REPUBLIKA E KOSOVËS

Avokati i Popullit

paraqit rastin

Thirrja falas

Lajme

Lajme

08.12.2016

Avokati i Popullit prezantoi Raportin mbi Vlerësimin Nacional të të Drejtave të Shëndetit Seksual dhe Riprodhues në Kosovë

Në kontekst të synimit të rivendosjes së të drejtave të cenuara të individëve dhe me qëllim të vendosjes së standardeve të garantuara, si dhe promovimit të praktikave të mira, Avokati i Popullit prezantoi sot Raportin “TË DREJTAT NË SHENDETIN SEKSUAL DHE RIPRODHUES NË KOSOVË: NJË REALITET PËRTEJ LIGJIT?”.

Të drejtat e shëndetit riprodhues dhe seksual (DSHRS) kanë një kornizë mbrojtëse me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, që përfshin jo vetëm të drejtat e njohura nga Kapitulli i Kushtetutës mbi të drejtat e njeriut, por edhe të drejtat e njohura nga traktatet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, të cilat Kushtetuta i njeh për aplikim të zbatueshëm drejtpërdrejtë dhe me prioritet në rast konflikti me legjislacionin vendor.

Ky Raport, i pari i këtij lloji në Kosovë, ka për objektiv vlerësimin e të arriturave dhe barrierave politike, ekonomike, sociale dhe kulturore mbi shëndetin seksual dhe riprodhues në vend, përmes thjerrës së të drejtave të njeriut, të garantuara me Kushtetutë; mbajtjen e autoriteteve përkatëse përgjegjëse kundrejt obligimeve të tyre ligjore në raport me të DSHRS; dhënien e rekomandimeve për veprimet që hapin potencial për progres dhe mbështetje për realizmin e të DSHRS për popullatën e Kosovës.

Vlerësimi është kryer nga Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP), me udhëzimet teknike dhe mbështetje financiare nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA), zyra nacionale në Kosovë dhe është bazuar në rishikimin e dokumenteve dhe publikimeve relevante, ashtu siç edhe në konsultimet me autoritetet publike, shoqërinë civile, organizatat ndërkombëtare dhe profesionistët e fushës.

Vlerësimi është i fokusuar brenda kornizës së shtatë çështjeve kyçe: Shërbimet dhe informatat mbi kontraceptivët; Abortin e sigurt; shëndetin e nënës; HIV/AIDS; Edukimi gjithëpërfshirës seksual; Dhuna kundër gruas; Kanceri dhe shëndeti riprodhues, duke pasur parasysh brenda fokusit të vlerësimit edhe Grupet vulnerabël; besueshmërinë dhe praninë e të dhënave; jo-diskriminimin, privatësinë përfshirë konfidencialitetin, pjesëmarrjen etj.

Gjithsesi, sistemi i gjerë shëndetësor dhe konteksti socio-ekonomik, si dy çështje thelbësore për të kuptuar të DSHRS janë marrë parasysh gjatë hartimit të Raportit, i cili ka identifikuar po ashtu fushat e progresit dhe pengesat.

Analizimi i të dhënave është mbështetur në tre pyetje kyçe: Cila është gjendja e të DSHRS të popullatës së Kosovës, përfshirë grupet e margjinalizuara? Cilat ligje kyçe, politika dhe iniciativa janë miratuar nga Qeveria dhe cila është gjendja e implementimit të tyre? dhe Cilat janë përputhjet dhe mospërputhjet mes mbrojtjes kushtetuese të DSHRS-së dhe realitetit?

Raporti konstaton se Kosova ka progres domethënës sa i përket kornizës kushtetuese për mbrojtjen e të DSHRS-ve; numër relevant ligjesh e politikash; progres në zhvillimin e një sistemi të ri shëndetësor me sistem të duhur referimi dhe veçanërisht në lidhje më çështjet e DSHRS-së: shkallë të ulët të vdekshmërisë dhe prevalencë të ulët të HIV/AIDS-it.

Ndërkaq ngecjet dhe sfidat e identifikuara kanë të bëjnë me: kontributet e ulëta buxhetore në shëndetësi; implementimin e dobët të ligjeve dhe politikave; koordinimin e dobët mes sektorëve, si dhe autoriteteve qendrore dhe komunale; kufizime në grumbullimin e të dhënave përfshirë sistemin e informimit shëndetësor - raportim i kufizuar dhe të dhëna të pasakta; qasje më të kufizuar në kujdes shëndetësor për personat që jetojnë në zonat rurale; tendencë të popullatës për të kapërcyer qendrat e mjekësisë familjare drejt specialistit të shëndetit seksual dhe riprodhues; monitorim i dobët dhe mungesë llogaridhënie, përfshirë praktikat lidhur me abortin klandestin dhe implementimin e politikave, pjesëmarrja e kufizuar e popullatës, përfshirë grupet e margjinalizuara në zhvillimin e politikave në lidhje me DSHRS-në, respektim i dobët i privatësisë dhe konfidencialitetit nga profesionistët; skadim i shumicës së politikave mbi shëndetin riprodhues dhe seksual etj.

Raporti thekson se Kosova ka nevojë për: aktualizim, implementim dhe monitorim të implementimit të politikave; të zhvilloj Sistemin e Informimit Shëndetësor, ashtu që të dhënat e duhura dhe disagreguara të grumbullohen në mënyrë rutinore; të zgjeroj ofrimin e edukimit gjithëpërfshirës të detyrueshëm seksual në të gjitha shkollat; të përmirësoj privatësinë dhe konfidencialitetin në institucionet shëndetësore; të përmirësojë njohuritë dhe qasjen në metodat e kontracepsionit modern; të mbështes implementimin e kornizave ligjore dhe politikave mbi dhunën ndaj gruas përmes ngritjes së vetëdijes rreth DSHRS-ve, në këtë kontekst mes popullatës, gjyqësorit dhe institucioneve kyçe; të adresojë shërbimet ilegale të abortit; si dhe të adresojë të drejtat e shëndetit riprodhues dhe seksual tek grupet e rrezikuara.

Raporti “TË DREJTAT NË SHENDETIN SEKSUAL DHE RIPRODHUES NË KOSOVË: NJË REALITET PËRTEJ LIGJIT” përcjell 62 rekomandime për autoritetet përgjegjëse, të shpërndara sipas çështjeve kyçe të trajtuara dhe duke pasur parasysh problemet e ndërlidhura, si dhe grupet e rrezikuara dhe të margjinalizuara.

Si i plotë, Raporti gjendet në web faqen e IAP-së.
  • Shpendaj

Zyrat e Avokatit të Popullit

Mitrovicë
Pejë
Prishtinë
Gjakovë
Gjilan
Graçanicë
Ferizaj
Prizren

Zyra regjionale në Mitrovicë

Telefoni: +381 (0) 28 530 138
Rruga " Afrim Zhitia" p/n
(ndertesa e Administratës Pensionale te Kosovës),
kati i 3-të, zyret nr. 11 dhe 12.
Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:30 - 15:00 
Nën zyra në Mitrovicë Telefoni: + 377 (0)45 455 319 +381 (0)64 956 00 50 Adresa: Rr. "Sami Frashëri", pn.Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK në veri të Mitrovicës Puna me palë: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Pejë

Telefoni:
+381 (0)39 432 931 Adresa:
Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59,
Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3 Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra Qëndrore, Prishtinë

Thirrjet falas për palët:
0800 15555
 
Numrat telefonik të kontaktit:
+381 (0) 38 223 782; +381 (0) 38 223 783 +381 (0) 38 223 784; +381 (0) 38 223 789

Fax: +381 (0) 38 223 790
E-mail adresa:info@ombudspersonkosovo.org
Adresa e Zyrës Qendrore:
Institucioni i Avokatit të Popullit 
Rr. “MIGJENI”, nr. 21 
10000 Prishtinë, KOSOVË

Zyra regjionale në Gjakovë

Telefoni:
+381 (0)390 327 698 Adresa:
Rr. "Ismail Qemali"
(ish ndërtesa e Kadastrës)
Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Gjilan

Telefoni:
+381 (0)280 320 843 Adresa:
Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n. Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Graçanicë

Telefoni:        
+381 (0) 38 223 783 +377 (0) 44 367 719, +381 (0) 64 37 11 137
Adresa:
rr."Car Lazari" p.n.
Puna me palë: 
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Ferizaj

Telefoni:
+381 (0)290 326 032 Adresa:
Ndërtesa e Komunës (përdhesë) Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Zyra regjionale në Prizren

Telefoni:
+381 (0)29 222 138 Adresa:
Rr. “Remzi Ademi”, pn Puna me palë:
Çdo ditë pune, nga ora 08:00 - 16:00

Nuk ka anketë aktive.