshira në Skemën e Qirasë të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Raporti, është bazuar në analizën e dispozitave të Ligjit Nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP), të cilat parashohin heqjen e dy kompetencave të rëndësishme të kësaj Agjencie, së pari, që pas 18 muajsh nga hyrja në fuqi e Ligjit, Agjencia nuk do të vazhdojë më administrimin e pronave nën kujdesin e saj, dhe së dyti, për çdo rast ku AKKVP kryen dy dëbime të uzurpuesve të një prone të njëjtë, Ligji për AKKVP parashikon se përgjegjësia për çdo dëbim tjetër lidhur me atë pronë, do të kalohet tek vetë pronari, brenda sistemit të rregullt të përmbarimit privat.

Qëllimi i raportit është vlerësimi nëse heqja e këtyre dy kompetencave të AKKVP-së, paraqet shkelje të të drejtave të pronarëve sipas Kushtetutës dhe standardeve evropiane dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, si dhe dhënia autoriteteve kompetente rekomandime konkrete dhe specifike për hapat që duhet të ndërmerren për respektimin e plotë të të drejtave të njeriut.

Avokati i Popullit, vlerëson se heqja e kompetencës për të administruar pronat, përfshirë edhe skemën e qirasë, si dhe kompetencës për të kryer dëbime pas dy uzurpimeve të së njëjtës pronë prej fushëveprimit të AKKVP-së, paraqet shkelje të së drejtës së pronës, sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe instrumenteve evropiane dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Avokati i Popullit, duke iu referuar praktikës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila lidhur me zbatimi e parimeve të së drejtës së pronës në kontekstin e kthimit të pronave, ka tendencë që t’i japë çdo shteti diskrecion të gjerë për të vendosur kriteret dhe kushtet e veta për fitimin e së drejtës për kthim, tërheq vëmendjen në praktikën e kësaj gjykate e cila mbështet me të njëjtën rreptësi një parim tjetër, sipas së cilit: “çdo shtet, pasi të vendosë kriteret ligjore për fitimin e së drejtës për kthimin e pronave, është i detyruar që t’i zbatojë këto kritere deri në fund”.

Raporti, duke nxjerr në pah nenin 1 të konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut e cila detyron shtetet që “t’i sigurojnë çdokujt brenda jurisdiksionit të tyre të drejtat dhe liritë e përcaktuara” , nënvizon praktikën e GJEDNJ-së, sipas së cilës “përmbushja e kësaj detyre të përgjithshme mund të përfshijë obligime pozitive si pjesë e sigurimit të ushtrimit efikas të të drejtave të garantuara me Konventë”, ndërsa në kontekstin e së drejtës së pronës në veçanti, “këto obligime pozitive mund të kërkojnë që Shteti të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur të drejtën e pronës”.

Pas analizës së bazës ligjore, Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Instrumenteve Ndërkombëtare, Avokati i Popullit, konstaton që:

1. Ligji Nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, neni 21, par. 7 (“Agjencia administron pronat dhe zbaton skemën e qirasë sipas këtij neni, më së largu deri tetëmbëdhjetë (18) muaj nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji”) paraqet shkelje të së drejtës së pronës, dhe është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe instrumente evropiane dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut; dhe

2. Ligji Nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, neni 19, par. 7 (“Për çdo ri uzurpim pasues [pas dy dëbimeve] të pronës se njëjtë, do të zbatohen rregullat e procedurave të përgjithshme të përmbarimit bazuar në te njëjtin vendim/aktgjykim dhe urdhër dëbimi si dokumente përmbaruese”) paraqet shkelje të së drejtës së pronës, dhe është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe instrumente evropiane dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Përmes, raportit, Avokati i Popullit, rekomandoi që:

1. Neni 21, par. 7, i Ligjit Nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, (“Agjencia administron pronat dhe zbaton skemën e qirasë sipas këtij neni, më së largu deri tetëmbëdhjetë (18) muaj nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji”), të hiqet në tërësi;

2. Neni 19, par. 7 i Ligjit Nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, (“Për çdo ri uzurpim pasues [pas dy dëbimeve] të pronës se njëjtë, do të zbatohen rregullat e procedurave të përgjithshme të përmbarimit bazuar në te njëjtin vendim/aktgjykim dhe urdhër dëbimi si dokumente përmbaruese”), të hiqet në tërësi; dhe

3. Neni 19, par. 6, Ligji Nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, të ndryshohet si në vijim: “Për çdo ri uzurpim pas kohës së përmbarimit të urdhëresës për dëbim, pas njoftimit nga parashtruesi i kërkesës për ri uzurpimin e kundërligjshëm të pronës Agjencia do ta ri përmbaroj atë edhe një herë përmes ri dëbimit të uzurpuesit nga prona bazuar në urdhëresën e re të lëshuar, duke i respektuar procedurat e paragrafit 3-5 të këtij neni. Për ri dëbim, Agjencia do ta informojë paraqitësin e kërkesës për ditën e ri dëbimit dhe do ta ftojë të jetë i pranishëm gjatë ri dëbimit. Nëse parashtruesi i kërkesës apo i autorizuari i tij/saj dështon të merr pjesë në ri dëbim, Agjencia do ta përmbarojë dëbimin dhe do të lëshojë vërtetim të ri posedimit”.

Raporti në fjalë, në format të plotë, u është përcjellë autoriteteve përgjegjëse dhe po ashtu u shpërndahet mediave. I njëjti mund të gjendet edhe në web faqen e IAP-së: këtu

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga " Afrim Zhitia" p/n
(ndertesa e Administratës Pensionale te Kosovës),
kati i 3-të, zyret nr. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.