REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

26.10.2015

Avokati i Popullit publikoi Raportin me Rekomandime për Ankesën nr. 201-2015 lidhur me njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit të UÇK-së apo të internuarit të UÇK-së

Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës ka publikuar sot Raportin me Rekomandime për ankesën nr. 201/2015, lidhur me njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit të UÇK-së apo të internuarit të UÇK-së


Ky raport është bazuar në ankesën e parashtruar nga z. Behram Krasniqi, anëtar i Komisionit të Familjeve të Dëshmorëve të Kombit kundër Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, apo të internuarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (më tutje: Komisioni Qeveritar), për shkak të mosnjohjes së statusit të dëshmorëve të rënë brenda periudhës 1968-1990.


Qëllim i këtij raporti është tërheqja e vëmendjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe Komisionit qeveritar, lidhur me nenin 8, paragrafin 2 të Ligjit Nr.04/L-054, për Statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktima civile dhe familjeve të tyre.


Bazuar në nenin 18, paragrafi 1.7 të Ligjit për Avokatin e Popullit Nr. 05/L-019, Avokati i Popullit është i autorizuar “të rekomandojë nxjerrjen e ligjeve të reja në Kuvend, ndryshimin e ligjeve që janë në fuqi dhe nxjerrjen apo ndryshimin e akteve nënligjore dhe administrative nga institucionet e Republikës së Kosovës.”


Avokati i Popullit nuk ka arritur të sigurojë informata lidhur me qëndrimin zyrtar të Komisionit Qeveritar në raport me kërkesat e familjarëve të dëshmorëve të rënë gjatë periudhave të ndryshme historike, për shkak të mungesës së bashkëpunimit nga ana Komisionit Qeveritar, përkundër faktit se mosbashkëpunimi i organeve, institucioneve ose autoriteteve, që ushtrojnë pushtet legjitim në Republikën e Kosovës, paraqet shkelje të nenit 132, paragrafit 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenit 25 të Ligjit Nr.05/L-019 për Avokatin e Popullit.


Megjithatë, bazuar në legjislacionin fuqi, Avokati i Popullit vëren se neni 8 i Ligjit Nr.04/L-054 përcakton të drejtën në pension dhe beneficione për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së, ndërsa paragrafi 2 i nenit 8, në veçanti përcakton se:


“Këto të drejta i realizojnë edhe të gjitha familjet e dëshmoreve të kombit të rënë në forma të ndryshme për lirinë e vendit në periudha të ndryshme historike”


Avokati i Popullit vëren se sipas Ligjit Nr.04/L-054, neni 3 paragrafi 1.6, Dëshmor i Kombit konsiderohet pjesëmarrësi i UÇK-së që:


1.6.1. ka rënë në luftë për lirinë e vendit nga viti 1997-1999;


1.6.2. është plagosur në luftë për lirinë e vendit në periudhën 1997-1999 dhe ka vdekur nga plagët e marra brenda tri (3) viteve.


Avokati i Popullit konsideron se neni 8, paragrafi 2 i Ligjit Nr.04/L-054 ka krijuar pritje legjitime tek familjaret e dëshmorëve të kombit të rënë në periudha të ndryshme historike lidhur me realizimin e të drejtave të tyre. Mos përmbushja e pritjeve legjitime të krijuara nga familjarët e dëshmorëve të kombit nga ana e autoriteteve të Republikës së Kosovës, përbën shkelje të të drejtave të tyre të përcaktuara me ligj.


Duke u nisur nga parimi i zbatimit të ligjshmërisë dhe me qëllim të përmirësimit dhe rritjes së efikasitetit të organeve të administratës publike, Avokati i Popullit, në pajtim me nenin 135 paragrafi 3, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës si dhe nenit 18 paragrafi 1.7 të Ligjit për Avokatin e Popullit, rekomandon:


Qeveria e Republikës së Kosovës t’i jap mandat Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, apo të internuarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ose të themelojë një komision të ri i cili do të shqyrtonte kërkesat për njohje të statusit të dëshmorëve të kombit të rënë në periudha të ndryshme historike, sipas përcaktimit të vet Ligjit.


Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me përkrahjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të ndërmarrë iniciativë për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-054, për Statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mënyrë që përkufizimet e ligjit të jenë në harmoni me përmbajtjen e ligjit.


Ky Raport me rekomandime i Avokatit të Popullit për Ankesën nr. 201/2015, u është dërguar institucioneve përgjegjëse: Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Punëve dhe Mirëqenies Sociale dhe Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, apo të internuarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pret përgjigje në rekomandimet e ngritura lidhur me rastin, jo më vonë se deri më 28 nëntor 2015.


Raporti i plotë lidhur me këtë rast, ashtu siç u është përcjellë institucioneve gjegjëse, bëhet publik në web faqen zyrtare të IAP-së ( e gjeni këtu) dhe u shpërndahet mediave, po ashtu.

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga " Afrim Zhitia" p/n
(ndertesa e Administratës Pensionale te Kosovës),
kati i 3-të, zyret nr. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.