REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

04.5.2017

Avokati i Popullit publikoi Mendimin Juridik përkitazi me paditë ndaj Autoritetit të Likuidimit që janë duke u trajtuar nga Dhoma e Posaçme Gjykatës Supreme të Kosovës

Avokati i Popullit ka publikuar sot Mendimin Juridik në cilësinë e Mikut të Gjykatës (Amicus Curiae) i cili i është drejtuar Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës lidhur me Paditë ndaj Autoritetit të Likuidimit, të paraqitura nga ish-punëtorët e Ndërmarrjes Shoqërore “Sharr Salloniti” nga Hani i Elezit, të cilat janë duke u trajtuar në këtë Gjykatë.

Mendimi Juridik në cilësinë e mikut të gjykatës ka për qëllim ofrimin e ndihmës ligjore për krijimin e mundësisë së zgjidhjes efektive dhe në pajtim me standardet ndërkombëtare përktazi me këto raste.

Vlerësimet dhe konstatimet e Avokatit të Popullit, lidhur me këtë çështje bazohen në të drejtat e garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj (KEDNJ) dhe praktiken e Gjykatës Evropiane për të Drejtat Njeriut (GJEDNJ).

Nga informatat dhe dokumentacioni me të cilat Institucioni i Avokatit të Popullit disponon, rezulton se ish-punëtorët e Ndërmarrjes Shoqërore “Sharr Salloniti“ e cila ka hyrë në procedurë të likuidimit në vitin 2011, kanë paraqitur kërkesat e tyre pranë Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP) për kompensim dëmi shëndetësor, të përfituar si pasojë e ekspozimit ndaj asbestit gjatë punës.

Sa i përket ankesave kundër vendimeve të Autoritetit të Likuidimit, të paraqitura pranë Dhomës së Posaçme nga ish-punëtorët e ndërmarrjes “Sharr-Salloniti”, të paraqitura nga viti 2014, Avokati i Popullit konsideron se kemi të bëjmë me zvarritje procedurale, për shkak se nga koha e paraqitjes, ende nuk i janë nënshtruar procedurës së trajtimit.

Pos kohëzgjatjes procedurale për zgjidhjen e këtij rasti, Avokati i Popullit shfaq shqetësimin nëse lëndë të natyrës së njëtë, trajtohen në mënyrë individuale nga Dhoma e Posaçme.

Gjatë analizës, Avokati i Popullit thekson se Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vlerësuar se ekspozimi ndaj asbestit është një nga elementet kryesorë për shkaktimin e sëmundjeve profesionale. Përderisa një numër i madh shtetesh kanë miratuar legjislacion të posaçëm për parandalimin e shkaktimit të dëmeve shëndetësore nga ky material, përfshirë edhe kriteret për dëmshpërblimin e punonjësve të dëmtuar, në Kosovë nuk është rregulluar me legjislacion specifik kjo problematikë dhe as mënyra e dëmshpërbilmit tek punonjësit e prekur nga kjo.

Në përmbyllje të Mendimit Juridik, Avokati i Popullit konkludon se do të ishte e përshtatshme që Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme në rastin konkret të tregoj prakticitet efektiv për zgjidhjen e rastit të ish-punëtorëve të ndërmarrjes “Sharr Salloniti”, duke i dërguar informacion specifik AKP-së, lidhur me numrin dhe vlerën e ankesave të paraqitura kundër vendimeve të Autoritetit të Likuidimit; të parandalojë vonesat e mëtutjeshme në trajtimin e lëndëve të paraqitura nga këta ish-punëtorë dhe të praktikojë bashkimin e lëndëve për çështje të njëjta e t’i trajtojë ato bashkërisht me një aktgjykim. Gjithashtu, për shkak të ndjeshmërisë së rastit, Avokati i Popullit sugjeron që Dhoma e Posaçme të tregojë prioritet ndaj trajtimit të këtyre lëndëve, duke mënjanuar pengesat strukturore që do të shkaktonin vonesa dhe t’i kushtojë vëmendje të posaçme praktikës së GJEDNJ-së, për zgjidhjen efektive të tyre.

Mendimi Juridik në formatin e tij të plotë, i është përcjellë sot Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës dhe i njëjti u është përcjellë mediave dhe është publikuar në ueb faqen zyrtare të IAP-së.
  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga " Afrim Zhitia" p/n
(ndertesa e Administratës Pensionale te Kosovës),
kati i 3-të, zyret nr. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.