REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

01.2.2018

Avokati i Popullit publikoi Opinionin në cilësinë e Mikut të Gjykatës përkitazi me interpretimin e përvojës së punës, në kontekstin e konkurseve për punësim, në institucione publike

Avokati i Popullit, në cilësinë e Mikut të Gjykatës (Amicus Curiae), i ka përcjellë Gjykatës Supreme të Kosovës, Gjykatës së Apelit, Gjykatave Themelore dhe Ministrisë së Administratës Publike, Opinionin në lidhje me çështjen e interpretimit të konceptit të “përvojës së punës”, në kontekstin e konkurseve për punësim në institucione publike.

Dilema nëse përvoja e punës e fituar përpara diplomimit duhet apo jo të llogaritet si përvojë pune është subjekt i trajtimit në këtë Opinion, qëllimi i të cilit është ofrimi i ndihmës ligjore për interpretimin sa më të drejtë të konceptit “përvojë e punës”, që në kontekstin e trajtuar di të jetë mjaft sfidues për zbatuesit e ligjit, e me premisa të shkeljeve të mundshme të të drejtave të njeriut.

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Kosovës (KPMK) dhe Departamenti për Çështje Administrative i Gjykatës Themelore të Prishtinës, kanë shprehur qëndrimin se “përvoja e punës” nuk përfshin përvojën e fituar përpara diplomimit.

Avokati i Popullit konstaton se nuk është bindës argumenti që llogaritja e përvojës së punës përpara diplomimit, është në kundërshtim me parimet e Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe që aftësia profesionale mund të merret vetëm pas diplomimit të tyre.
Sipas Avokatit të Popullit, dispozitat e Ligjit për Shërbimin Civil dhe Ligjit për Pagat e Nëpunësve Civil, e bëjnë të qartë se është kompetencë e Qeverisë, që me nxjerrjen e akteve nënligjore, të përcaktojë kriteret minimale të çdo vendi të punës, në kuadër të klasifikimit të të gjitha vendeve të punës. Këtë përcaktim të kritereve, e ka kryer Qeveria me nxjerrjen e Rregullores Nr. 05/2012 për Klasifikimin e Vendeve të Punës në Shërbimin Civil. Në këtë klasifikim përcaktohen gjithsej 14 grada të pagës. Për secilën gradë përcaktohen kushtet minimale për vendet e punës të asaj grade, duke përfshirë diplomë universitare dhe një sasi përvoje të punës. Mirëpo, në asnjë rast dhe për asnjë gradë, nuk përcaktohet se përvoja e punës duhet patjetër të jetë fituar pas diplomimit. Prandaj, qëndrimi i KPMK-së dhe Gjykatës Themelore mbi këtë çështje nuk ka bazë.

Më tej, Avokati i Popullit thekson se për të gjitha vendet e punës në shërbimin civil, kushti që kandidatët të kenë përfunduar një periudhë të caktuar të përvojës së punës është kusht përjashtues, në kuptimin që kandidatët të cilët nuk kanë përvojën e duhur nuk kanë të drejtë as të futen në konkurs. Prandaj, në mënyrë që trupi vlerësues të ketë mundësi të konsiderojë sa më shumë kandidatë që të jetë e mundur, është e domosdoshme të interpretohet koncepti i “përvojës së punës” në mënyrën sa më të gjerë të mundshme.

Një interpretim i tillë liberal nuk do të thotë aspak se trupi vlerësues e ka për detyrë të vlerësojë përvojat e të gjithë kandidatëve njësoj. Është krejt normale që trupi vlerësues, kur i krahason të gjithë kandidatët që e kalojnë pragun minimal të përvojës së punës, të marrë parasysh natyrën dhe cilësinë e përvojës që secili kandidat përkatës paraqet në aplikim. Ky proces i krahasimit të hollësishëm nuk pengohet aspak nga interpretimi i gjerë i konceptit të “përvojës së punës”.

Madje, një interpretim i ngushtë i këtij koncepti, sipas të cilit përvoja e punës e fituar përpara diplomimit në mënyrë kategorike nuk mund të llogaritet, paraqet rrezikun që komisioni vlerësues për një vend pune të caktuar, të mos ketë mjaft kandidatë për t’i krahasuar, për shkak se një pjesë e madhe e kandidatëve mund të jenë përjashtuar për shkak të mungesës së përvojës minimale sipas interpretimit të KPMK-së dhe Gjykatës. Prandaj, parimet e “meritës” dhe “aftësisë profesionale”, kuptuar drejt, jo vetëm që nuk e mbështesin qëndrimin e KPMK-së dhe Gjykatës, por këto parime edhe kërkojnë pozitivisht që termi “përvoja e punës” të përfshijë përvojën e fituar përpara diplomimit.

Nuk ekziston, dhe nuk mund të ekzistojë, një formulë ekzakte që mund të zbatohet për të gjithë shërbimin civil. Kjo është një çështje që duhet të lihet në diskrecionin e secilit institucion që shpall një vend të lirë të punës dhe të secilit komision vlerësues, për shkak se institucioni dhe komisioni vlerësues, do të duhej të jenë ekspertë dhe profesionistë të fushës së cilës i përket vendi i punës që kërkon të plotësohet.

Opinioni në cilësinë e Mikut të Gjykatës (Amicus Curiae) u është përcjellë autoriteteteve përgjegjëse të sipërpërmendura. I njëjti u është përcjellë mediave dhe është publikuar në ueb faqe, në: http://www.ombudspersonkosovo.org/repository/docs/207-2018,_Opinion_334549.pdf

  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +383 (0) 28 530 138
Adresa Rruga " Afrim Zhitia" p/n 
( Ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës), 
Kati 3, Zyra No. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.